Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

IbrahI. Egriu: Shembull për kurbetçarët!

Shko poshtë

IbrahI. Egriu: Shembull për kurbetçarët! Empty IbrahI. Egriu: Shembull për kurbetçarët!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 17, 2010 8:47 pm

IbrahI. Egriu: Shembull për kurbetçarët! U1_IsmailBegzati
Me rastin e 70-vjetorit të lindjes, mikut tonë të dashur, z. Ismail Begzati e të 46-vjetorit të lindjes se djalit tim të dashur-LulzI. Egriu, që të dyve u urojmë shëndet e jetë të gjatë sa malet e Korabit e bjeshkët e Sharrit!
SHEMBULL PER GJITHE KURBETÇARET !
Jungjatjeta bjeshkët e Australisë, maj 1963
Lamtumirë kurbet i mallkuar 1967-kthim në vendlindje. Shkoi i varfër dhe u kthye i pasur në dy aspekte. Rexhep Zllatku,”Flaka” 20 tetor’67
I vetmi kurbetçar, i cili mori rrugën e kurbetit në Australinë e largët dhe që pas pesë vitesh ktheu në vendlindje e tij të dashur është – Ismail Begazati. Ai, më 15 maj 2010 mbushen plot 70 vjeç. Lindi në Tërnovë, malësi të Gostivarit. Mësues i parë i tij ka qenë atdhetari dhe pishtari i arsimit, prof. i ndjerë, z. Aburrahman Beqiri, të cilin e kishte dhe mikun e tij më të afërt. Tetëvjeçaren e kreu në Gostivar dhe, për shkaqe ekonomike s’pati mundësi të vazhdojë shkollimin e mesëm.Jetën rinore e kaloi duke u marrë me prodhimin dhe shitjen e kërqeles, kurse më pas punoi në Novi Sad dhe Suboticë. Sa herë që kthente në gjirin familjar,kohë pas kohe vinte për vizitë tek ne në shkollën e fshatit, bisedonim për hallet e kurbetqarëve dhe që atëherë u njohëm për së afërmi me të. Mua dhe kolegut tim-Vehap Dukës,na tregoi se do nisën në kurbet diku larg në Australi. E lutëm të mos largohet, duke e këshilluar se kurbeti është plagë e rëndë dhe se nuk do mund të kthehet më kurrë nga Australia. Jo,na u përgjigj ai vendosmërisht:-Të shkoj, të fitoj e do të kthehem! Në pranverë të vitit 1963,mori rrugën e largët të kurbetit dhe, në gusht të vitit 1967 u kthye në vendlindje. Shkoi i varfër dhe ktheu i pasur në dy aspekte:
1.Duke punuar ne bjeshket e Australise, per pese vjet pa ndërpreje, ai u kthye i pasur ne fshatin e tij-Ternovë dhe, pas dy muaj në fshatin Banjicë, shumë pranë Gostivarit, bleu shtëpi te re dhe 5 hektarë tokë, jo vetem për të, por edhe per tri vëllezerit e tij. Ai, po aty në Banjicë filloi të merret me perpunimin e kërqeles dhe hapi fabriken e vet. Vitin që e lëmë pas hapi dhe nje fabrike tjeter dhe, sipas të dhënave që m’i ofroi, të dyja fabrikat ne vit bëjnë një xhiro prej qindramijë euro bruto. Por, vazhdon djali i tij i vetëm dhe shumë i vyeshëm -Iliri, të cilin e ka caktuar drejtues,thotë se edhe shpenzimet, pra tatimet, pagat e punëtoreve dhe e lëndës djegëse jane kolosale. Z. Ismail me plot krenari thotë: Ja ku e kemi Australinë ! Me punë mund te arrihet gjithëçka,ndaj uroj qe kurbetçret tane të kthejnë në vendlindje,sepse Atdheu ynë është i pasur me resurse dhe, secili kurbetçar me leket e fituar me djerse, mund te hap ndonje biznes - uzinë te vogël dhe të jetojë ne trojet e te pareve tane.
IbrahI. Egriu: Shembull për kurbetçarët! U1_IsmailBegzati-IbrahimEgriu
2. -Ai, shkoi i varfer dhe u kthye i pasur edhe në aspektin e diturise. Gjate tërë kohes se qendrimit tim në Australi, me plot impenjim lexova veprat e rilindasve tane: Gjergj Fishtën,Naimin, Konicen, Asdrenin, Ndre Mjeden e shumë rilindas te tjere dhe, me te kthyer ne vendlindje te gjithë literaturen time e solla ne Atdhe. Pra, nga rilindasit tanë atdhetarë e veprimtarë te devotshem,mësova shumëçka. Pra, shembulli i z. Ismail Begzati, le të jetë udhërrëfim për çdo kurbetçar, që synon të kthejë në vendlindje. Mëqë, miku im I. Begzati lindi dhe u rrit në fshatin, në të cilin së pari fillova detyrën e mësuesit, ndaj s’mundem të anashkaloj e të mos shkruaj rreth mbresave dhe kujtime ve të mia më të mira gjatë shërbimit në këtë fshat: S’e harroj kurrë pritjen qe na e bënin gjithe fshataret me daulle dhe percjelljen, pra ndarjen me lotë në sy: burra e gra, pleq e fëmijë. S’e harroj lindjen e djalit tim-Lulëzimit, më 12 maj 1964, kur i tërë katundi organizoi festë, duke brohoritur telalli: -Mësuesit Ibrahim i ka lindur djalë! S’i harroj drekat e darkat qe na i shtronin.Se pari mesuesi e pastaj hoxha. Po vorbat me kosë e me qumesht qe na i sillinin per çdo dite, a mund t’ i harrojme. Jo, se na vret Zoti ! Gjatë muajit Ramazan agjëroja dhe për syfir, me daulle na zgjonin. Njerës më të dashur, më bujar e mikëpritës, më të besës, më trima e më fisnik nuk kisha pa. Kësisoi janë mlësorët! Me rastin e hapjes e të pagëzimit të shkollës së re, në Tërnovë, mori pjesë edhe Ismaili. Ishte muaji tetor i vitit 1967. Në oborrin e shkollës qenë przent rreth 80 fshatar. Për nder të hapjes së shkollës së re organizuam një prog ram modest me këngë, valle e recitime. Nxënësit më të mirë i recituan edhe dy poezitë e mia, me titull:
“Tërnovasit” dhe “Të vetmuarit”
O tërnovas
mendo ti
se ne fushë
ç’asht’ mbërri,
mësues e doktorë
në çdo anë
me duzina
ata i kanë.
Këtë gjë dhe
unë e di
pasi vet jam
kurbetli,
dijmë dhe ne
si ta të jemi
vetëm kushtet
nuk i kemi.
O tërnovas
shiko pra,
pranë kishës vjetër,
çka asht ba,
një shkollë e re
asht ndërtue,
sytë e fëmijëve
me i ndriçue !
“TE VETMUARIT”
(Kushtuar tetës Mehreme dhe djalit të saj Beqirit, të cilët jetonin në mes të pyllit të vetmuar pa askend në botë, 2 km. larg fshatit Tërnovë.)
IbrahI. Egriu: Shembull për kurbetçarët! U1_Shtepia
Të vetmuarit
Porsi lulja në tubzën e ferrave,
që s’lëshon dorë kush me e kërkue,
njashtu dhe nënë e bir së bashku,
jetojn’ në pyll askush pa i shikue.
Porsi terri në mes të natës,
porsi ahri ku flejnë lopët,
njashtu dhe kasollja e së ngratës,
është e shkatërruar dhe bën ftohët.
Mbi të gjitha vështirësitë që ka,
është e çalët në dorë e këmbë
një magji thotë ma kanë ba,
e kanë ngulur një dru në rrënjë!
Kësi mendime prapanike,
i rrotullohen njeriut në kokë,
kur jeton si bishët e egra
dhe nuk ka as miqë as shokë.
SQARIM:-Frymëzimi për ta shkruar këtë poezi m’u shfaq pas vizitës qe ia bëmë, Teze Mehremes dhe djalit të saj, Beqirit, së bashku me kolegun tim Azizin, ne shtepinë (kasollen) e tyre në mes të pyllit. Nga Tërnova, unë dhe Azizi nisëm rrëzë malit përpjetë dhe, porsa arritëm pranë kasollës, papritmas para nesh u shfaq një malësor me plis të bardhë e mustaqe, i cili për dore mbante një dhi dhe na udrejtua me vrazhdesi: -Ku shkoni dhe ç’kërkoni këtu? -Iu pergjigjem se kemi ardhur qe t’ju vizitojme, sepse ne jemi mësuesit e katundit. -Të na vizitoni, pse mos kemi mbetë të na jepni sadaka?! -Jo Beqë, vetëm sa t’ju shohim. Atëherë, nga kasollja u dëgjua zëri i nënës se tij: -Hë Beqë kush është, me kend po kuvendon? -Me m’susit nanë, kanë ardhur të na bëjnë ziharet(vizitë) -Mirë se kanë ardhur, leri le të hynë brenda! -Ymë brenda, kurse Beqa qëndroi jasht në pyll. -Urdhëroni uluni dhe mirë se keni ardhur! -Mirë se të gjetem teze! -Azizi u ulë pupas, kurse une qendroja ne kembë. S’kisha ku të ulem, sepse s’kishte as dysheme, as ndonjë stol për t’u ulur. Te kemi sjellë ca ushqime: groshë, oriz, sheqer e vaj, i thashë unë, ku t’i vendosim? Vëri ç’aty në legjen dhe mos kij dert, sepse ne i ham e jo Ju. I shpraza ashtu siç më urdhëroi. Mandej ia filloi bisedës:-Siç më shihni unë jam sakate (e çalët) në dorë e kembë dhe djali më ka mbet i pamatuar. A e dini çka? Më kanë bërë munxhi(magji),e kane ngulur nje dru në rrënjë ndaj me ka ngelë djali i pamartuar dhe dhe unë sakate. Në ato çaste me vemendje përceptoja brendinë e shtëpis’ por ç’me pa, nje shtëpi pa tavan, pa xhama dhe pa orendi. Lart në trarin e kasollës ish i lidhur një zinxhir i gjatë dhe posht ish lidhur një çengel,kuse varur qëndronte një kusi e vjetër bakri me ujë për të bërë kaçamak me miell misri. Shpejt do ta bëj gati kaçamakun dhe do t ’ju gostis. Jo, i thashë unë, ne kemi ngrënë, porsa nisem per ketu. Shiko, shiko, u pergjigj ajo, miku nuk nxirret nga shtëpia pa bukë. Ne shqiptaret e kemi zakon ta presim mikun me buke, krypë e me zemer. O Zot thashë me vedi,ç’na gjeti! Atëherë ndëryri dhe Azizi:-Nëna e Beqës, ne nuk e lëmë me kaq, përsëri do ju vizitojmë.Tani duhet të shkojmë në shkollë, sepse nxënësit na presin. Mirë tha, shkoni ! Ju paça nëna, falemnderime dhe ju qoftë rruga e mbarë! Nga ajo vizitë,tri ditë rrjesht s’mundeshim të fusim asgjë në gojë, as Azizi e as unë. Ate vizitë kurrë s’e harrojmë ! Në një proverbë dibrane, për fukarenjtë, të cilët s’masin qe sa më mirë ta presin mikun, thuhet: “Për një plesht e diegen jorganin”! Pas mbylljes se Programit, u propozova fshatarëve që, shkolla e re të pagëzohet me emrin e Prisit ton’ legjendar kombëtar - Gjergj Kastrioti. Në ato çaste, ndërhyri një fshatar, i cili me zë të lartë tha: -Kete shkolle ta pagezojme me emrin e nacionalistit e të luftëtarit trim e patriot nga treva e Gostivarit-Xhem Hasa. Jo,ndërhyra unë, pushtetarët sllavo-maqedon nuk lejojnë. Atëherë, pasi e kuptova se keta fshatar të pa arsrimur e të padjallëzuar, nuk e dinin se kush ishte Gjergj Kastrioti, u drejtova sërisht me një propozim tjetër: Te dashur fshatarë, kësaj here propozoj që shkollës t’ia vem emrin e ish mbretit të Shqipërisë - Skënderbeu. Po, njëzëri brohoritën të gjithë! Pas atij takimi me fshatarë, sinqerisht një ndjenjë droje filloi të më kaplojë, se mos vallë ndonjëri nga fshatarët lajmëron organet e U D B-së për propozimin e dhënë qe shkolles t’i vihet emri i Xhem Hasës. Por jo, aty vërejta se sa besnik e trima ishin ata. Pra, miq të dashur, ky qe një përshkrim thjesht modest për dhe rreth Tërnovës dhe fshatrëve te mi më të dashur të viteve 1962/63, 63/64 dhe 67/68 kur për here të parë fillova detyrën e mësuesit. Me rastin e 70-vjetorit të lindjes, mikut tonë të dashur, z. Ismail Begzati e të 46-vjetorit të lindjes se djalit tim të dashur-LulzI. Egriu, që të dyve u urojmë shëndet e jetë të gjatë sa malet e Korabit e bjeshkët e Sharrit!
Malme-Suedi, më 12 maj 2010 v.
Me respekt, I. Egriu



IbrahI. Egriu: Shembull për kurbetçarët! U1_Ternovasit
Ternovasit i kerkojne dy mesuesit shembullor. Faximil “Flaka”15.08.196

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi