Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Analfabetizmi në Kosovë:Mbi 10 për qind e femrave analfabete

Shko poshtë

Analfabetizmi në Kosovë:Mbi 10 për qind e femrave analfabete Empty Analfabetizmi në Kosovë:Mbi 10 për qind e femrave analfabete

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 28, 2009 1:16 am

Mbi 10 për qind e femrave analfabete

Shqipe Osmani, BOTA SOT
Shkalla e analfabetizmit në Kosovë mbetet e lartë
Analfabetizmi në Kosovë:Mbi 10 për qind e femrave analfabete Sh_b


Një raport i studimit “Drejt Lisbonës”, ka vënë në pah se analfabetizmi në Kosovë më i shprehur është tek femrat e viseve rurale prej 14 për qind, ndërsa kjo përqindje te meshkujt është vetëm 4 për qind. Duke përshirë në statistika edhe femrat, të cilat mezi lexojnë apo shkruajnë, rezulton se afër një e shtata e femrës në fshat janë analfabete. Kjo u bë e ditur në promovimin e studimit që ka për qëllim identifikimin dhe vlerësimin e nevojave për trajnime profesionale, si dhe krijimit të mundësive për punësim të femrave në viset rurale. Sipas këtij studimi vlerësohet se problemi i analfabetizmit është trashëguar nga diskriminimi dhe mos kujdesi dhjetëvjeçare. Gjithashtu studimi ka të bëjë me prodhimin e ideve të reja dhe të kontribuoj në dizajnimin e strategjive gjithëpërfshirëse për t’i fuqizuar gratë të marrin rol aktiv në shoqërinë dhe ekonominë e Kosovës. Studimi ka vënë në dritë gjithashtu se në Kosovë përveçse ekziston pabarazia gjinore ekziston edhe pabarazia në arsimim. Niveli i analfabetizmit tek personat nën moshën 45 vjeçare ka rënë në 5 për qind, ndërkohë që shkalla e analfabetizmit tek femra është tri herë më e lartë se tek meshkujt. Studimi ka konkretizuar se analfabetizmi më i lartë i femrës është në viseve rurale me 14 për qind, ndërsa tek meshkujt është 4 për qind. Përfshirja e femrës në fuqinë punëtore në Kosovë është vetëm 33 për qind që është shumë pak krahasuar me vendet e BE-së ku kjo përfshirje është 62.6 për qind.
Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Enver Hoxha tha se ky raport me këto statistika është një thirrje për institucionet e Kosovës që të japin një kontribut më të shtuar që ta ulim shkallën e analfabetizmit tek ajo popullatë, që nuk dinë shkrim e lexim. Hoxha tha se një situatë e tillë e analfabetizmit është pasoj e historisë që ka pasur Kosova gjatë tërë shekullit njëzet, shtypjes, okupimit dhe zhvillimit. “Qeveria e Kosovës është e fokusuar që së shpejti do fillojë programin për zhvillimin e resurseve njerëzore dhe se shumë shpejtë do të jetë në funksion edhe ligji i cili rregullon të gjitha format e trajnimeve dhe aftësimeve” , tha Hoxha duke theksuar kështu se qeveria është e përkushtuar që të ngrish nivelin e arsimimit sidomos tek gjinia femërore. “Pa një femër të arsimuar nuk do të ketë as shkollë të shëndosh e as familje të shëndosh dhe ne shohim se roli i femrës është element kyç në emancipimin e shoqërisë dhe pa arsimim të mirëfilltë të femrës nuk do të ketë as zhvillim ekonomik të Kosovës”, vlerësoi Hoxha duke shtuar se arsimimi jetësor do të jetë agjende e punës së qeverisë. Duke u nisur nga faktet e raportit studiues të analfabetizmit në Kosovës, udhëheqësi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Robert Fuderich, tha se me vetëm 9 për qind të grave të punësuara Kosova ka edhe shumë punë për të bërë për të arritur standardet evropiane dhe synimet e Mijëvjeçarit.”Zhvillimi i vërtet nuk mund të arrihet në asnjë shoqëri pa barazinë gjinore në të gjitha sferat e jetës”, është shprehur Fuderich. Studimi Drejt Lisbonës është realizuar nga UNICEF-i, Ministria e Arsimit dhe Mirëqenies Sociale në bashkëveprim me disa OJQ. Studimi “Drejt Lisbones”, ka për qëllim afrimin e Kosovës me Evropën në aspektin e zhvillimit të kapitalit njerëzor, shpenzimeve në arsimimin e të rriturve dhe në pjesëmarrjen e grave në tregun e punës. Raporti në fjalë ka nxjerr në pah edhe shkaktarët e një situate të tillë të analfabetizmit me theks të veçantë në viset rurale e që ka të bëjë me gjendjen ekonomike dhe sociale në tërësi ku 45 për qind e popullatës jetojnë në varfëri, ndërsa të skajshme 15 për qind.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi