Mimoza Rexhvelaj: "pritëm"....
Faqja 1 e 1
Mimoza Rexhvelaj: "pritëm"....
Mimoza Rexhvelaj: "pritëm"....
Dielli ka rënë pingul mbi kokën e tharë që nxierr avuj. Ashtu në heshtje numëronte pikat e shiut që binin nga qepallat por nuk arrinin të preknin tokën e djegur nga zhegu.......
Avullonin duke u berë njësh me avujt e hapsirave boshe.... Dicka kërkonte ,dicka gërmonte të gjente, në brëndësinë e shpirtit. Në një lëmsh ndjenjash ngatërruar si gardhe jevgu. Sapo mbyll një vrimë, hap gojën një tjetër shteg dhe fija e rrjedhës e humb kuptimin logjikë. Me thonjtë e lyer me ngjyra ylberi, por të çjerrur mjerisht nga nervat e tendosura ne pritjen e harrimit. Pritje e lodhshme pa një cadër, pa një hije për të strukur sytë. Supet e zhveshura kane ndërruar ngjyrë. E bardha e qumështit qe harruar në një tjetër stine...
Një ngjyrë e djegur në të kuqe rënkonte gojëshqyer mbi lëkurën e brishtë. Trupi si trung i prerë vazhdon të qëndrojë pa lëvizur duke rënduar mbi gurin memec, që psherëtimave nuk mori guximin t,i thoshte të pakten hesht !
Asgjë....Prit të pres....Asgje....
Dielli në rrugën e vetë të përcaktuar në koordinata, pak nga pak po mbërrin në puthjen e ëmbel të malit...
Flakëroi nga rrezet që zunë të flenë përtej qiejve. Në errësirë të plotë hëna u stolis dhe doli për të treguar stolite e reja, të stiluara enkas për sezonin . Gurët e diamantit shkëlqenin dhe mbushnin me dritë hapsirën bosh...
Etja i ka shkretuar buzët e ngjyra u qe harruar. Barku i boshatisur nga pritja kendon një refren vdekjeje që dhe ajo vetë u zgjua në heshtje e trembur nga simfonia e tingujve stonatur...
U përpoq të ngrihej por më kot, asnjëren gjymtyre nuk e komandonte dot....
Rrobat e mbledhura ishin po aty, në gjumë ...po aty dhe valixhja e pritjes mbeshtetur mbi gurin që ishte lodhur e nuk e mbante më peshën që rëndonte mbi supet e tij, të kalitura nga koha...
…..në pamundësi për të kryer një transplant të zemrës vec ashtu mund të shpresonte të gjente rrugën e kthimit. Nga ku u nis me ide te qarta se përrallat përfundojnë të lumtura, të paktën kështu i kishin thënë.
Ndoshta qe faji i këti guri të ftohtë që i ngatërroi punët dhe filli u bë lëmsh. Ngatërruar mes shpirtit, mëndjes dhe zemrës, secili në teoritë e veta nga më të cuditëshmet që janë dëgjuar. Deri në lajthitje të cmendurise ,duke shkelur dhe limitet e vena nga ligjet e pathena por që sundojnë duke cunguar lirinë e shpirtit,duke krijuar barriera, shpella, humnera, sketerra ne pafundësi....
Nuk e kuptoj pse njeriu e prangos vetën me një deshirë të madhe dhe me pëlqim të plotë, sikur është Zot dhe bota jane ëngjëjt që murmurisin fjalë, fjalë qe vijnë e ngulen si gjëmba dhe lundrojnë nëpër mish dhe ke frikë t’i heqësh sepse nuk e dinë si do të reagojë e “madhërishmja” botë.
Kur e shikon trupin me vrima për ajrosje dhe format nuk jane gjithmonë ato që pretendojmë. Fundja abstraktja është në modë. Ndjeu një drithërim si një valë e ngrohtë qe tundi trupin, u duk si një shkëndi shprese , të paktën cikli i jetës do të vazhdonte...
Në vetmi të plotë, e harruar në rrugën e humbur që kthimi ishte më i vështirë se vdekja mbante shternguar nje premtim "pritëm".....
Mimoza Rexhvelaj
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mimoza Rexhvelaj: Premtimin....
» Mimoza Rexhvelaj:AJO S,TE PYET?
» Mimoza Rexhvelaj: E nisa aventurën...
» Mimoza Cufaj Rexhvelaj:Nëna Tereza
» Mimoza Cufaj Rexhvelaj:Shtatë ball det...
» Mimoza Rexhvelaj:AJO S,TE PYET?
» Mimoza Rexhvelaj: E nisa aventurën...
» Mimoza Cufaj Rexhvelaj:Nëna Tereza
» Mimoza Cufaj Rexhvelaj:Shtatë ball det...
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi