Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

GJND-ja me 22 korrik shpall vendimin për Kosovën

Shko poshtë

GJND-ja me 22 korrik shpall vendimin për Kosovën Empty GJND-ja me 22 korrik shpall vendimin për Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 14, 2010 11:21 pm

GJND-ja me 22 korrik shpall vendimin për Kosovën

GJND-ja me 22 korrik shpall vendimin për Kosovën GJND1

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka konfirmuar edhe zyrtarisht se më 22 korrik, në orën 15:00, do të lexohet mendimi i kësaj gjykate mbi legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Një dëgjim publik do të zhvillohet të enjten, më 22 korrik, gjatë të cilit mendimin do ta lexoj presidenti i kësaj gjykate, Hisashi Owada. Dëgjimi do të bëhet në sallën e madhe në Pallatin e Drejtësisë në Hagë, ku pritet të jenë të pranishëm pjesëmarrësit e dëgjimit si dhe përfaqësuesit e korit diplomatikë.
Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është kërkuar nga Serbia dhe në bazë të kësaj kërkese Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka kërkuar që GJND-ja të japë mendimin e saj. Shumë shtete kanë paraqitur argumentet e tyre me shkrim dhe disa edhe në dëgjimet gojore pro pavarësisë së Kosovës, por disa edhe kundër.
Në njoftimin nga GJND-ja thuhet se seanca e leximit të mendimit për Kosovën do të transmetohet direkt edhe në web faqen e Gjykatës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GJND-ja me 22 korrik shpall vendimin për Kosovën Empty Re: GJND-ja me 22 korrik shpall vendimin për Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 14, 2010 11:21 pm

Bota Sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi