Kabineti në Ethe
Faqja 1 e 1
Kabineti në Ethe
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi (majtas) dhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi. Foto: Jetmir Idrizi
Kabineti në Ethe
Zëvendëskryeministrat thonë se vlerësimi i punës së Qeverisë i takon vetëm Kryeministrit dhe jo kryesive të partive që marrin pjesë në koalicionin qeverisës. Thaçi po e mban në ethe Kabinetin e tij. Ai vetëm ka bërë paralajmërimin, por nuk ka sqaruar asgjë tjetër - as formën dhe as kohën e vlerësimit
Nga Leonard Kerquki më 26.02.2009 në ora 8:09
Kryeministri Hashim Thaçi ka paralajmëruar se së shpejti do të bëjë vlerësimin e performancës së anëtarëve të Kabinetit të tij, por është duke i mbajtur ata nën presion duke mos u treguar as kohën dhe as formën e këtij vlerësimi.
“Do të ketë vlerësim të performansës për Kabinetin Qeveritar në të ardhmen e afërt”, kishte thënë Thaçi në intervistën e botuar më 17 shkurt në Express. “Patjetër”, ka qenë përgjigjja e tij në pyetjen nëse ky vlerësim do të bëhet brenda këtij viti. “Kjo nënkupton vlerësim të punës së çdo Ministri dhe dikasteri qeveritar”.
Në qeveritë e mëhershme vlerësimi i punës së ministrave ka qenë gati i pamundur, pasi që është konsideruar se një proces i tillë mund të nxisë tensione mes partnerëve të koalicioneve qeverisëse.
Por kësaj radhe, duket se do të veprohet ndryshe. Dy zëvendëskryeministrat - Hajredin Kuçi dhe Ramë Manaj - kanë thënë se ky proces do të ndodhë brenda vitit.
“Është në dorën e Kryeministrit dhe besoj që ai do ta bëjë një gjë të tillë. Ne e dallojmë jo vetëm kuptimin e punës, por edhe të performacës së anëtarëve të kabinetit qeveritar. Por nuk mund të them asgjë më shumë, pasi që Kryeministri do ta bëjë vlerësimin edhe për mua, e jo vetëm për ministra”, ka thënë Kuçi për Express, të mërkurën.
Ngjashëm është shprehur edhe Manaj. “Do të ketë vlerësim të angazhimit, suksesit, rezultateve të punës të secilit anëtar të Qeverisë”, tha ai për Express.
Sipas zëvendëskryeministrave, vlerësimi i punës është e drejtë ekskluzive e Kryeministrit dhe jo e kryesive të partive që marrin pjesë në Qeveri. “Kryeministri është Shef i Qeverisë dhe ai vlerëson punën e secilit”, ka thënë Hajredin Kuçi.
“Partitë janë të implikuara sa i përket pozicioneve, por performacën e vlerëson Kryeministri. Sigurisht ai nuk denigron asnjë partner në qeverisje. Partitë i kanë të ndara vendet në Qeveri, por nuk i kanë të siguruar individët që i kanë dërguar aty”, ka shtuar Zëvendëskryeministri nga radhët e PDK’së.
Në Qeverinë e mëparshme, që drejtohej nga Agim Çeku, Zëvendëskryeministri Lutfi Haziri, që vinte nga LDK’ja, kishte për obligim që të bënte vlerësimin e punës së ministrave të partisë së tij.
Por Ramë Manaj, Zëvendëskryeministër nga radhët e LDK’së, thotë se aktualisht aplikohet një praktikë tjetër.
“Ne (Zëvendëskryeministrat) i kemi të ndarë punët në kuptim të integrimit. Por Qeveria është unike, ministritë janë në funksion të përbashkët. Nuk ka kurrfarë ndarje aty, mbi çfarëdo baze qoftë”, ka thënë ai.
Vlerësimin e punës së ministrave, sipas tij, e bën vetëm Qeveria e Kosovës. “Vlerësimi bëhet unik, pavarësisht se kush nga vjen. Bëhet mbi rezultatet e punës, mbi shkallën e angazhimit dhe shkallën e kontributit”, ka thënë ai.
“Kryeministri dhe Qeveria e bën vlerësimin, sepse është fjalë për angazhim institucional, mbi kompetencat që jep ligji”, ka shtuar Manaj.
PDK’ja dhe LDK’ja, edhe pse dikur parti të armiqësuara, hynë së bashku në një koalicion qeverisës, një vit më parë. Shkëndijat e para të tensionit janë reflektuar vetëm në një rast, kur Kryeministri Hashim Thaçi shkarkoi Naser Osmanin nga posti i Zëvendësministrit të Tregtisë. Ky veprim kishte nxitur reagime në Kryesinë e LDK’së.
Rasti është indikativ edhe tash. Megjithëkëtë, Ramë Manaj nuk dëshiron të paragjykojë.
“Unë nuk jam Profet që të flasë tash se çfarë mund të ndodhë. Por në bazë të eksperiencës së deritashme të bashkëpunimit mes partnerëve të koalicionit, nuk pres një gjë të tillë”, ka thënë Zëvendëskryeministri i LDK’së.
Kur pritet që të bëhet ky vlerësim? Zëdhënësi Memli Krasniqi nuk e di. “Kryeministri është Shef i Qeverisë dhe i gjithë ministrave. Kryeministri do ta vlerësojë punën e tyre dhe do t’i japë rekomandimet kur ai e sheh të udhës”, ka deklaruar Krasniqi.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shazim Mehmeti: ETHE DHE MALL
» Cili do të jetë kabineti i ri i qeverisë Berisha?
» Genc Kastrati: Kerkime nder ethe
» Mblidhet qeveria, informohet kabineti për takimin me Daçiqin
» Cili do të jetë kabineti i ri i qeverisë Berisha?
» Genc Kastrati: Kerkime nder ethe
» Mblidhet qeveria, informohet kabineti për takimin me Daçiqin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi