Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halil Xani:Epigrame

Shko poshtë

Halil Xani:Epigrame Empty Halil Xani:Epigrame

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 14, 2010 11:05 pm

Halil Xani:Epigrame 37500_1527336547449_1355732799_31414311_1307494_n

Halil Xani:Epigrame 30186_1449125232215_1355732799_31206390_105176_n

Halil Xani:Epigrame


Shumë nuse duan t`i kenë vjehrrat, si jo
Me kusht që të mos takohen kurrë me to
Vjehrrat duhet të punojnë sipas nevojës
Por edhe kërkohet t`i vënë kapak gojës.
...
Dikurëmijët me ëndje ruanin bagëtinë fushës
Tash pleqve ua lanë në dorë këmbët e arushës
Mos thoni pleq vajhalli e ku-ku çka na gjeti
Është shekull i ri, epokë teknike dhe interneti.
...
Ai që ecën me kokën lart bie në gropë
Në mes të asfaltit bëhet copë-copë
Se edhe ku s’ka gropa ne hapim kanale
Që për dikë edhe mund të jenë fatale.

Me një fjaë goje shokët i largon
Me darka të mira prapë i pajton
Ata që janë vetëm shokë biznesi
Edhe kur prishen i bashkon interesi.

Mendjemadhi niset me kalë, kthehet këmbë
Besa mund të kthehet edhe pa dhëmbë
Prandaj e këshillonte e ëma shpesh
Kujdes ore bir se bie në hundlesh.

Më parë vrit ujkonjën pastaj këlyshët
Kështu thoshin etërit por dhe gjyshët
Kush këtë thënie të urtë tash e analizon
Pyet pse gjithënjë peshku i vogël e pëson.

Thonë Kosovën varfëria po e mbytë
Ngriten pallatet sa qil e mbyll sytë
Gratë me dimia kanë celularë
Edhe fëmijtë që nga klasa e parë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi