Në Kosovë ka ende probleme, sipas Departamentit Amerikan
Faqja 1 e 1

Nga Express më 26.02.2009 në ora 11:14
Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut më 2008, për Kosovën thuhet se të drejtat e njeriut përgjithësisht respektohen, ndonëse ka ende probleme në disa fusha të caktuara.
Qeveria e Kosovës dhe administrata e Kombeve të Bashkuara në përgjithësi kanë respektuar të drejtat e njeriut, megjithëse ka ende probleme në disa fusha, veçanërisht në raport me komunitetet pakicë, thuhet në raportin e publikuar dje.
Në mesin e çështjeve më serioze, në raport përmenden vdekjet dhe lëndimet e shkaktuara nga mjetet e pashpërthyera dhe minat tokësore, pastaj korrupsioni dhe ndërhyrja e Qeverisë në forcat e sigurisë dhe në sistemin e drejtësisë, paraburgimet e gjata dhe mungesa e proceseve gjyqësore, rastet e dhunshme me motive etnike dhe politike dhe antipatia shoqërore ndaj serbëve dhe Kishës Ortodokse Serbe.
Raporti gjithashtu vë në pah edhe mungesën e përparimit në kthimin e personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre, korrupsionin e Qeverisë, dhunën dhe diskriminimin ndaj grave, trafikimin e personave, veçanërisht vajzave të reja dhe grave për shfrytëzim seksual, dhunën shoqërore, abuzimin dhe diskriminimin kundër komuniteteve pakicë, diskriminimin shoqëror kundër personave me aftësi të kufizuara, abuzimin dhe diskriminimin kundër homoseksualëve dhe punësimin e fëmijëve në sektorin joformal.
Në raportin e Departamentit të Shtetit përmendet edhe rasti i letrës që organizata Human Rights Watch i ka shkruar Kosovës dhe Shqipërisë, duke kërkuar nga qeveritë e të dyja vendeve që të hetojnë akuzat për trafikimin e organeve të civilëve gjatë luftës në Kosovë më 1999.
“Të dyja qeveritë kanë hedhur poshtë këto akuza”, thuhet në raport, duke rikujtuar hetimet preliminare që janë zhvilluar, të cilat përfunduan pa ndonjë veprim të mëtutjeshëm.
Për lirinë e lëvizjes, raporti thekson vlerësimet e autoriteteve të rendit për një situatë stabile të sigurisë, por të brishtë.
“Nuk ka pasur krime të ndërlidhura me lirinë e lëvizjes që i janë raportuar policisë”, thuhet në raport, ku gjithashtu potencohet se pjesëtarë të të gjitha komuniteteve etnike qarkullojnë në ato vende ku grupet e tyre përbëjnë shumicën.
Në këtë kuadër, në Mitrovicë, serbët e Kosovës në veri dhe shqiptarët në jug të qytetit vazhdojnë t’i mbajnë të okupuara pronat e njëri-tjetrit në mënyrë të paligjshme, duke penguar kështu edhe kthimin e mundshëm.
Për korrupsionin, ndërkaq, në raport vlerësohet se ekziston një perceptim i gjerë në opinion për korrupsionin në Qeveri dhe në UNMIK.
“Mungesa e një mbikëqyrjeje efektive dhe ligjore dhe sundimi i dobët i ligjit në përgjithësi i kanë kontribuuar korrupsionit në kuadër të Qeverisë”, thuhet në raportin e Departamentit Amerikan, i cili gjithashtu nënvizon se organizatat ndërkombëtare dhe ato joqeveritare kanë vazhduar të raportojnë se korrupsioni mbetet një problem serioz.
Raporti mbi të drejtat e njeriut në botë për vitin 2008 është publikuar nga vetë sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi