Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A ekziston në Maqedoni lëvizja e vahabistëve?‏

Shko poshtë

A ekziston në Maqedoni lëvizja e vahabistëve?‏ Empty A ekziston në Maqedoni lëvizja e vahabistëve?‏

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 16, 2010 4:50 pm

A ekziston në Maqedoni lëvizja e vahabistëve?‏ Ungruppomussulmaniamacedonia

A ekziston në Maqedoni lëvizja e vahabistëve?
15/07/2010

Gazeta SHQIP

A ekziston në Maqedoni lëvizja e vahabistëve?
Bashkësia Fetare Islame (BFI), si i vetmi institucion fetar islam që mban përgjegjësi për jetën fetare në Maqedoni, ka deklaruar publikisht se në Maqedoni nën petkun fetar ekziston lëvizja e njohur radikale vahabiste
Pas incidentit të ndodhur në xhaminë Isa Beg në Shkup, kur u largua me dhunë nga posti imami i xhamisë, Bashkësia Fetare Islame foli për herë të parë publikisht për ekzistencën e lëvizjes ekstreme vahabiste në Maqedoni. Afrim Tahiri, sekretar në Bashkësinë Fetare Islame në Maqedoni, thotë se është një e vërtetë shumë e madhe se në Maqedoni ka paraqitje të lëvizjeve të ndryshme ekstreme nën petkun fetar. "Një nga ato është lëvizja e njohur radikale vahabiste", thotë Tahiri. "Pas incidenteve të njëpasnjëshme, pas ndërhyrjeve të shumta të rrymës radikale vahabiste që kanë tentuar t'i shkaktojnë dëm Bashkësisë Fetare Islame, është parë e arsyeshme që në mënyrë të hapur të bisedohet për këtë problematikë". Bashkësia Islame e vlerëson lëvizjen vahabiste si tejet ekstreme meqë interpretimi i fesë prej tyre është shumë radikal. "Një mënyrë ndryshe e praktikimit të islamit kuptohet para së gjithash për vendin tonë e papranueshme. Paraqet një rrezik të madh edhe në përçarjen në mesin e besimtarëve myslimanë", thotë sekretari i BFI-së, i cili shton se përfaqësues të lëvizjes radikale vahabiste kanë uzurpuar me dhunë katër xhami në Shkup. Ata persona do të ndiqen përmes institucioneve gjyqësore. "Në ato objekte nuk do të guxojë tani e tutje askush të bëjë shërbim në kundërshtim me kushtetutën e Bashkësisë Islame", shprehet Tahiri. Ramadan Ramadani është ushtrues i postit të imamit në xhaminë e Isa Begut, e cila nga BFI-ja apostrofohet si çerdhe e lëvizjes radikale vahabiste. Këto pohime Ramadan Ramadani i vlerëson si të pasakta. Sipas tij, "për dallim nga disa vende të rajonit në Maqedoni nuk ka pasur prezencë të organizatave, të cilat do të mund të përhapin ndonjë ekstremizëm apo ndonjë version tjetër, i cili do të mund të shpjegohej me çfarëdo termash nga Lindja e Mesme". Gjithnjë sipas Ramadan Ramadanit, në institucionet fetare nuk ka vend për politikë. Sipas tij, BFI-ja duhet t'i ndërpresë zigzaget politike, sepse përçarjet në mesin e besimtarëve do të jenë të paevitueshme. Etiketimi për gjoja ekzistimin e lëvizjes vahabiste në Maqedoni dhe për uzurpimin e xhamive nga ana e tyre është qëllim antishqiptar, sepse dëmtohet pozicioni dhe rëndësia gjeostrategjike e shqiptarëve në rajon, thotë Ramadani. "Autenticiteti i myslimanëve në Maqedoni e ka vazhdimësinë e vet mes të tjerash edhe në traditën fetare që zhvillohet në këtë vend. Po ashtu, në Maqedoni nuk ka brum të mjaftueshëm të jetës fetare që të mund të përhapet çfarëdo lloj ekstremizmi në këto baza". Sipas Ramadanit, për ruajtjen e unitetit në mesin e bashkësisë myslimane në Maqedoni është më se i nevojshëm reformimi urgjent i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi