Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haxhi Muhaxheri:Poezi nga Faruk Buzhala

Shko poshtë

Haxhi Muhaxheri:Poezi nga Faruk Buzhala Empty Haxhi Muhaxheri:Poezi nga Faruk Buzhala

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 13, 2010 4:31 pm

Haxhi Muhaxheri:Poezi nga Faruk Buzhala 34656_134589849908226_100000716346990_214444_7380383_n
Poezi nga Faruk Buzhala

JETA

Trazimet shpirtërore më rrahin
siç rrahin valët brigjet
siç rrahin erërat detin e trazuar.

Nuk e kuptoj
porsi foshnja shikon botën rreth tij
plot dritë ngjyra e nuanca.

Ashtu sikur lëvizin hijet
në dritën e qiririt
mendimet më luhaten.

Fëmija në djep përkundet
duke ushtruar balancimin
që i duhet më pastaj në jetë.

Rrugën e kam të trasuar
me shenjat udhërrëfyese
të vendosura anëve nga babai im.

Ç'më duhet më shumë të di
janë gjymtyrët e trupit tim
ku shenjat e fatit tim lexohen.


___
Një poezi për Sofrën poetike.Të përshëndes miku im Haxhi
si dhe të falenderoj për inisiativën.
Me nderime miku yt Faruk Buzhala.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi