Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zyli Gaxholli: AKUJT E DRITAREVE

Shko poshtë

Zyli Gaxholli: AKUJT E DRITAREVE Empty Zyli Gaxholli: AKUJT E DRITAREVE

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 14, 2010 12:32 am

Zyli Gaxholli: AKUJT E DRITAREVE 36131_1483755304491_1552136456_31166913_1439735_n

Zyli Gaxholli: AKUJT E DRITAREVE

Sa herë kundroj atë vend të bekuar,
padashur përlotem në të shenjtin vegim
aty mbet pezull, një cak i paharruar
ku prehet heshtur i shtrenjti kujtim.

Përhumbshëm veten e rigjej këtu,
kudo që endem netëve gri,
sa herë rikthehem te ky vend si dikur
një dritare kujtimesh çelur më rri.

Kujtimet të ngrira në qiej të kristaltë
drurët trishtimin veshin me mall
gdhendur aty hapat përqafimet
veshtrime te thyera dhimbshëm mbi ball.

Sërish do të rizgjohem te ky skaj i vetmuar
si pendestare e netëve të perënduara,
e brishtë fytyra jote mbi cigaren e shuar
më shfaqet befas nën retë e gjysmuara.

Ti ike larg meje, me fjalët e mbetura në buzë,
lotet e tu asgjë s’me thanë kur tingujt heshtën,
në çastin e fundmë, në natën zhveshur
kujtoj pulëbardhën e verbër tek kujiste vdekshëm.

Nuk bëj çudi se si jeton kështu
Me hirin mbi tavull, dhe fjalët monotone,
Kur mbrapa ke lënë një film të pambaruar,
Ku shkruhen endrrat, netët plot pasione.

Rizgjoj kujtesën fshehur diku,
Të parat puthje, flirtet në arrati,
Por ato në një çast u shuan
Befas një ditë, i nëpërkëmbe ti.

E di në shtrat një tjetër grua,
ty të fundos në hiret e saj
si ajzberg i fshehur gjallon brenda meje
si marinar i mbytur në hapësirën paskaj.

Por e fundit, vjen fjala e pathënë,
vështrimi i gdhendur diku në kraharor,
ti mbete banori i vetëm i mbretërisë sime
në alpet e baktisura mbuluar me dëborë.


Zyli Gaxholli: AKUJT E DRITAREVE 29393_1431111708434_1552136456_31039818_4621278_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi