Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Jusuf Gërvalla

Shko poshtë

Poezi nga Jusuf Gërvalla Empty Poezi nga Jusuf Gërvalla

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 12, 2010 1:55 am

Poezi nga Jusuf Gërvalla U1_jusufgervalla2

Jusuf Gërvalla


SHTËPIA NË KORNIZË


SHTËPIA QË RRËZOHET

tash shtrati rri në oborr dhe do rraqe

t'zënë këmbët e merr në thua

gjësendet që shkëlqenin para një çasti tani prapë

si në kohëra të praptisura me pluhur mbuluar

hamenjtë e nxjerrin me kujdes një arkë korridorit

ora e madhe në mur ka pushuar

vetëm fëmijët tani lodrojnë e shkelin barin

këtë ditë do ta kalojnë si zogjtë nën qiellin blu


SHTËPIA QË NDËRTOJ

në një skutë do të ketë më shumë dritë

në tjetrën vend për shtratin dhe minjtë

një derë do ta ketë për në rrugën kryesore

një tjetër për kopshtin me lule të bardha

një verandë do ta ketë me një fuçi druri portokalli

do ta llogarisë këndin e diellit mbi dritare

2.

do të ketë aty pak trosha buke do të zihet çaji

një komë e shtruar në mesore do gazeta dite

do të vë portretin e një dashurie në dhomën e pritjes

do të më vijnë shokë e do të më vijnë prindër

s'do të ketë kurtina të larme në dritare

dhe krejt dyert e drurit do t'o ngjyej

me bojë plepi e gjethesh me të gjelbër

e do të kthej për çdo mbrëmje aty


SHTËPIA NË KORNIZË

në vitrinat e verdha nga drita një natë e kam parë

mes do gjësendesh prej kashte dhe pëlhurash

rrinte pak si e shtrmbëruar mbi përfytyrimin

dhe erë luleshqerrash shpërndante nëpër trotuar

njerëzit ktheheshin nga turnet e natës të lodhur

aty kishte drunj të vjetër dhe trungje rrëzuar

një shteg i ngusht barin e kishte tharë me shkelje

aty e pash t'ime amë me govatë në dorë e vetmuar

shkonte e gëmuqur shtegut drejt derës së saj

s'di a do të ketë qenë ditë apo në rreze hëne larë

tym nga oxhaku i kërrusur dhe në kusi diçka që zien

do stiva drunjsh të nxira shiu rrinë te shkallët.

Përgatiti: Gjyle Avdia
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Jusuf Gërvalla Empty Re: Poezi nga Jusuf Gërvalla

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 13, 2010 9:55 pm

Poezi nga Jusuf Gërvalla 23086_100000525636701_9385_q Zhorzh Sand Duke u perdorur ky enumeracion i dhimbshem per shtepine e vjeter qe rrezohet, te futet ne shpirt nje ere e ftohte trishtimi, por qe ngrohet nga lodrat e pafajshme te femijeve, duke vazhduar te ngrohet nga dashuria per jeten, e cila do te mbushe cdo qoshe te shtepise se re. Kete dashuri do t`ia tregoje botes duke gjetur edhe ngjyren e gjelberimit ... Mehr anzeigenper dyert, ku do te kthehet gjithnje.... po kjo enderr ishte teper e shkurter!!!

Keshtu na ikin, pa ze, me te miret,
Yjve t`ua shtojne shkelqimin lart.
Na ikin nga krahu, dalin nga jeta,
Futen ne legjende me legjenda bashke!

Falemnderit per mirekuptimin!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi