Imi Egriu: Kujtesë e dhimshme me rastin e 26 vjetorit të ndarjes nga vendlindja
Faqja 1 e 1
Imi Egriu: Kujtesë e dhimshme me rastin e 26 vjetorit të ndarjes nga vendlindja
Pamje fotografike, dalur në Dibër me nxënësit e klasës së shtatë |
Kujtesë e dhimshme me rastin e 26 vjetorit të ndarjes nga vendlindja.
Letër e hapur drejtuar nxënësve të mi,përmes ish nxeneses sime, doktoreshës dhe gazetares së mirënjour, Adelina Marku.
Nga Imi Egriu
Më 8 qeshor 2010, u mbushen plot 26 vjet nga dita kur u ndava nga vendlindja ime e dashur dhe, po sot në mendjen time janë shpalosur shumë kujtime, por mbi të gjitha veçoj ndarrjen e fundit nga nxënësit dhe kolegët e mi të dashur, në mesin e të cilëve gjëndeshe dhe Ti-Adelinë, andaj, po sot këtë shkrim ta drejtoj Ty dhe shokëve e shoqeve të klasës.
Saktësisht, më 8 qershor 1984, pra, para 26 vjet, përkujtoj Ditën kur për të fundit herë dhe me lot në sy, u ndava nga nxënësit dhe kolegët e mi të dashur, nga më të afërmit e mi:miqët, shokët e nga Dibra ime kreshnike. Ja, pas kaq vjetësh, për herë të parë e dëgjova zërin tënd të këmbueshëm, zë, i cili simbolizte dhe shumë zëra të shoqeve e shokëve të klasës sate të artë, siç e vlerësoj unë, sepse, ajo gjeneratë e fëmijëve të prindërve intelektualë dibranë, më ka lënë mbresat më të mira gjatë punës sime 43 vjeçare në lëminë e arsimit.
Them kështu,sepse, nga kjo gjeneratë, shumica prej jush i keni kryer studimet dhe jeni bërë të vyeshëm, jo vetëm veten tuaj e të familjeve, por edhe për kombin e atdheun. Mesazhin, që jua pata lënë, më 8 qershor vitit ’84, Ju e realizuat me sukses. Them kështu sepse më bëhet zemra mal kur lexoj shkrimet e tua, intervistat e tua, veçanërisht atë që e bëre me gazetarin më të shquar botror -Viktor Maier, i cili qe ndër të parët kur, më 1989, në gazetën më me renome gjermane ”Zidojçe Cajtung” e shkroi artikullin më të fuqishëm kundër kriminelit Milosheviq-kasapit të Ballkanit, me titull:”Anti protas”-Milosheviqi e Serbia në një anë dhe tërë bota në anën e kundërt. Ai pra,Viktor Maier, e sinjalizoi opinionin e jashtëm botror për rrezikun që u kanosej popujve të Ballkanit nga ai kriminel, i cili vdiq në gjyqin e drejtësisë, në Hag të Hollandës.
Në veçanti, me mbresa të thella e përcolla intervistën tënde dhënë R T M-së, në gjuhën tonë të bukur e të ëmbël shqipe. Intervista ishte e gjatë dhe përmbajtëse. Nuk është turp të them se u emocionova, në momentin kur spikerja parashtroi pyetje rreth frymëzimit tënd, që Ti, si doktoreshë me profesion dhe zëdhënëse e P D SH-së merresh me shkrime dhe zhurnalistikë, ndërsa frymëzimet e para, deklarove se i pate marrë nga arsimtari I. Egriu, pra, prej meje.
Zot, thashë me vete dhe parashtrova pyetjen:-A ka shpërblim më të madh në
jetë se sa nxënësi apo studenti ta vlerësojë mundin dhe përpjekjen e arsimtarit?!
Përgjigja është -jo, s’ka!-Faleminderime nga zemra-Adelinë ! -Tani, lexoni dhe përkujtoni dhe ju nxënës të dashur ndarjen më të dhëmbshme me ju të datës 8 qershor 1984.
S’mundem të anashkaloj e të mos jua përkujtoj atë ditë të kobshme e të mallkuar kur u ndava nga Dibra ime e dashur. Ishte ditë e bukur pranverore dhe dita e fundit e vitit shkollor 8 qershor 1984. Hyra në klasë dhe isha tepër i shqetësuar.Pas përshëndetjes u drejtova kah dritarja duke i vërejtë bashkëqytetarët e mij tek Stacioni i autobusëve. Një ndjenjë pikëllimi e dëshprimi më kaploi shpirtin, sepse parandjeja se s’do mund të kthehem më në vendlindje, në Dibrën time të dashur.Disa pika loti më rrëshqitën nëpër fetyrë. Në ato çaste, u mbusha me frymë, fshiva lotët, u përqëndrova dhe u drejtova kah nxënësit me këto fjalë:
Sot është dita e fundit e vitit shkollor. Që nga klasa e pestë më keni pasë, jo vetëm kujdestar klase e arsimtar të gjuhës, por edhe prind të dytë. Këtë vit jeni dhe semimaurantë. Të gjithë tok keni qenë të mirë, të dashur, të urtë e të zgjuar. Në të ardhmen të vazhdoni mësimet në shkollë të mesme, t’i kryni studimet, ta doni Atdheun e të mos bëheni tadhëtar. Ja se si e ka përshkruar tradhëtarin Hil Mosi. Në ndërkohë i recitova disa vargje. Arberesha Bolliçe, propozoi të këndojnë këngën:”Lamtuirë, erdh një çast kaq i vështirë. Kur buria nis me rënë, ne prej jush duhet me u ndarë, pse detyra na thërretë....”Lamtumir o shkollë se do ikin ne.-Disa nxenes filluan te qajnë me dënesë.
Në mbarim të orës, kërkova nga nxënësit të rreshtohen dhe fillova të përshën detem me secilin veçmas. Ata kuptuan se diç s’është në rregull, ndërsa, nxënësi Tomor Bellçishta, m’u drejtua duke më thënë: -Arsimtar, do të shihemi sërisht në vjeshtë!
-Po, iu përgjigja unë.-Do të “shihemi”! -Gjatë asaj ndarrjeje, një duf e një dhëmbje më kaplonte shpirtin dhe flisja me veten time: -Ah nxënës të dashur. Ju s’e dini se arsimtari juaj i dashur ndahet përgjithmonë nga ju. -Pra, me lamtumirat e fundit në gojë, u ndava nga klasa ime e dashur, u ndava nga nxënësit më të mirë të mi.
Ndarja nga kolegët e mi.
Pasi u ndava nga nxënësit e mi, hyra në zyrën e arsimtarëve. Si zakonisht kolegët dhe shokët e mi me padurim pritnin të hyj në zyrë e të bëj shaka duke treguar ndonjë barsoletë, sepse gjithmonë kam qenë buza-gaz me shokët e kolegët e mi.
Hë Imi, ç’ke sot, çka të ka gjetur? -Pyeti i pari Mentori, përndryshe shoku im më i ngushtë i fëmijërisë. Mandej vijuan të bëjnë pyetje: Shabani, Azizi, Reshiti,znj.
Fatime, z. Emin etj. të cilët ishin kureshtar dhe deshin të mësojnë se ç’ndodhi me mua.Në ato çaste dhe unë s’dinja ç’tu them, lypsej patjetër të trilloj diçka që të mos kuptojnë se unë shoku dhe kolegu i tyre do të marrë rrugën e pakthim të kurbetit, duke qenë se ishte në pyetje pasaporta, të cilën kisha drojë se do ma marrë policia.Atëherë, fillova të shtihem se jam tepër i sëmurë, se më dhem kryet, barku, fyti etj.
As Mentorit, shokut më të ngushtë s’i tregova. Jo se s’kisha besim në te, por poqe se i tregoja Mentorit do të më idhëroheshin dhe shokët e tjerë, andaj iu përmbajta konspiracionit. Të vetmit person, të cilit i rrëfeva fill e përpe ishte ish mësuesi im, zotëri Abdi Begu-Haxhiu, i cili gjatë atyre ditëve lëngonte në shtrat nga një sëmundje vdekjepru vdekjepruese në lukth Dhe ndarrja me te ish tepër e vështirë dhe emocionuese. Ai, me kancer në lukth, më përcoll deri te dera e oborrit të shtëpisë,më përqafoi fuqishëm dhe ngrohtë e më tha:-Rruga mbarë të qoftë !-Dhe atje në Zvicër do të takosh shokë e miq atdhetarë nga të gjitha trojet tona. Ndërsa porosia apo amaneti i tij i fundit qe:
-Të lutem Imi, mos u bën anëtar i asnjë partie apo orgaizate politike, por gjithmonë të jetosh i lirë e pavarur.-Deri më sot, porosinë e mësuesit tim e kam zbatuar në formë rrigoroze.-U ndamë për të fundit herë me zotëri Abdiun me lotë në sy e s’u pamë më, sepse, në tetor të vitit ’84, ai ndërroi jetë.
Në po të njëjtën ditë, në ora 4 pas dite lypsej të udhëtoja për Zvicër ilegalisht, duke qenë se, garancionin,të cilin ma dërgoi një ish nxënësi im nga Gostivari që të punoj kohësisht, gjëndej në dyert e Seksionit të Punëve të Brendshme në Dibër. Në po të njëjtën kohë, në Listën, që ia dërgoi Komiteti Shoqatës ”Liman Kaba”me rastin e përgatitjes së dramës ”Agu”të Din Mehmetit, mua më kishin vurë vijë të kuqe, pra më patën trajtuar si person non grata .Dhe,ashtu siç preket në këso rastesh shpirti i secilit veprimtar,apo aktivisti dhe unë shpirtërisht u preka rëndë, sepse me atë rast ma ndaluan tërë aktivitetn tim që e pata zhvilluar në lëmin e artit e të kulturës, duke përgatit në artin skenik rreth 80 fëmijë dibranë drama, të cilat gjatë vitit 1979, gjashtë javë rrjesht u tranzmetuan përmes R T V-Shkupi në emisionet në gjuhën shqipe. Ja pra ç’bëri Komiteti i Partisë moniste komuniste në atë kohë!Ia ndaloi aktivitetin plot vrull e elan një arsimatari, i cili me tërë qenien përpiqej t’u ndihmojë e t’i aftësojë vogëlushët dibranë në lëminë e artit skenik. Zhvillimin e artit e të kulturës së një populli s’e pengojnë dhe pushetet më totalitarë në botë, pos në Maqedoninë moniste dhe komuniste.
Një gjest apo vendim i marrë nga pushteti aktual monist në atë kohë ndaj veprimtarisë së një aktivisti kish kuptimin simbolik, sikurse një zogu me ia pre flatrat të mos mund të fluturojë. Por, me gjithë ato masa represive që u ndërmrën ndaj meje, unë nuk u gjunjëzova, atë detyrë që ia pata vënë vetes përpara duhej vazhduar patjetër duke kërkuar rrugë të tjera.Të gjitha rrugët i pata të mbyllura, pos më të padëshiruarës-largimi nga Dibra ime e dashur, nga nxënësit e mij të nderuar, nga farefisi, miqët e shokët dhe, më në fund duke mos pasë rrugëdalje tjetër, falë organeve zvicërane, vijoi emigrimi im në Zvicër e pastaj në Suedinë e largët, ku, që nga ditët e para zhvillova një mori aktivitete në shumë sfera dhe lëmi të jetës, aktivitete, të cilat i kam kryer pa përtesë, pa hezitim dhe pa emër, sepse ne të gjithë jemi shërbëtor të popu llit tonë të shtypur e të okupuar 2170 vjet rrjesht dhe kurrë s’kam punuar e vepruar për grada e ofiqe, por vetëm me dëshirë dhe impenjim që t’i shërbej kombit e atdheut, me tërë energjinë time, ashtu siç kanë vepruar edhe rilindasit tanë.
Në mbarim, këtë kujtesë do e mbyll me dy citate të gazetës më me renome mbarëshqiptare”Ylliria”të Nju Jorkut, shkruar gjatë intervistës së bërë, në kuadër të 65 vjetorit të lindjes sime, më 4 korrik 03 e që e titulloi :”Njëzet vjet veprimtari kombëtare në mërgim e patriotit dibran, IbrahI. Egriu dhe, me nëntitull:-Ai u dha zë shqip tarëve të mërguar dhe zemër atdheut të vuajtur. Intervistën e bëri:-Ruben Avxhiu-gazetar i “Yllirisë” e redaktor.-Falënderime”Ylliri”!
Ky vlerësim është shpërblimi më i madh imi që më është bërë deri më sot gjatë punës sime 43 vjeçare në lëmin e arsimit, të zhurnalistikës, të gjuhesise, të dramaturgjisë dhe në sferat e tjera të veprimatrisë sime.
Ju përshendes përzemërsisht të gjithëve.
Me dashuri e respekt, mësuesi juaj i paharueshëm: IbrahI. Egriu-Imi
Malme-Suedi, 8 qershor 2010 v. Email: Imi39@home.se
Tel&Fax:0046-406024008
OPINIONE
I nderuari Imi,
Letrën tënde e lexova me shumë kujdes dhe duke lexuar atë letër aq përmbajtësore tentova të jem aty afër teje dhe së bashku me Ty t'i përjetojë ato dhembje të ndarjes sate nga ish nxënësit e tu dhe nga ish kolegët e tu. Dhe, më beso Imi, se aty isha, me Ty dhe pranë teje. Isha në Dibër dhe në Kaçanik; isha në Radikë dhe në Lepenc; isha në Grykat tona legjendare dhe sëbashku me Ty përjetova ato dhimbje të mëdha që e goditën popullin e së bashku me popullin edhe Ty edhe shumë të tjerë, si
pjesëtarë të këtij populli. Dhe, dhimbja ishte e madhe, shumë e madhe dhe do të thoja e papërballueshme,por njeriu i përballon edhe ato dhembje. Por, me dhembjen ishte edhe krenaria yte, Imi. Krenaria ishte e madhe, sepse gjatë tërë jetës qëndrove dinjitetshëm dhe gjithnjë i pathyer dhe i paepur. Qëndrove horizontalisht, ashtu siç i ka hije dibranit, ashtu siç i ka hije shqiptarit.
Ti ishe dhe mbete një burrë tipik shqiptar, të cilin nuk e përkulën dot as stuhitë më të egra të kohës. Ty të lumtë dhe lum nxënësit që të patën edukator; lum ata që të patën mik.
Unë krenohem se të konsideroj për mikin tim të mirë.
Të fala Ty dhe familjes sate të nderuar.
Prof.Latif Nallbani, Prishtinë
Subject: [botaegruasshqiptare] Per Zotin IbrahI. Egriu
I nderuar Zoteri Egriu,
Ju uroj suksese per librin ne gjuhen shqipe dhe per punen e palodhshme qe po beni per te perhapur dhe ju mesuar femijeve gjuhen e nenes, gjuhen e embel shqipe.
Sot kam dhe nje surprize per juve:
U takova me Znj. Eleunora Abdullai e cila eshte kolegja ime, Dibranja dhe ish nxenesja juaj e cila me foli me mall dhe dashuri per ish mesuesin e saj, Z.Egriu. Ajo kujtoi me lot ne sy, nje drame qe kishit vene ne skene ne shkolle, NORA, ku juve e caktuat Eleunoren, qe te lozte rolin e Nores, me vone ajo interpretoi rolin e Diles.
Me humor dhe me mall kujtonte Profesorin e nderuar, dhe njekohesisht ndjehej krenare per kete rol qe i kishit dhene, se aq bukur e kishte interpretuar rolin e Diles per humbjen e femijes, sa dhe publiku kishte qare gjate kohes se venies ne skene te kesaj drame.
Ah, i nderuar Zoti Egriu e kuptoja ne thelbin e shpirtit ish nxenesen tuaj me shume kujtime per juve, se mesuesi gjithmone eshte i mbushur me kujtime nga brezat, ato jane si petale lulesh, qe mbushin me arome te kendshme jeten tone te shtrenjte, me kujtimin e shenjte !
Ju faleminderit per surprizat e bukura dhe lotuese nga ish nxenesit e tu te mrekullueshem qe une kam fatin te rri dhe te bisedoj me ta. Une kam gjithashtu fatin te degjoj se sa me respekt flasin ata.
Sot kishja Noren "Presidenten e gruas "Zeri Yne" per nje kafe ne shtepi dhe i thashe per surprizen qe ju me derguat, foton dhe pershkrimet per ta, keshtu qe besoj se do te komunikoni dhe lidheni me kete cift te mrekullueshem.
I nderuar Zoti Egriu,
Miqte e Dibres ketu ne Staten Island nuk kane te mbaruar, shume prej tyre me thane qe ju e keni deren te hapur ashtu sic keni qene dhe me perpara disa here. Ne qe nuk ju njohem kurre me perpara, sinqerisht me gezohet zemra sec thesare po zbulojme nga miqte e Dibres, Kosoves, Malit te Zi dhe Camerise.
Shume prej tyre jane miq te ngushte te familjes sime, dhe shume pune te mira i koordinojme bukur se bashku, per t'u bashkuar ne festa e pervjetore te ndryshme.
Ne festen e Flamurit qe organizojme se bashku me bashkeshortin, per 10 vjet radhazi, gjithmone kam interpretuar poezine vetem per Kosoven, dhe trevat e tjera qe ngelen jashte Shqiperie. Keto kane qene te shoqeruara, me nje pershkrim seperse i interpretoj keto...
Duke e perfunduar ju lutem pranoni mirenjohjen dhe respektin per punen tuaj patriotike ne Diaspore.
Keze (Kozeta) Zylo kzylo@yahoo.com
I nderuar profesor Egriu, se pari uroj te jeni mire familjarisht. Ju falenderoj
qe here pas here me dergoni personalisht pershendetje, shkrime, mbresa dhe artikuj publicistik, rreth aktiviteteve te larmishme qe keni realizuar ju se bashku me koleget e vjeter e te rinj ne Diber Suedi.
Per mua qe kam jetuar ne Shqiperi keto materiale jane nje informacion i gjithaneshem, sepse mesoj jo vetem per ty por edhe per situata e kohe te cilat ne pertej kufirit i kishim tabu. Nepermjet tyre prek nje realitet ndryshe dhe jam e interesuar gjithnje se pari si qytetare e thjeshte por edhe si gazetare. Shkrimin " Ndarje e dhimshme " e lexova me kujdes dhe padyshim si per cdo lexues emocionet jane prezent dhe tronditese.
Vete fjala "Ndarje" ne filozofine e saj ka dhembjen brenda. Por ti pate shume ndarje dhe kjo te ka tronditur thelle qe edhe pas 26 vjetesh e perjeton me te njejten force. Ne qe jetojme ne mergim e dime se cfar do te thote, "mall i largesise" dhe sigurisht qe ky mall na bren shpirtin cdo dite. Mirpo, nuk mund ta ndjejme ate dhembje qe pervec ndarjes nga vendlindja, te afermit, miqte e koleget ju u ndate edhe si edukator i nje brezi te ri ku keni marre e dhene aq shume energji,
Kete profesion, e ka ushtruar gjyshi im Mustafa Llubani ( Mesues i Popullit ) ne qytetin tim te lindjes, ne Kruje e kur doli ne pension ndjehej jovital si me pare. Megjithate ky profesion eshte per mua me i rendesishmi ne formimin e nje personaliteti me virtyte korekte njerezore.Ky mision sa i veshtire por edhe fisnik, ka lene gjurme nder breza nxenesish qe ju edukuat dhe sic i permendni dhe vete jeni krenar per to.
Duke e mbyllur po ju tregoj pershtypjet e mija per mesuesen time te shkolles fillore.
Mesuesja ime e pare ka qene nje model per mua dhe jam munduar ta ruaj ne kujtese qysh ne kontaktin fillestar. Aq e persosur dhe e arrire ishte figura e saj si edukatore, saqe une donja ta kopjonja menyren e qendrimit te saj, te flisnja, te imitonja shpesh here edhe gjestet e saja. Mesova shume dhe them me bindje se cfar kam arritur ne jete, e falenderoj dhe ja dedikoj mesueses sime. Jam e sigurte qe te tilla kenaqesi dhe vleresime keni marre edhe ju prej vitesh edhe pse ka ardhur koha dhe meritoni edhe nje titull publik per meritat tuaja te pakursyera, si veprimtar, mesues dhe atdhetar patriot.
Edhe pse modestia juaj se pranon kete , uroj qe nga koleget, ish nxenesit dhe miqte e tu kjo deshire imja te behet realitet dhe ta festojme sebashku, pse jo dhe ne Dibren me tradita qytetare e atdhetare.
Gjithnje me deshiren dhe urimin e sinqerte.
Shendet dhe suksese
Me shume respekt:-Mereme Llubani
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Naxhi Egriu: PËRKUJTIM ME RASTIN E 50 VJETORIT TE LINDJES
» Kristaq Shabani:LNPSHA"PEGASI"ALBANIA-Me rastin e ndarjes së çmimit Nobel për letërsi
» I. Egriu: Ne shenje te 25-vjetorit te vdekjes, përkujtojmë Mesuesin e popullit, z. Abdi Begu-Haxhiu, pishtarin e arsimit
» Shevki Sh. Voca: Me rastin e 233 vjetorit të Pavarësisë së Amerikës
» Fotogaleri me rastin e 68 vjetorit të ditëlindjes së Presidentit Ibrahim Rugova
» Kristaq Shabani:LNPSHA"PEGASI"ALBANIA-Me rastin e ndarjes së çmimit Nobel për letërsi
» I. Egriu: Ne shenje te 25-vjetorit te vdekjes, përkujtojmë Mesuesin e popullit, z. Abdi Begu-Haxhiu, pishtarin e arsimit
» Shevki Sh. Voca: Me rastin e 233 vjetorit të Pavarësisë së Amerikës
» Fotogaleri me rastin e 68 vjetorit të ditëlindjes së Presidentit Ibrahim Rugova
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi