Klojs-DioGuardi: Shqiptarët - shpëtimtarë të hebrenjve
Faqja 1 e 1
Klojs-DioGuardi: Shqiptarët - shpëtimtarë të hebrenjve
Zonja Shërli Klojs DioGuardi, këshilltare për çështjet e Ballkanit
Klojs-DioGuardi: Shqiptarët - shpëtimtarë të hebrenjve
Gordana Knezheviq, Radio Evropa e Lirë"Është një rrëfim pak i ditur dhe ka të bëjë me faktin se çdo hebre, që jetonte në tokat shqiptare ose që kërkoi shpëtim në këto hapësira, është shpëtuar nga ana e shqiptarëve", thotë Shërli Klojs DioGuardi.
Zonja Shërli Klojs DioGuardi, këshilltare për çështjet e Ballkanit në Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane, këto ditë po qëndron në Pragë të Çekisë, ku po merr pjesë në tubimin ndërkombëtar të Asociacionit të Historisë Orale. Në këtë tubim, zonja Klojs DioGuardi ka prezantuar kontributin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
RADIO EVROPA E LIRË
Zonja Klojs DioGuardi, cili është qëllimi i qëndrimit të juaj në Pragë?
SHËRLI KLOJS DIOGUARDI
Jam në Pragë, sepse jam anëtare e Asociacionit të Historisë Orale, që, këto ditë, mban takim ndërkombëtar këtu. Është hera e parë në 16 vjetët e kësaj organizate që mban një takim ndërkombëtar në një vend të Evropës Lindore, që ishte nën komunizëm.
Ky tubim trajton një temë të madhe që ka të bëjë me përkujtimin e dhunës, persekutimit, totalitarizmit dhe luftës.
Kam menduar se është një rast i mirë për Lidhjen Shqiptaro-Amerikane, që në fokusin e vëmendjes ndërkombëtare të sjellë rrëfimin për shpëtimin e hebrenjve nga ana e shqiptarëve gjatë Holokaustit.
Është një rrëfim pak i ditur dhe ka të bëjë me faktin që çdo hebre, që jetonte në tokat shqiptare ose që kërkoi shpëtim në këto hapësira, është shpëtuar nga ana e shqiptarëve.
Këtu në Pragë, ne do ta zgjerojmë këtë rrëfim për të përfshirë edhe Kosovën. Hebrenjtë që kaluan në Shqipëri, nuk do të arrinin atje po të mos ishte ndihma edhe e shqiptarëve që jetonin jashtë shtetit të Shqipërisë.
RADIO EVROPA E LIRË
Si mund të shpjegohet fakti që ky rrëfim nuk është i njohur në botë sa duhet, deri më sot?
SHËRLI KLOJS DIOGUARDI
E vërteta është se shqiptarët, pas disfatës së fashizmit dhe nazizmit, ranë nën pushtimin e komunizmit të Enver Hoxhës në Shqipëri, ndërsa shqiptarët jashtë saj ishin nën komunizmin e Titos.
Gjatë gjithë kësaj periudhe, diskutimi për realitetin dhe kulturën shqiptare nuk ishte ndërkombëtarizuar.
Ai ishte fshehur dhe shumë shpesh deformuar ose prezantuar në formë jo të drejtë nga ana e vendeve sllave që dominonin shqiptarët dhe veçanërisht nga ana e Beogradit. Kjo kishte ndodhur në parlamentet dhe akademitë e botës.
Nga ana tjetër, këtu ishte edhe roli i Enver Hoxhës. Ky realitet nuk është zbulur gjithnjë, derisa bashkëshorti im, ish-kongresmeni Xho DioGuardi, dhe kongresmeni tash i ndjerë, Tom Lantosh, nuk vizituan, për herë të parë si zyrtarë amerikanë, pas 50 vjetësh Shqipërinë.
Zoti Tom Lantosh ishte kongresmeni i vetëm amerikan që i kishte mbijetuar Holokaustit.
Diktatori i fundit i Shqipërisë, Ramiz Alia, deshi të impresiononte atë dhe ai nga arkivi nxori gjithë dokumentacionin për rolin unik të shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.
Deri atëherë, askush nuk i kishte parë këto dokumente. Bashkëshorti im, Xho DioGuardi, kishte një mik të afërt në Izrael, që gjithë këtë material e dërgoi në Yad Vashem (Institucion i përkujtimit të martirëve të Holokaustit në Jeruslaem), ku është bërë dëshmimi i autentitetit.
Kështu filloi ky rrëfim, përkatësisht rrëfimi i shpalosjes së këtij realiteti, në fillim të viteve 1990.
RADIO EVROPA E LIRË
Sa shqiptarë nga Kosova ose Shqipëria janë në listën "I drejtë në mes të kombeve" ("Righteous among nations") që ndahet në Izrael?
SHËRLI KLOJS DIOGUARDI
Ky numër ende është shumë i vogël. Në këtë listë, deri më tash, gjenden 69 veta. Por, kjo tash është duke ndryshuar.
Vitin e kaluar, Mustafë Rezniqi ishte shqiptari i parë nga Kosova i nderuar me këtë mirënjohje. Ai mori nderimin në emër të babait të tij, Asllan Rezniqi, që së bashku me së paku katër familje të tjera shqiptare kishin shpëtuar rreth 400 hebrenj gjatë Holokaustit.
Ai e mori këtë mirënjohje për këtë kontribut të madh, por edhe për faktin që ende ishte gjallë një e mbijetuar, të cilën e kishte shpëtuar dhe që tash jeton në Izrael. Ajo bëri dëshminë e shpëtimit. Yad Vashemi kërkon dëshminë e njërit nga të mbijetuarit.
Pra, ka edhe shumë e shumë shqiptarë që janë të përfshirë në shpëtimin e hebrenjve, por që mjerisht nuk kanë marrë mirënjohje, për shkak të mungesës së kësaj forme të dëshmive.
Por, ka mjaft shqiptarë që për fat kanë marrë mirënjohjen dhe që mjafton për të filluar për të krijuar pamjen e plotë për rolin e shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore dhe kjo është shumë e rëndësishme.
http://www.presheva.com/news-details.php?id=2123§ion=9#
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi