Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj: Ngelem unë!

Shko poshtë

Lediana Kapaj: Ngelem unë! Empty Lediana Kapaj: Ngelem unë!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 11, 2010 9:12 pm

Lediana Kapaj: Ngelem unë! 13067_209470609599_744374599_2926612_7519300_n


Lediana Kapaj: Ngelem unë!

Nëse nga dhimbja jam tjetërsuar,
dhe lotëve endem pa hijeshi,
mos më gjykoni ku kam gabuar,
se mbi të gjitha jam veç "njeri".....


Nëse në gjunjë, nje çast më shihni,
Dhe klithmat buzët po mi përshkojnë,
mos ligështoni....Dua të vini,
me dashurinë do bisedojmë....


Nëse nga malli ëndrrat brengosen,
dhe nata e ftohtë duket "lubi",
mos i qortoni, pse më plagosën,
se dhe zhgënjimi quhet.."njeri"....


Nëse nga etja gjakun ma morën,
dhe trupin, mëndjen ma vunë në gjumë,
nëse shikoni që shpirtin vodhën,
mos u trishtoni...Se ngelem "Unë".....!

© Lediana Kapaj

12 korrik 2010

Lediana Kapaj: Ngelem unë! 37585_413974634599_744374599_4375087_2138448_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj: Ngelem unë! Empty Re: Lediana Kapaj: Ngelem unë!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 11, 2010 9:33 pm

Lediana Kapaj: Ngelem unë! Q1360285070_9009 Danel Cana JETA ËSHTË GËZIM

Brengën nxirre,mos e mbaj.
Jeta është gëzim, jo vaj!
Sytë me lotë,që dot s'i thanë..... Mehr anzeigen

Zemrës, njerëzve, rriju pranë.

Zëmra rreh e gjak shpërndanë,
Gjithë trupit anë e mbanë.
Një zemër me dashuri,
Shpërndan vetëm lumturi.

Të të them s'ke ndienja
Për të dashuruar..
A do të m'a falje
Fjalën e gabuar?

Atëherë si ta fali,
Rastin jeta ty?
Kur ndienjat e thyera
I quan dashuri?

Të vrara të thyera,të shtrira për tokë,
Saqë shpirtin tënd e kanë lënë trokë.
Me një pushkë e dy nuk merret Kalaja,
Ndaj dhe dashurija do armët e saja.

Danel Cana
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi