Kujtim Majaci! Legjenda e futbollit Shqiptar
2 posters
Faqja 1 e 1
Kujtim Majaci! Legjenda e futbollit Shqiptar
Kujtim Majaci
Ai duk në horizontin e futbollit Shqiptar në vitet 1980-të dhe sportdashësit për vite me radhë do të mësoheshin me të, siç mësohen me një emër të njohur. Ndër familjet Shqiptare emrin e Majacit, të kthyer në legjendë futbollistike e sillnin edhe fëmijët e vegjël, të cilët e shënonin emrin e tij në bluza dhe kanatiere.
Kristaq Shtëmbari
1.
Këtë radhë komentin tonë po e fillojmë me Apoloninën ose më saktë me protagonistin e saj 22 vjeçarin, Kujtim Majaci, i cili në 23 ndeshje që ka luajtur, ka shënuar 21 gola, ç’përfaqëson?
Pa dyshim talentin e tij si shënues por edhe meritën dhe ndihmën e kolektivit fierak, tjetër? Një shifër e tillë përbën një rekord për futbollin tonë. Ka që nga viti 1955, që asnjë futbollist i yni, qoftë në kategorinë e parë a qoftë në kategorinë e dytë, nuk ka arritur të shënojë mbi 19 gola në një kampionat.
Kështu gazeta Sporti Shqiptar, që atëherë quhej Sporti Popullor, me këtë shkrim të sajin të datës 15 Maj të vitit 1985, dha sinjalin e lindjes së fenomenit: Kujtim Majaci, simbolit të futbollit Shqiptar.
Të atij sportisti, që shkrimtari Pëllumb Kulla do ta quante “më tepër se futbollist”, i cili së bashku me Apoloninë e asaj kohe “shkruan” historinë e tyre në kujtesën e opinionit sportiv.
Pikërisht portretin që ai e skaliti me përpjekjet, vullnetin dhe mjeshtërinë e tij, po e paraqitim sot për të gjithë sportdashësit e Apolonisë dhe të futbollit Shqiptar.
2.
Kujtim Majaci, lindi në Fier në 14 Mars 1962. Me futboll nisi të merret qysh në moshën 10 vjeçare kur ishte nxënës në shkollën 8 vjeçare “Naim Frashëri”. Trajneri i tij i parë në ekipin e pionerëve siç quhej atëherë ishte Luftar Strumi, një ish futbollist I ekipit fierak.
Do të ishte pikërisht Strumi, ish portieri i njohur i Apolonisë së viteve 60-të, i cili do të evidentonte djaloshin me fizik të veçantë.
Pikërisht në vitin 1977, Strumi, ja sygjeroi Majacin e ri, kolegut të tij Piro Mali, i cili do ta përfshinte menjëherë atë në ekipin e të rinjve.
Ndeshjen e parë zyrtare me fanelën bardhë-jeshil të Apolonisë Majaci e luajti në fazën e dytë të kampionatit të 34-ët Kombëtar të futbollit. Do të ishteatëher tekniku Kozma Mone, i cili në ndeshjen përballë ekipit të Besës së Kavajës, angazhoi edhe 18 vjeçarin Majaci, përkrah futbollistëve të tjerë si: Dinella, N.Rakipi, Tegu, Mahmutaj, A.Rakipi, Muça, Meçe, Tajari, Gjini, Mema, Tole, Topçiu, etj.
Vetëm disa muaj më vonë dhe emri i tij do të bëhej i njohur në shtypin sportiv, si golashënuesi i përjavshëm.
Ishin vitet 1980-1985 kur ekipi i Apolonisë u bë protagonist kryesor i kampionatit të kategorisë së dytë, duke zhvilluar një rivalitet të fortë sportiv me skuadra të tilla si: Skënderbeu, Lushnja, Besëlidhja, Shkëndija, 31 Korriku i Burrelit, apo Besa e Kavajës.
Më një grup kompakt dhe të talentuar Apolonia nis të përfaqësojë një skuadër që dallohej për futboll të bukur, teknik, lojë korrekte dhe disiplinë sportive. Në krye të ekipit erdhi tekniku Vangjel Capo, i cili me një punë të jashtëzakonshme riorganizoi skuadrën, ku krijoi një mesfushë që zotëronte lojën, duke i dhënë përparësi sulmit të shpejtë dhe rritjes së shpirtit luftarak të ekipit. Me këtë skuadër midis emrave të Stefës, Ballës, Tegut, Papuçiut, Meçes, Priftit, Kasës, Bitës, Pogaçes, Kokurit, Haxhiajt, Paços, Mahmutajt, Poçit,dhe Sulajt, spikaste ai i Kujtim Majacit, protagonistit të sulmit të Apolonisë.
Me një trup atleti, 1.79 cm i lartë, i shpejtë dhe shpërthyes, ai ishte i aftë të godiste me të dyja këmbët në mënyrë të befasishme. Kjo aftësi do ta ndihmonte skuadrën e tij të ngjitej në vitin 1985, në kampionatin e kategorisë së parë, si dhe të renditej në njërën prej ekipeve elitë të saj.
Me fanelën me numrin 11 ai u shpall kampion i kategorisë së dytë në vitin 1985 dhe golashënuesi më i mirë i këtij konpeticioni me 24 gola.
Në 400 ndeshjet e luajtura për skuadrën e Apolonisë gjatë karrierës sëtij, Kujtim Majaci shënoi 176 gola në kategorinë e parë, duke u bërë dy herë fitues i këpucës së artë. Fillimisht në sezonin futbollistik 1985-1986 të kampionatit të 40-të të futbollit, ku me 20 golat e shënuar theu edhe rekordin e mëparshëm, si dhe gjatë sezonit futbollistik të viteve 1989-1990, ku përsëri shënoi 19 gola të tjerë.
Angazhime të tjera të tij ishin edhe shtatë takime të luajtura me ekipet kombëtare dhe dy ndeshje ndërkombëtare të luajtura me Apoloninë kundër Okserit të Francës në shtator 1989, për kupën Uefa.
Pas tërheqjes nga futbolli aktiv në vitin 1993, Kujtim Majaci u ul në pankinën e Apolonisë si trajner i saj për dy sezone, 1994-1995 dhe 1999–2000. Ndërkohë që në vitet 2001-2003, kreu edhe detyrën e Drejtorit teknik të kësaj skuadre.
3.
Në Fier kujtohen edhe sot me dhjetra episode nga jeta sportive e Kujtim Majacit. Ishin vite kur futbolli zinte një pjesë të rëndësishme të jetës së qytetit. Si sporti më popullor dhe më i dashur ai ngrinte peshë zemrat e njerëzve, veçanërisht të të rinjve. Në çdo ambient flitej vetëm për të dhe personazhet e tij.
Midis shumë prej tyre veçohen dy ngjarje jot ë zakonshme, të cilat I kemi shkëputur nga libri: “Djemtë e Apolonisë”, një histori për futbollin fierak, të autorit Kristaq Shtëmbari, ish përgjegjës I ekipit fierak në vitet 80-të.
‘’Skuadra fierake e kishte vitin e dytë në kategorinë e parë dhe gjatë kësaj kohe kishte shpalosur mjaft cilësi të spikatura si ekip “simpatik”, me një sulm të befasishëm, që kishte në gjirin e saj golashënuesin më të mirë të kampionatit të 40-të kombëtar 24 vjeçarin Kujtim Majaci.
Atë ditë Kavaja gumëzhinte si koshere bletësh nga lëvizjet e shumta të tifozëve të ardhur nga Fieri. Flitej se ishin më shumë se një mijë vetë. Shumë djem të rinj, adhurues të Majacit, kishin blerë të gjithë nga një lloj këmishe të gjelbër me lule të bardha, siç e mbante Kujtimi. Kështu ishin ato vite. Kjo bëhej nga dashuria për futbollin, për një sportist të mirë. Në stadjumin e Besës hyrja filloi shpejt. Fierakët u vendosën në tribunën karshi. Në pjesën veriore të kësaj tribune të binte në sy një grup i madh të rinjsh, të cilët kishin veshur këmishën jeshile të Majacit.
Në stadjum ndodheshin rreth 10 mijë shikues. Loja filloi ashtu siç e kishim parashikuar ne: me sulme graduale të Kavajës dhe me kundërsulmin tipik të Apolonisë, duke patur në majën e këtij sulmi Kujtim Majacin.
Ekipi i Besës nuk po e gjente dot vetveten dhe për rrjedhojë loja e saj po shkonte drejt rënies. Ra në sy qysh në fillim epërsia jonë, disiplina taktike, vrulli rinor, pregatitja e lartë fizike e psikologjike. Futbollistët Kavajas e sportdashësit e saj e kuptuan shpejt se Apolonia ishte një ansambël me pregatitje të spikatur, kishte një vijë sulmi harmonike ku binte në sy i njohuri Majaci, sa që edhe qendërbrojtësi i Besës, futbollisti i fuqishëm Shala, dajua i tij, e ksihte të vështirë ta mbulonte. Daj e nip me gjithë respektin reciprok, përbënin një duel të fuqishëm dhe spektakolar.
Sulmi i Apolonisë goditi dy herë shtyllat e portës së mbrojtur nga portieri vendas Shkurti, me anë të Majacit, duke futur dridhmë dhe përshtjellin në radhët e kavajasve. Apolonia u shfaq në lojë me stilin e saj të njohur në sulm, ku Majaci e Tole krijonin vazhdimisht problem, të mbështetur nga një mesfushë e organizuar dhe mjaft teknike, sa që u duk se loja po shkonte drejt një zgjidhje. Të pranishmit po prisnin të dëgjonin vërshëllimën e gjyqtarit shkodran Tefë Prela, por Majaci përgjon dhe nuk fle, kërkon rastin, vështron Tolen dhe ja, një top në minutën e 87-të dhe ai që rrezikonte vazhdimisht, iu vodh dajë Shalës dhe këtë radhë me një goditje të fortë në të majtë të portës të mbrojtur nga Shkurti, shënon një gol të bukur. Në stadjum u duk sikur veproi një sustë elektronike dhe sportdashësit e Kavajës dhe ata të Fierit u ngritën në këmbë, duke përshëndetur këtë gol të bukur dhe autorin e tij Kujtim Majacin. Një sportdashës me zë tenori u dëgjua mes turmës tha: Bravo Majac, të lumtë këmba! Gola të tillë bënte vetëm Qamil Teliti’’.
Dhe pas kësaj ngjarjeje të ndodhur në 31 gusht të vitit 1986, po nga i njëjti “ditar” po citojmë një tjetër fragment të një tjetër episodi të ndodhur në 1 dhe 2 Maj 1988, kur Apolonia do të luante kundër Vllaznisë në Shkodër.
‘’E nisëm rrugën për në Shkodër së bashku me ekipin e veteranëve të futbollit të Apolonisë. Rruga kaloi e gëzueshme dhe me plot humor.
Në bazë të llogaritjeve që kanë bërë trajnerët ne duhet të fitojmë këtë ndeshje. Rivalitet kishte midis dy ekipeve, Apolonia dhe Vllaznia që kishin pikë të barabarta, por me golavarazh më të mirë ishin ne. Stadjumi, si gjithmonë në ndeshjet e viteve të fundit midis këtyre dy ekipeve, ishte i mbushur me sportdashës, të cilët kishin ardhur për të parë spektakël sportiv, protagoniste e të cilit do të ishte Apolonia. Loja filloi e zjarrtë. Shkodranët goditën portën tonë qysh në minutat e para, pastaj aksioni i fierakëve me një krosim të bukur të Bitës për tek Majaci, i cili godet fort, por jashtë.
Sulmi ynë sillte shqetësime të pandërprera vendasve. Tifozeria e zjarrtë shkodrane dukej si një llavë që bëhej e papaërmbajtshme dhe kërcënuese. Pamë që anësori Petrit Brahja, e sinjalizoi gjyqtarin kryesor Bujar Pregja, i cili e ndërpreu lojën menjëherë. Pas pak, gjithashtu pamë që kryesori Pregja nxorri kartonin e kuq për Majacin. Ekipi ynë reagoi për këtë masë arbitrare dhe të nxituar. U konsultuam në bankinë dhe në vendngjarje shkova unë për të larguar Kujtimin nga fusha e lojës, megjithëse i tërë ekipi e kundërshtoi këtë masë duke e quajtur të padrejtë. Tifozeria na fërshëllyen, megjithëse ne të dy u drejtuam me nxitim drejt dhomavve të zhveshjes, kaluam para tribunës qëndrore duke ecur me vetëdije të pafajshëm dhe të qetë.
Tek dera e dhomës së zhveshjes erdhi një polic i shoqëruar nga një i dytë dhe po na rrinin si karakoll. Majaci! vishuni shpejt dhe ejani me ne pa mbaruar ndeshja! Ky është urdhëri i eprorëve tanë. Mos na vono!
Mezi munda ti shkëpusë një përgjigje të fragmentizuar që deshte të thoshte se Majaci, me ecjen, qëndrimin e tij dhe me mbajtjen e duarve në mbathje, kur shkoi para tribunës, kishte “fyer” zotat, që shikonin ndeshjen nga tribuna. E kundërshtova policing se Majaci doli nga fusha i qetë. Për këtë faj të rëndë, më tha polici me ton inkuizitori, sportisti i njohur i Apolonisë, do të shkonte në degën e punëve të brendshme, derisa të vendosnin eprorët për të.
Kundërshtuam të dy me Kujtimin, por ishte e kotë se atje në holl, pashë një palë sy të një pushtetari që e njihja, që me vështronte me një shikim mbretëror, i cili u largua sapo unë dhe Majaci dolëm nga porta e madhe e stadjumit, tani jo me dy por me tre policë. Sapo mbaroi ndeshja, të gjithë me autobus shkuam me një frymë në zyrat e degës. Aty qëndruam. Ishte dita e 1 Majit dhe në degë nuk dodhej asnjë nga zyrtarët e lartë. Edhe e nesërmja ishte ditë pushimi. Ne thamë nuk largohemi nga Shkodra pa e marrë Majacin me vete. Pa të nuk kemi ku të vemi. Oficeri i rojës, një burrë ushtarak me një trup të bëshëm, na u përgjigj ftohtë.
-Pse, çkërkoni të bëni, demostratë sot ditën e shënuar të 1 Majit. Kërkoni ti kundërviheni ligjeve të pushtetit popullor? Ikni me të mirë dhe lëreni Majacin në dorën tonë.
Gjatë kësaj kohe Majaci mbahej i burgosur. Nuk kishin ç’të bënim. U nisëm të mërzitur. E pabesueshmja kishte ndodhur. Ecnim sikur të na kishin hequr njërin sy, njërën mushkri, një këmbë apo një dorë. Autobuzi më dukej si një ambient Dantesk, ku s’ndihej asgjë përveç frymëmarrjes. Në kokë më vërtiteshin mendime të turbullta. Ata që e morrën këtë masë a menduan se Majaci ka familje, ka prindër që e presin të shqetësuar?! Çfarë t’ju themi këtyre njerëzve.
S’kisha dëgjuar ndonjëherë që një sportist, një njeri krejt i pafajshëm të mbahej I burgosur, pse dikujt ju duk se para tribunës ai eci me duar të kryqëzuara.
Kujtim Majaci provoi një natë burgu të pafajshëm dhe të pamerituar. Jehona e këtij akti pushtoi gjithë opinionin sportiv të Fierit dhe më gjerë. Ai iu nënshtrua seancave gjyqësore dhe mori pafajësinë’’.
Ndërkohë që shumë vitë më vonë, në një intervistë dhënë gazetës Intervista në vitin 1996, pyetjes së gazetarit se, cili ka qenë momenti juaj më i trishtuar në karrierën tuaj sportive, Kujtim Majaci ju referua, pikërish këtyre dy shëmbujve të mësipërm, duke thënë se: Ishin ndeshjet me Besën e Kavajës, kur u shkul gjithë Fieri dhe u dënuan tifozët e pafajshëm, vetëm sepse kishin veshur këmishë si e imja. Në atë sezon FSHF-ja na hoqi 6 pikë. Kujtoj me dhimbje edhe ndeshjen me Vllazninë e Shkodrës, kur në tribunë ishte edhe Muho Asllani, anëtar i Byrosë politike të Komitetit Qendror të PPSH-së.
Veprimi im ishte se me bluzë fshiva djersët përpara Muho Asllanit. Ja kjo ishte fyerja. Dhe për këtë më dënuan, duke më përjashtuar për 6 muaj nga veprimtaria sportive.
4.
Kujtim Majaci ishte edhe një qytetar shembullor. Një njeri i thjeshtë serioz dhe i pa fjalë. Ai kishte një shpirt të madh, humor dhe cilësi të veçanta të cilat dinte ti shfaqte në familje, në shoqëri apo në fushën e blertë, ku edhe momentet e tensionit i kalonte sipas shokëve me sportivitet.
Në fillim të viteve 1990 Majaci ishte ndër të parët që përkrahu lëvizjen Demokratike si një lëvizje progresiste e rinisë dhe intelektualëve Shqiptarë. Me intuitën që e karakterizonte ai u pozicionua natyrshëm duke dhënë edhe këtu kontributin e tij.
Këto vite do të përkojnë edhe me periudhën e fundit të veprimtarisë së tij sportive. Nga futbolli nuk u tërhoq asnjëherë. Në vitet 1990 qëndroi për dy sezone në krye të pankinës fierake. Krahas angazhimeve pranë klubit sportiv Apolonia dhe punës për pak kohë në organet e Ministrisë së Rendit, Kujtim Majaci u mor kryesisht me një biznes të vogël, duke mos u shkëputur nga jeta shoqërore dhe zhvillimet qytetare. Ai ishte një njeri që e donte punën jetën dhe njerëzit. Por dashuria më e madhe e tij ishte futbolli, identiteti I tij. Pikërisht pas një loje futbolli në plazh ku luante me fëmijët pësoi një atak kardiak. Kështu ndërroi jetë në 14 korrik 2009, në mshën 47 vjecare legjenda e futbollit, njeriu që coi peshë dhe ndezi zemrat e publikut Shqiptar.
Sot një vit pas vdekjes së tij, Futboll klub Apolonia ka tërhequr fanelën me numrin 11 në shenjë nderimi për të dhe organizon në muajin gusht, turneun e përvitshëm të futbollit ‘’Kujtim Majaci’’. Ndërkohë që Bashkia e Fierit e ka shpallur tashmë qytetar nderi dhe një rrugë mban emrin e tij.
Ilirjan GJIKA
Historian

Ilirjan Gjika- Numri i postimeve : 11
Registration date : 31/03/2009
Re: Kujtim Majaci! Legjenda e futbollit Shqiptar
Kujtim Majaci ishte sulmuesi me i mire i kohes se tij, por Arben Minga e Agustin Kola i kishin mamat e bukura dhe komuniste:)
alfeko sukaraku- Numri i postimeve : 15
Registration date : 14/01/2011
Similar topics
» Legjenda:Loro Boriçi, figura e jashtëzakonshme e futbollit shqiptar
» Kujtim Majaci, shuarja e një legjende futbolli
» Sulejman Maliqati,“macja e zezë“ e futbollit shqiptar
» Flet gazetari i njohur dhe komentatori i shquar i futbollit shqiptar Profesor Ismet Bellova
» Qazim Doda:Bajrush Doda – legjenda e folklorit shqiptar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi