Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: IKJA NGA PLAZHI...

Shko poshtë

Vullnet Mato: IKJA NGA PLAZHI... Empty Vullnet Mato: IKJA NGA PLAZHI...

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 10, 2010 12:23 pm

Vullnet Mato: IKJA NGA PLAZHI... 34516_1294034642133_1568334934_30586935_2371587_n




Vullnet Mato: IKJA NGA PLAZHI... 24329_1234865162933_1568334934_30475288_4637385_n


Vullnet Mato

IKJA NGA PLAZHI

Ajo iku gjurmë pas gjurme,
siç përcillet brigje pas brigjesh jehona...
Po këtë ikje kaq të shpejtë
pse vallë e ka bërë?...
Këtë ikje nga pelerinat e valëve
që dergjeshin mbi supet tona?
Pse la këtë shkretim zemre
mbi brigjet me rërë ?

Tani lulet e vapës
kush i gëzon nën çadra?
Ujërat e pasdites
kush i sheh si shkumëzohen ?
Po flladin detar
që vjen nga larg me stërkala,
kush do ta presë
me gjoksin femëror që gufohet ?

Ajo iku
dhe unë duhet të iki pas saj...
Të gjitha, të gjitha do të mbeten këtu,
të mbështjella
me lëvozhgën e trëndafiltë
të buzëqeshjeve zemërore.
Dhe gjurmët e çiltra
do të mbeten mbi rërë,
në mëshirën përvëluese
të mesditës diellore.

Tani, mua më vështrojnë me habi
gjilpërat e blerta të pishave
ngulur në kurrizin e vapës
dhe të ndarjes.
Ato habiten me mua...
pse po rri, ç’pres më?
Por midis mijëra gjurmëve
të shpërndara në rërën e heshtur,
gjurma e saj aq e njohur
nuk po më lë !...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi