Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NGA FADIL CURRI "Proze e refleksioneve te poetizuara drejt gjetjes se te panjohures" MBI LIBRIN "GJYSMA DASHURISH" TE IRENA GJONIT

Shko poshtë

NGA FADIL CURRI "Proze e refleksioneve te poetizuara drejt gjetjes se te panjohures" MBI LIBRIN "GJYSMA DASHURISH" TE IRENA GJONIT Empty NGA FADIL CURRI "Proze e refleksioneve te poetizuara drejt gjetjes se te panjohures" MBI LIBRIN "GJYSMA DASHURISH" TE IRENA GJONIT

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 12, 2010 11:08 pm

NGA FADIL CURRI "Proze e refleksioneve te poetizuara drejt gjetjes se te panjohures" MBI LIBRIN "GJYSMA DASHURISH" TE IRENA GJONIT 34758_137556439605347_100000529750157_276366_2128725_n
DOLI NE QARKULLIM LIBRI ME FIKSIONE "GJYSMA DASHURISH" I IRENA GJONIT. GJENDET NE LIBRARITE E RRJETIT "ADRION" SI DHE LIBRARITE "TOENA".

NGA FADIL CURRI "Proze e refleksioneve te poetizuara drejt gjetjes se te panjohures" MBI LIBRIN "GJYSMA DASHURISH" TE IRENA GJONIT


Irena Gjoni duket se me guxim intelektual hyri në Republikën diturore dhe artistike së pari me librin poetik “Tatuazh në shpirt të detit” (2003), me librin shkencor “Marrëdhënie të miteve dhe kulteve të Bregdetit Jonian me ato ndërkufitare” (2008) e këto ditë edhe me librin në prozë "Gjysma dashurish".
Tufa e prozave "Gjysma dashurish" i autores Irena Gjoni, është krijim letrar që ngërthen në vete
njohjen e guximshme të së panjohurës, përpjekjet për sheshimin e saj nga mjegulla e kohëve e epokave, letrarizimin e ngjarjeve e personazheve baladeske në dioptrinë e modernitetit, rinjohjen e riformatizuar, lindja e vdekja e mbërthyer sipas vullneteve jovullnetare. Mbarështrimi i motiveve, frymëzimeve dhe ofrimi recepientëve lexuesorë bëhet me refleksione të poetizuara në këtë prozë dhe formon stilin e autores ndaj lexuesit me nëntektstualitet ndërkohor. Fati përsëritet paafatshëm, rrokulliset herë i vogël, herë i madh, përsëri i del përpara njeriut farfuritshëm, duke ia kujtuar të mos e harrojë veten se mund ta pësojë, nëse nuk përvojësohet nga ai.
Autorja e bën një punë humane, sikur do një fotografi të moçme, të zhubravitur dhe gati që po shuhet, ta shpëtojë duke ia dhënë një fotografi a portretisti ta ripërjetësojë para se të tretet përfundimisht.
Duket se prore ka lëndë trajtimi unin e njeriut, shpirtin e mendjen e tij që lindin e zhvillohen binjakërisht. “Të duket e çuditshme që unë kam qenë gjithë këto vite te ti? Ndoshta, sepse unë s’kam qenë te ti. Unë kam qenë vet ti. Ndjenjat e mia më treguan historinë e shpirtit tënd. Në këtë ekzistencë të përjetshme u ngjita drejt qiellit të ndritshëm, ku përjetësia nuk mbaron”. Prandaj, zhdërvjelltësia ideore “që kam qenë…, …sepse s’kam qenë”, krijon bukurinë e zgjidhjes enigmatike me disiplinë zbërthyese në këtë përballje kundërshtish të rrethanave të përshkruara në prozë. Dhe lexuesi është në një ankth të pritjes së kësaj zgjedhjeje për një zgjidhje të mirëfilltë. Rruga e mistereve të jetës së njeriut është analoge me atë të ideshmërisë dhe të karakterit, sikur lexuesi i vëmendshëm në prozën “Monologu i embrionit” e gjen në paralindje ose sapolindje, gen, frymëmarrjet e para.
Në prozën “Sozia” autorja sikur bën deshifrimin e fatit dialektik në histori dhe fenomenin e rinjohjes sipas baladave e legjendave e riformëson me atë modernitetor. Personazhet takohen në një udhëtim detar, të cilët nisin bisedën në gjuhë të huaj, por më vonë rrëfimi për fatin jetësor të tyre shkakton rinjohje shpirtërore, si të një gjeneze që janë.
Po ashtu, dukuria e njohjes së të errëtës në prozat e këtij libri, vërehet kur mëtohet të spikatet çështja e mentaliteteve të ndryshuara, por edhe e dashurive të palajthitura.
Ndër tregimet më të arritura të Irena Gjonit është edhe “E vdekura”. ““Më ço bir, të lutem! Më ço copa – copa!” - dhe i përkëdheli lehtas flokët. Me dorën që i dridhej, filloi të copëtonte (...). “Edhe sikur copa-copa, copa-copa” i oshtinë në vesh. Nuk dëgjoi asgjë, veç zhurmës karakteristike të prerjes së kockës. “Nëna duron”, mendoi me vete. U duk sikur dëgjoi një rënkim të lehtë. “Nënë, më fal, por po e bëj vetëm për ty””. Këtu pasqyrohet fati i njeriut të vdekur, të cilit i mohohet e drejta edhe e varrimit pas vdekjes, si në të gjallë që i mohohej e drejta e jetës dinjitoze.
Demitologjizimi modernitetor i fatit të njeriut të nënqiellit preokupues nuk do të mund të arrihej në përmbledhjen e prozave emocionuese, nëse ngadhnjyeshëm nuk i zotëron dy rrethana gati të domosdoshme: Flijimi për të zbërthyer misteret e identitetit shpirtëror dhe guximi i autores të krijojë miqësi ndërkohore të temave me lexuesit në këtë kohë të deletrarizuar, të cilat janë arritje kulturifikimi në letrat e sotme prozaike. Rrallë shkrimtarë e bëjnë këtë me sukses, si vërehet nga "Gjysma dashurish" e Irena Gjonit. Gjithashtu kjo përmbledhje ka identitet të risisë së stilit prozaik në letërsinë shqipe të re femërore, i cili stil është tejet mbresëlënës për lexuesin e disiplinuar që me kujdes e lexon, percepton dhe e riformëson idenë e autores me plotërinë e shkathtësisë së mbarështrimit tematik. Këtë e mundëson ngjeshja e brumit preokupues dhe gjuha e pastër gjatë narracionit.
Tërë proza e këtij libri përshkohet me gjuhë të përkujdesur, pjekuri praktikumi të saj, krijim të personazheve që herë të kujtojnë atë te “Plaku e deti” të Heminguejit ose te “Muri” i Sartrit, të cilët flasin me nëntekstualitet, që herë duken groteskë, herë flasin me gjuhën e kukullzës. Autorja zgjidhjet nuk i bën prepotente, por i le me identitet gjysmak të përafërta, që lexuesi oponent ta gjejë atë. Ndaj edhe titulli i librit “Gjysma dashurish” mëton të formësohet në një dashuri të bërë të tërë edhe në sferën e origjinalitetit të shkrimit në prozë dhe këtë duket në hap të parë na bind se mund ta bëjë autorja Irena Gjoni.
Ka edhe veçanti të tjera risimtare kjo prozë, për të cilat shpresoj se kritika do t’i vë në spikamë pasi ky dorëshkrim të dalë nga shtypi si vepër letrare.


FADIL CURRI
shkrimtar e publicist SHKUP
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi