Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nebih BUNJAKU:NËNA E DASHURISË

Shko poshtë

Nebih BUNJAKU:NËNA E DASHURISË  Empty Nebih BUNJAKU:NËNA E DASHURISË

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 15, 2010 10:31 pm

Nebih BUNJAKU:NËNA E DASHURISË  34534_1528565898182_1355732799_31416698_8040547_n
Nebih BUNJAKU

NËNA E DASHURISË

Nënë Terezes

Me dashurinë e botës në zemër

sfidove skamjen skutë më skutë

Nëna e botës – Nënë Tereze

nga Ballkani në Kalkutë

melhem zemre ilaç shpirti

gamë rrezesh në çdo skëterrë

u mëkove shpirtin edhe trupin

digë acarit në dimër në verë

përtej vuajtjes në rrudha balli

mbolle buzëqeshje e dashuri

me gjithë zemër shërove plagët

mbi trishtim mbolle miqësi

ditë e natë plot mirësi

shpirtin flakë e zemrën prush

gjithë botës së pafuqishme

shpresat e thyera gaz ua mbush

Nënë Dashurie – Nënë Shqiptare

fjalë e vepra _ altruiste

padrejtësinë e sfidove globit

për mirësi je Nobeliste

Ambrazianë këshilla Jote

zemërmadhe Shenjtëreshë

vepra Jote mëshirë hyjnore

nëpër shekuj si Perëndeshë




Solli:Halil Xani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nebih BUNJAKU:NËNA E DASHURISË  Empty Nenih Bunjaku:MILLI IM ËSHTË SHQIPËRIA

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 15, 2010 10:39 pm

Nebih BUNJAKU:NËNA E DASHURISË  34676_1528571418320_1355732799_31416722_6269649_n
Nenih Bunjaku

MILLI IM ËSHTË SHQIPËRIA


Shpatës së Skënderbeut në Vjenë

Jam e vjetër me shumë vlerë

emrin tash e kam pranverë
n’luftra t’ashpra ndër beteja

ndriçoj natën si rrufeja

kurrë s’luftova për muze

veç për diell e mëmëdhe
në baltë kurrë s’e lashë Hirësinë

flamuri ilir t’valojë n’çdo stinë

mua s’më ha asnjë limë

jam relikt për historinë
kur Naimi më puthi në Vjenë

n’sytë e tij pashë Skënderbenë

më ndryshk malli në mërgim

n’Belvedere s’gjej ngushëllim
mbi pesë shekuj n’vend të huaj

të gjitha ëndrrat i shoh n’Krujë

kur Mëmëdheu t’ketë nevojë

jam e gatshme t’i bëj rojë
ëndrra ime është Iliria

milli im është Shqipëria.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi