Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: NËSE LEXON BRENDINË E VARGJEVE

Shko poshtë

Gjakush Tana: NËSE LEXON BRENDINË E VARGJEVE Empty Gjakush Tana: NËSE LEXON BRENDINË E VARGJEVE

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 11, 2010 12:33 pm

Gjakush Tana: NËSE LEXON BRENDINË E VARGJEVE 23472_1238049553240_1289294870_30553478_2181292_n

Gjakush Tana: NËSE LEXON BRENDINË E VARGJEVE

Nëse të vërteten e shikon si është
ke kuptuar jetën e trishtë , të ndyrë !
Pakurrizorët e besëprerësit pa zemër
arrijnë në cak të katandisë njerzore
të krijojnë lumturinë e tyre sterrë !

Nëse ke dëgjuar zërin e kushtrimit
pas tij nuk shkojnë heronjtë e vërtetë !
Ata i ka përpi nata e pushojnë në tokë,
të ndjehen keq kur ua shikojnë pabesitë
lalashëve - që vdesin për pushtet e tradhëti!

Nëse ke pa pranverë që nis blerimin
kujtohu për therrat e barishtet helmuese
që dalin mbi lulet t'i përpijnë e zverdhin,
mos shperndajnë aromën e dehjes
të ketë prehje cdo shpirt e qenie!

Nëse lexoni brendinë e vargjeve
mos kujtoni se eshtë strukur autori e kerkon prehje !
Për ju janë prehjet që e kanë shqetësuar
ata të padukshmit e errësirave me mendjen mesjetë
që gjakosën jetën mos te ketë mirësi...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi