Topalli: Shërbëtorët e komunizmit s`mund të qëndrojnë në poste kyçe
Faqja 1 e 1

Është i papranueshëm fakti që njerëz që kanë shkaktuar tmerre të mbeten në poste të larta shtetërore
Në postet kyçe të disa segmenteve të shtetit s'duhet të ketë njerëz me të kaluar që kanë shkaktuar tmerre të paimagjinueshme gjatë shërbimit të tyre në rregjimin komunist. Këtë deklaratë Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e ka bërë gjatë çeljes së ekspozitës, me karakter historik, hapur në mjediset e Katedrales së Shkodrës në përkujtim të genocidit komunist ndaj klerikëve dhe objekteve të kultit. Duke iu përgjigjur interesimit të medias mbi pezullimin e ligjit të lustracionit nga Gjykata Kushtetuese, Topalli theksoi se, kjo ekspozitë do të qëndrojë hapur në 24 orë dhe do të ishte mirë të lëvizë në të gjithë institucionet dhe tek ato institucione që kanë penguar bërjen e transparencës për zyrtarët e shtetit dhe për ata që nuk janë penduar, duke mos lejuar të bëjmë transparencë. Gjithashtu, Topalli ka reaguar edhe ndaj konfliktit të interesit në Gjykatën Kushtetuese përsa i përket shqyrtimit të ligjit të lustracionit. Në këtë kontekst, kreu i legjislativit ka nënvizuar se, një gjë e tillë Gjykatës Kushtetuese i është bërë e ditur edhe me anë të një letre që, Kuvendi i ka dërguar duke i parashtruar kërkesën që ligji në fjalë të mos shqyrtohet nga persona që bien në konflikt me të. "Pa dyshim. Kjo është shkruar dhe në letrën drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Por është detyra jonë, që duke qenë besimtarë të mëdhenj të shtetit ligjor duhet të ecim përpara, pa menduar se mund të tërhiqemi nga "mea culpa" nga bërja e transparencës dhe nga kërkesa se në postet kyçe të disa segmenteve të shtetit mos kemi njerëz me të kaluar që kanë shkaktuar të tilla tmerre", është shprehur Topalli. Përsa i përket çeljes së ekspozitës në nderim të qytetarëve që kanë vuajtur krimet e komunizmit, Topalli ka theksuar se për çdo qytetar, çdo burrë e grua që ka jetuar në periudhën e diktaturës, në mënyrë të veçantë, për ata që kanë marrë vendime, që kanë shkaktuar tortura, persekutime, në biruca e burgje në të gjitha qytetet e Shqipërisë, "mea culpa" është e domosdoshme. Sipas saj, duhet të shihet nga e ardhmja, për të mos harruar kurrë çfarë ka ndodhur. Topalli ka shprehur mirënjohjen e saj për organizatorët e kësaj ekspozite, e cila është një tjetër dëshmi rrënqethëse në fakt, jashtëzakonisht prekëse për atë që çfarë ka qenë periudha 50-vjeçare e diktaturës. Ajo tha se kjo periudhë, është jo vetëm e ndaljes së kohës për Shqipërinë e shqiptarët, po një ndër periudhat që ka krijuar dhimbje të jashtëzakonshme, që ka frenuar çdo gjë që ka ekzistuar në jetën e njeriut, lirisë së tij, që ka ndaluar me ligj Zotin dhe çdo gjë tjetër, që nuk mund të imagjinohet. Kryetarja e Kuvendit dhe pjesëmarrësit në këtë ceremoni, mes të cilëve dhe Monsingnor Anxhelo Masafra, përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare, të shtresës së të persekutuarve etj., përcollën me emocion, ekspozimin e dhjetra fotove, dokumentave, dhe dorëshkrimeve tronditëse nga kalvari i gjatë i persekutimit të klerit katolik, i proceseve në hetuesi dhe të dëbimeve të emrave të spikatur si Padër Anton Arapi, Padër Mushkalla etj. Kryetarja e Kuvendit vuri theksin ndër të tjera dhe në procesin e dëmshpërblimit të të persekutuarve politikë, duke garantuar shpërndarjen e parave, ditët e ardhshme. Ekspozita e titulluar "M`shirë o Zot se kam gabue", sillte një kombinim të veçantë kontrasti të dokumentave historike të kohës, me pamje filmike, fotografi, objekte dhe dorëshkrime nga vuajtjet e klerikëve katolikë e muslimanë gjatë persekutimit të pamëshirshëm nga rregjimi komunist si dhe prishjes masive të objekteve të kultit në të gjithë vendin. Një objekt i veçantë ishte libri i përshtypjeve të muzeut të vetëm ateist në botë, që regjimi komunist ngriti në Shkodër, libër që përmbante shënime dhe përshtypje të vizitorëve në vitet '82-'90, kundër fesë dhe klerit.
Dëmshpërblimi, do të përfitojnë edhe familjet e të pushkatuarve pa gjyq
Në ditët e ardhshme fillon menjëherë shpërndjarja e dëmshpërblimit për të persekutuarit e regjimit komunist. Kryetarja e Kuvendit ka theksuar dje, se paralelisht në Komisionin parlamentar të Ligjeve, do të kalohet dhe një amendim i ligjit, duke i dhënë të drejtën e dëmshpërblimit dhe të pushkatuarve pa gjyq si dhe familjarëve të të dënuarve, që nuk kanë lënë pasardhës, si klerikët apo të dënuar të tjerë. "Është një detyrim, që ne ia kemi pasur dhe një premtim që ne po e mbajmë. Në ditët e ardhshme fillon menjëherë shpërndjarja e dëmshpërblimit për të persekutuarit e regjimit komunist. Paralelisht, në Komisionin parlamentar të Ligjeve, ne do të kalojmë dhe një amendim të ligjit, duke i dhënë të drejtën e dëmshpërblimit dhe të pushkatuarve pa gjyq si dhe familjarëve të të dënuarve, që nuk kanë lënë pasardhës, si klerikët apo të dënuar të tjerë", është shprehur Topalli. Gjithashtu, Kryetarja e Kuvendit tha se, "Mea culpa" nuk është për këtë vend, është për të gjithë shoqërinë shqiptare. Duke vlerësuar idenë e organizatorëve si të jashtëzakonshme për t'i thënë çdo shqiptari, që secili prej nesh, duhet të bëjë përpunimin e asaj, çfarë ka qenë historia jonë, Topalli theksoi se, ironia e gjithë kësaj është dhe emërtimi i kësaj ekspozite "Mea Culpa", sipas saj, sepse në atë regjim njerëzit e fesë ishin viktima të persekutimit ç`njerëzor komunist. Gjithashtu, ajo theksoi se, kontrasti i krijuar edhe në këtë ambjent të vogël, mes pikturave të realizmit socialist dhe veprave të shkelura, të hedhura e të goditura fetare, apo dhënies së pretencave të prokurorëve ndaj dënimit të klerikëve dhe akteve të shkatërrimit të kishave e xhamive, flet kaq shumë për këtë peirudhë të errët të historisë së shqiptarëve. "Nga gjykatësit që kanë dënuar me varje, pushkatim, e internim, dhe që kanë zhdukur ndër pjesët më elitare të shoqërisë, kërkohet "një mea culpa", tha Topalli. Ministri i Arsimit, Fatos Beja, i pranishëm në ceremoni, duke vlerësuar ekspozitën si një përpjekje të rëndësishme për dëshminë e një prej periudhave më të errëta të historisë së shqiptarëve, tha se si qytetarë të gjithë duhet të kemi kurajon që ta shohim historinë përballë dhe të kërkojmë dëshmitë e asaj që kemi përjetuar. Kjo sipas tij, lidhet dhe me rëndësinë që ka kujtesa historike për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë. "Ne duhet të vlerësojmë atë ka ka ndodhur që të mos përsëritet më", tha Beja. Gjatë periudhës së diktaturës komuniste, mbi 25 klerikë katolikë nga rrethi i Shkodrës u ekzekutuan, ndërsa dhjetra të tjerë u dënuan me shumë vite burg, internime e kampe pune.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi