Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poeten Xhevahire Izmaku
Faqja 1 e 1
Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poeten Xhevahire Izmaku
Me poeten znj. Xhevahire Izmaku, organizatore e Festivalit të poeteshave, organizuar në Vushtrri të Kosovës
Intervistoi Alma Papamihali - Zemra Shqiptare
Lirinë e atdheut, duhet ta zbukurojmë përditë me gjëra të bukura, që gjenden në art dhe kulturë.
Ajo është vërtetë shëmbëllimi i femrës shqiptare. E palodhur dhe në krye të gjithçkaje që pritet jo vetëm nga mendja e saj, por e gatshme për të qënë e para e çdo iniciative të re. Bëhet fjalë për zonjën kosovare Xhevahire Izmaku, nënkryetare dhe poete nga Vushtrria e Kosovës, organizatore kryesore e takimit të poeteshave nga gjithë trojet shqiptare…që zhvilluar për të njëzetetetin vit radhazi ndër qytetetet më të lashta të Kosovës Një organizim ky, që kërkon një përkushtim tejet të veçantë dhe përkushtues. Ndaj përveç portretin simpatik të kësaj gruaje, tërhiqesh njëherazi nga sjellja dhe prania e saj kudo…
Prej sa vitesh jeni në drejtimin e festivalit poetik të poezisë...(sa vite ka gjithsej që organizohet).
Festivali i poezisë: Takimet e Poeteshave shqiptare”, është një ngjarje kulturore që në qytetin e lashtë të Vushtrrisë, ka lindur para 31 vjetësh. Sivjet ishte viti i 28 me radhë i organizimit, ndërsa për 3 herë tjera nuk është mbajtur shkaku i rrethanave të njohura në Kosovë. Në vitin 1995 me rastin e mbajtjes së festivalit, ne rrethana ilegale, manifestimi u mbajt në një shkollë fillore në Vushtrri, pra thuajse ishte aktiviteti i vetëm kulturor, që e mbante gjallë kulturën e qytetit tonë.Fillimisht si nxënëse e shkollës fillore mirrja pjesë si spektatore në sallë dhe ëndrroja kur një ditë dhe unë do të dilja të lexoja vargjet e mia para atij publiku të madh. Vitet kaluan, unë u bëra një pjesëmarrëse e rregullt, dhe nga viti 1995, si njëra ndër organizatorët e festivalit. Ka tre vite që ky festival tanimë mbahet nën udhëheqjen time dhe ekipës që kam zgjedhur.
Pse është zgjedhur pikërisht qyteti i Vushtrrisë... Ç´domethënie ka poezia për këtë qytet...
Në vitet e 70-ta një artdashës bashkqytetar i imi, historiani Fahri Buqinca se nashku me bashkshoretn e tij, një grua që ka punuar shumë në viset tona për emancipimin dhe shkollimin e femrës shqiptare, me disa intelektualë të tjerë nga Vushtrria, si Abit fejza etj, morën një iniciativë që të mbahet një takim letra i quajtur ”Takimet e poeteshave”, ku ftoheshin disa vajza të reja, që kishin pak talent të lexonin vjershat e tyre, kryesisht kishte mësuese që poezitë ju kushtonin nxensave te tyre dhe gjimnaziste qe shkruanin per dashurine dhe natyren. Vushtrria si një qytet qe fle mbi themelet e nje kulture te lashtë qe trashegohet nga mesjeta, e mirepriti nje aktivitet te tille dhe i dha shume shpirt, duke pritur poetet me gezim ne kete evvent, duke ju siguruar fjetjen e tyre, ne shtepi te njerezve qe donin ti kishin musafire poetet, pasi ngjarja zhvillohej per tre dite radhazi, ku grate tona vushtrriase, shfrytezonin ate prezencë te madhe njerezish per te ekspozuar edhe punimet e tyre te dores. Ngadalë kete aktivitet kulturor, e ushqyen dhe e rriten nje ngjarje te madhe kulturore, e cila kaloi permasat e nje aktiviteti te nje komune, kaloi kufijte e Kosoves dhe Shqiperise, arriti te behet nje ngjarje e dëshiruar kombëtare për njerëzit e letrave dhe dashamirët e tyre.
Si një poete e njohur në Vushtrri dhe Kosovë, lidhja dhe raporti që keni ju me poezinë...
Imazhi i parë që kisha krijuar për një poete, ishte pikërisht ky festival.Si nxenese e gjimnazit, kur vinte nata, mbyllja sytë e ëndërroja veten një shkrimtare, dhe ishte hera e pare klasa e katërt fillore, kur unë bëra një ese të bukur e cila u vu në muret e shkollës dhe mora shumë lëvdata. MËsuesi im i pare kishte thënë, mbani në mend , që nxënësja ime do të jetë një poete në të ardhmen. Më vjen mirë që se kam zhgënjyer. Fillova të lexoj shumë dhe ngadalë edhe të shkruaj. Botimin e parë e kisha në vitin 1993, Lotet e ZemrËs, e më pas dhe tre libra të tjerë, paralelisht kam shkruar dhe lexuar, më pak botuar, por gëzohem që sjam ngutur, kam keputur figurativisht frytat e pjekura në krijimet e mia.Tani une dhe poezia jemi përballë njëra tjetrës, ajo më tundon që marr dhe përkund, në anën tjetër puna ime që me jep pak kohe për frymezimin artsistik. Por, jemi përsëri bashkë dhe krejt në fund mbetem poete.
A keni vënë re ndryshim nga viti në vit, në këtë festival...dhe çfarë konkretisht...
E mbaj mend veten në një takim letrar me 12 poete te reja, një kënd te vogel në një fabrikë tekstili, dhe tani si kryeorganizatore e nje eventi, qe transmetohet live nga mediat ku per te lexuar 30 poete garojne mbi 84 te tjera.Ka ndryshuar struktura e krijueseve, nga një debutante, në te interpretojne emra te njohur ne skenen letrare shqipe.Manifestim kulturor, qe percillet me pika moderne baleti, me arie te bukura, me darka mundane, qe do ta e kishin lakmi edhe shtete tjera në zhvillim. Për sa i përket prurjeve të reja artistike, frymëzimet tani lindin edhe nga më të ndryshmet, qe nga kanceri ne gji, deri tek heronjte e filmave te vizatuar, krijueset shqiptare jane vlera të reja për mbare krijimtarinë shqiptare.Ato lexojnë letërsine e huaj, kane inspirime nga më të ndryshmet, trajtojnë fenomenet e reja në mënyren artistike.
Cila ka qënë mbështetja kryesore qe ju ka dhënë forcë dhe optimizem, edhe përballë vështiresive që keni pasur dhe së fundi ja keni dalë me sukses...
Mbështetja kryesore kanë qenë njerëzit e thjeshtë të qytetit tim, ata që e kanë në shpirt artin e kulturën, që vleresojnë pa paragjykime punën e mire, vleresojnë njerëzit që duan të avancojnë, të kultivojne kulturen e vet.Optimizëm, rrethanat e reja politke në vendin tim.Endrra ime është që në shtetin e Kosoves te jetoj, te punoj, te jap kontributin tim, atë kontribut qe do ta ipnin me zemër ata qe nuk e kane kete mundesi, njerezit qe dhane jeten për kete liri. Te gjitha keto me behen bashke dhe marre forcën, perballë edhe pengesave qe njerëzit mund t’i bejne me dashje ose pa to. Krejt ne fund, suksesi, kur vjen pas nje pune të lodhshme, kur ekipi që kisha pranë punonte edhe pas orarit te punes, edhe naten qe te behej me e bukur skena, më i paster qyteti, ata jane frymëzimi më i madh për punen. Vertet njerezit e qytetit tim, e meritojnë te kenë nje festival te tille. Jane keta qytetarë qe mbushin sallen, naten e ores se madhe letrare… ku tjetër do uleshin 500 veta në një sallë për të dëgjuar vargje të tilla të bukura. Në Vushtrri.
Cila është motoja e jetës, apo punës suaj...
Punë, sinqeritet, jo tërheqje para sfidave.
Kosova ka nevojë për energji të re, përseri, punë dhe vetëm punë na duhet ne, për të nxanë hapin e vonuar jo vetm në kulturë…
Një mesazh që do i dërgonit lexuesve shqiptarë kudo që ju lexojnë…
Përballë nevojave të ditës, rutinës së punës, ndani pak kohë për art, culture, uluni, dëgjojeni një këngë të bukur, shikoni një film të ri, përcillni një shfaqje në teatër, dhe jeta jonë bëhet më e lehtë dhe më e bukur. Lirinë e atdheut, duhet ta zbukurojmë përditë me gjëra të bukura, që gjenden në art dhe kulturë.
Ju falenderoj, duke ju urua suksese të mëtejshme në jetën private por edhe atë profesionale.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poeten Xhevahire Izmaku
» Alma Papamihali: Intervistë ekskluzive me këngëtaren Mimoza Nazarko
» Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren Elsa Hamitaj
» Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me poeteshën dhe publicisten, Alma Papamihali
» Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me poeteshën dhe publicisten, Alma Papamihali
» Alma Papamihali: Intervistë ekskluzive me këngëtaren Mimoza Nazarko
» Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren Elsa Hamitaj
» Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me poeteshën dhe publicisten, Alma Papamihali
» Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me poeteshën dhe publicisten, Alma Papamihali
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi