Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova:EULEX-i nuk njeh sovranitetin e Kosovës në veri!?

Shko poshtë

Kosova:EULEX-i nuk njeh sovranitetin e Kosovës në veri!? Empty Kosova:EULEX-i nuk njeh sovranitetin e Kosovës në veri!?

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 28, 2009 1:12 am

EULEX-i nuk njeh sovranitetin e Kosovës në veri!?

Zyrtarë të EULEX-it kanë pohuar për media të premten se janë duke shqyrtuar mundësinë që të gjejnë një “zgjidhje pragmatike”, për përdorimin e vulave të Republikës së Kosovës në gjykatat në veri.
Kosova:EULEX-i nuk njeh sovranitetin e Kosovës në veri!? Sh_b
Kosova:EULEX-i nuk njeh sovranitetin e Kosovës në veri!? Nekibe_Kelmendi
Ministrja e Drejtësisë Nekibe Kelmendi


Vulat e Republikës së Kosovës kanë hapur konfliktin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të EULEX-it. Këtë mundësi konflikti e kanë paralajmëruar prej kohësh publicistë dhe analistë.
Zyrtarë të EULEX-it kanë pohuar për media të premten se janë duke shqyrtuar mundësinë që të gjejnë një “zgjidhje pragmatike”, për përdorimin e vulave të Republikës së Kosovës në gjykatat në veri, duke u ofruar edhe një kënaqësi serbëve në veri. Ndërsa, anëtar të qeverisë së Kosovës hedhin poshtë një mundësi të tillë.


EULEX-i mban gjykimin e parë në Mitrovicë
EULEX-i ka paralajmëruar se të hënën se do të mbajë seancën e parë gjyqësore ndaj një grupi serbësh. Të hënën, më 2 mars një panel prej tre gjykatësish të EULEX-sit do të fillojnë një proces gjyqësor në Mitrovice, bën të ditur zyra për informim e këtij misioni. Edhe prokurori është gjithashtu pjesëtarë i EULEX-it. “Ky është një rast kriminal që ka të bëjë me një grabitje të rëndë që ka ndodhur në tetor të vitit 2007 ne rajonin e Albanikut- Leposaviqit. Për këtë rast akuzohen dy veta”, thuhet në njoftim.
Mundësinë e mospërdorimit të vulave të Republikës së Kosovës, EULEX-i është munduar ta arsyetojë në faktin se të premten një grup serbësh kanë protestuar para gjykatave në pjesën veriore të Mitrovicës, duke kërkuar që t’u lejohet kthimi i menjëhershëm i tyre në to, kanë njoftuar burimet e policisë rajonale në Mitrovicë. Zëdhënësi i kësaj policie, togeri Besim Hoti, ka thënë se rreth 100 serbë, të cilët konsiderohen të jenë ish-punëtorë të këtyre gjykatave, kanë protestuar prej orës 8.30 deri pas orës 9.30 minuta, në hapësirat e pompës së derivateve “Jugo-petroll” në veri të Mitrovicës, afër objekteve të organeve të gjyqësisë. Burime shqiptare nga veriu i Mitrovicës kanë njoftuar se protestuesit serbë kanë thënë se nuk i pranojnë institucionet e Republikës së Kosovës, se ata e konsiderojnë veten pjesë e sistemit të gjyqësisë së Serbisë dhe si zakonisht kanë fyer shqiptarët.
Zëdhënësi i misionit evropian për sundimin e ligjit (EULEX), Kristof Lamfalussy, bëri të ditur se përdorimi i vulave të Republikës së Kosovës, paraqet problem dhe se për këtë do të merren parasysh shqetësimet e serbëve lokalë. “Është problem për ne, sepse, siç e dini, në pjesën serbe të Mitrovicës zyrtarët nuk janë të kënaqur me këtë. Kështu që ne po mundohemi të gjejmë zgjidhje për çështjen e vulave dhe shpresojmë që të ketë zgjidhje”, ka deklaruar për media zëdhënësi Lamfalussy.
Kjo deklaratë është kundërshtuar nga ministrja Nekibe Kelmendi duke vlerësuar se një hap i tillë do të copëtonte sistemin gjyqësor dhe do të legalizonte sistemin paralel. “Gjykatat e Kosovës janë gjykata unike, sistemi i drejtësisë, sistemi gjyqësor është unik. Kosova është republikë, shtet i pavarur dhe duhet të përdoren vetëm e vetëm vulat e Republikës së Kosovës. EULEX-i është monitorues, është këshillues, është vëzhgues, mirëpo nuk i ka vulat e veta. Ndoshta i ka në ndonjë logo të veten, apo të BE-së. Mirëpo, vendimet vetë EULEX-i i merr në emër të Republikës së Kosovës, në emër të popullit, me vula të Republikës së Kosovës. E tash, nëse kjo nuk lejohet, që vendimet e tyre të vulosen me vulat e Republikës së Kosovës, atëherë cila është arsyeja për të konsideruar se nuk qenka gjykatë paralele?”, është deklaruar Kelmendi për Radion Evropa e Lirë.
Por, zyrtarët e EULEX-it nuk janë të sigurt se çfarë vendimi do të marrin. “Po mundohemi që të gjejmë qasje pragmatike për të adresuar shqetësimet në pjesën serbe të Mitrovicës dhe po mundohemi që të gjejmë zgjidhje”, ka deklaruar për mediat zëdhënësi Lamfalussy.


Suksesi i EULEX-it do të jetë nëse arrin që të integrojë një sistem unik
Por, ministrja Nekibe Kelmendi thotë se disa kufi nuk mund të kapërcehen. “Është për t’u vlerësuar përpjekja e tyre për t’i funksionalizuar ato gjykata, mirëpo jo me çdo kusht. Ato duhet të jenë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës. Suksesi i EULEX-it do të jetë nëse arrin që t'i integrojnë ata (serbët) në sistemin unik të Kosovës. Në të kundërtën, ata nuk do tregojnë kurrfarë suksesi, sepse prapëseprapë konsiderohen si gjykata paralele, përkatësisht si gjykata të ndara, sikur që pretendonin fillimisht se duam të punojmë me UNMIK-un e jo me EULEX-in. Meqë UNMIK-u i ka kaluar të gjitha kompetencat te EULEX-i, atëherë i bie se këta janë pjesë e ndarë e sistemit”, tha Kelmendi.
Në gjykatat në veri të Kosovës aktualisht punojnë vetëm gjykatësit dhe prokurorët e EULEX-it, ndërsa stafi shqiptar i Gjykatës së Qarkut prej më se një viti punon me kapacitet jo të plotë në Vushtrri. / I. M. & H.S.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi