Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DioGuardi, mbetet në garë dhe është i bindur në fitore

Shko poshtë

DioGuardi, mbetet në garë dhe është i bindur në fitore  Empty DioGuardi, mbetet në garë dhe është i bindur në fitore

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 12, 2010 11:24 pm

DioGuardi, mbetet në garë dhe është i bindur në fitore

DioGuardi, mbetet në garë dhe është i bindur në fitore
Synon Senatin amerikan

DioGuardi, mbetet në garë dhe është i bindur në fitore  Doguardi_8
Dioguardi bashkëbisedon me votues për garën në senatin amerikan


BIG APPLE NYC : Grupi i Veteranëve të Luftës Irak, kandidatët Republikan për në Kongresin Amerikanë të mbështetur nga Veteranët Republikane konseravatorë që kandidojnë për në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, u mblodhën së bashku, me mbështetësit dhe përkrahësit e tyre në një darkë fondmbledhëse. Darka u mbajt në një vend të veçantë dhe mjaft simbolik, në luftanijen muze të Luftës së Dytë Botëror - USS Interpied, e cila ka në direkun e saj një pistë avionësh, nëndetëse, tanke të luftës, aeroplanë dhe helikopter bartës e bombardues dhe pajisje të tjera ushtarake, të përdorura gjatë luftërave.
Darkën e bekoi Father George W. Rutler, Pastor në kishën "Church of Our Savior". Drejtuesja e kësaj darke emocionuse, ishte personaliteti i njohur i gazetarisë amerikane, analistja politike e kanalit televizivë FOX - NEWS, konservatorja e madhe Monica Crowley. Ajo tha në fillim të fjalës së saj, se " është, në thelb, të mbështetësve dhe përkrahësve republikanë të japim kontributin e tyre, për të bërë një rritje të numërit të kongresmenëve Republikanë në Kapitol Hill, duke mbështetur ato duzina kandidatësh nga çdo shtet i Shteteve të Bashkuara, ato burra dhe gratë që kanë qenë të aftë dhe me guxim kur luftuan për lirinë tonë jashtë shtetit - në Irak, dhe që tani, po ajo dyzinë kandidatësh kanë nevojë për ndihmën tonë në mënyrë që ata mund "të luftojnë" për ne përsëri ... për të përfaqësuar Partinë Republikane në Kongresin Amerikanë."
Të ftuar nderi në këtë darkë solemne, ishin i nderuari Joseph J. DioGuardi, ish kongresmen, kandidatë për në Senatin Amerikan, Tom Foley, ish ambasadori i SHBA në Ireland, kandidate për Guvernator të Kenektiket,, zoti Robert J. Castelli, Assemblyman në shtetin e Nju Jorkut, veteran i luftës në Vietnam, Anthony Piscitelli, CEO, American Defense Systems, Inc.Col. Frank Ryan, USMC (Ret.),Father George W. Rutler, Pastor, Church of Our Savior, Major Dean Malik, USMCR.
Xhozef Dioguardi, lobist i njohur i shqiptarëve të Amerikës, i cili, thotë se nuk heq dorë nga gara, mbasi do të vazhdojë deri në fund të kandidojë për Senatin amerikan, ishte i ftuar nderi në këtë darkë, së bashku me bashkëshorten e tij zonjën Shirli Klojes DioGuardi, dhe një grup të anëtarëve të bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, Ferro Gjonbalaj, Arsllan Çekaj, Agim Aliçkaj, Xhek Kajoshevic, Zymber Gjonbalaj, Lina Balaj, Zef Bala dhe Ukë Gjonbalaj.
Zoti Dioguardi ka qenë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve nga viti 1985 deri më 1988 dhe është kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, një organizatë që përpiqet për çështjet e shqiptarëve në Ballkan. Ai thotë se ka vendosur të konkurrojë për vendin që aktualisht mbahet nga senatorja demokrate e Nju Jorkut Kirsten Gillibrand, megjithëse shanset humbën pas Konvetës Republikane, vendosjes politike për të fituar emërimin nga Partia Republikane. DioGuardi thotë se e vlerson dhe beson shumë tek kontributi i shqiptarëve të Amerikës.
Edhe pse gara e tyre, dy kundërshtarëve partiak të DioGuardit, David Malpass dhe Bruce Blakmean, ishin të pasuksesshëm në këtë gjashtëmujor - me një shumë pikësh sipas sondazheve më pak të favorshme për republikanët në krahasim me Senatoren në detyrë demokraten Gillibrand , ata të dy Malpass dhe Blakman, janë kandidatët e fituar në primari në Konventën Republikane, zhvilluar dy muaj më parë.
Gara për karrigen e Senatores demokrate në detyrë, zonjën Kirsten Gillbrand, nga ana e kandidatëve republikanë, tani po bëhet edhe më interesante, mbasi në garë edhe pse nuk ka marrë emrimin e partisë së tij, thotë se qëndron akoma edhe DioGuardi, i cili mori emërimin absolut të partisë konservatore dhe udhëheq tre sondazhe nga katër zhvilluara der tani. Në "valle" priten të jenë këto dy muaj edhe kandidatët të tjerë republikane, që do të ndeshen mes tyre në zgjedhjet eleminatore brenda vetë Partisë Republikane në Shtetin e New York-ut, nga ku do të dalë kandidati fitues, që do ta vijojë garën me kandidaten e Partisë Demokratike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi