Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jorgo Telo: BRITMA E LOTIT DHE E GJAKUT (Balade)

Shko poshtë

Jorgo Telo: BRITMA E LOTIT DHE E GJAKUT (Balade) Empty Jorgo Telo: BRITMA E LOTIT DHE E GJAKUT (Balade)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 11, 2010 10:08 pm

Jorgo Telo: BRITMA E LOTIT DHE E GJAKUT (Balade) 27958_1371726586472_1630998071_852070_3852798_n





Jorgo Telo: BRITMA E LOTIT DHE E GJAKUT (Balade)

(Baladë në dy kohë)

Koha e parë(1999)

Sërish loti yt u përzje me gjak,
e gjaku të trazua me dhe…
Mos do mbetet ì shkretë çdo prag?
Mos veç heshtja do ngelet atje?

Larg e pranë të kam, moj Kosovë!
Larg… se nuk mund të vij dot tek ty.
Pranë… se të kam këtu çdo orë;
Pranë, se më ke mbirë në sy…

E etur për liri derdhe, o sa gjak!
E gjaku po të nxjerr britma e lot.
Loton çdo nënë e çdo vocërrak,
kur trimëria trondit këtë botë.

Loti yt – m’ì madhi n’Europë.
Lart e ngre nivelin e deteve.
Prej dhimbjes çdo shpirt u përlot.
Loti yt – piedestal ì derteve…

Loti yt – ja, ja po sokëllet.
Britma e lotit dëgjohet ngado.
gjaku yt përvëlon tepër nxehtë.
Loti ì largimit thërret: “Jo, joo!”

“Jo, ende nën kthetra shtazërie;
Jo, ende nën “Shpatë Demokleu”.
Jo më pas traktatesh vrarëlie;
Jo më, duke ikur nga Atdheu…

Britma e lotit – një thirrje malli.
Loti ì Kosovës s’lyp mëshirë.
Gjaku ì Kosovës – gjak shqiptari;
Britma e lotit ribën Shqipërinë.


(Shuaj, o lot, zjarret e shtëpive!
Laji, o lot, pragjet e përgjakur!
Mbyti, o lot, kasapët e fëmijve!
Shndriti, o lot, shpirtrat e përflakur!)


Britma e lotit, krisma e pushkës
Gjithë botën e shkund nga dremitja.
Britma e gjakut të malit e fushës
Shpresa, ëndrra ì zhvesh nga sfilitja.


Koha e dytë: (2008)

Dhe prite, Kosovë, nën britma loti
Dhe pret ende nën krisma zemrash.
Prite ditën e pritur prej qëmoti..
Mbi themele gjaku brez pas brezash.

Aureolë lirie ke jasharët.
Ademin e të tjerët ke themel.
Liridashësit e botës ke idhtarë
Si trime vetveten ke model…

Britma e lotit, klithja e gjakut
Kërkuan shpagë, donin LIRI…
Nga kërthiz’ e foshnjës te thinjat e plakut
U ndez çdo qelizë e “AMËS” SHQIPËRI.

Ç’pamje makabre ka parë Universi…!
Ç’drithma llahtarë, ç’ndjekje pa fund…!
Shtazët vampire sa jetë prisnin;
Sa ì pashpirt një shekull u përfund!

Ndezja e gjakut, ndezja e lotit –
Flakë që digjte epshet serbiane.
Flakë e lindur në zemra baroti.
Flakë që dogji planet shafrane…

Si mund, vallë,të gëlltiste Europa
Një maskër tmerri, një “hapsanë’?
Si mund të harrohet Srebrenica:
Ky turp q’Europa mban në ballë?


Çfarë kish më tepër Hiroshima,
Që u nis dhe sosi në ferrnajë…?
Eh, o balt’ e ngjizur me viktima
Në harres’ vetveten mos e mbaj…!

Ngrehu gjej Hyjninë e rrufeve,
Të vikasë të madhen anatemë:
Mbi agresorë, racën e kriminelëve
Fasha vetëtimash le të shtjerë…!

…Gjaku i përndezur në çdo flamur
Priu në beteja, priu trimërinë.
Ëndrrat makutare shndërroi në zhur.
Në vatrat e Tua përlindi LIRINË.

Britma e lotit – luftë dhëmb për dhëmb;
Një britmë që s’ndalet me fjalë.
S’ì teret loti Shqipes mbi shkëmb,
PAVARËSINË po t’mosputhte në ballë.

Pavarësinë e vetshpalle, Kosovë,
E pret të njihesh nga bota mbarë.
Kjo botë turli, ta mendojë hollë,
të mos lozë më me shpirtin shqiptar!

Jorgo S. TELO - ZAGORI-GJIROKASTER, 10 prill 1999 – 25 shkurt 2008
Jorgo Telo: BRITMA E LOTIT DHE E GJAKUT (Balade) 37729_1414377652722_1630998071_960298_3675843_n

Jorgo Telo: BRITMA E LOTIT DHE E GJAKUT (Balade) 36399_1414399893278_1630998071_960390_289099_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi