Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëri: Autobusi bie në greminë, 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Shko poshtë

Shqipëri: Autobusi bie në greminë, 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur Empty Shqipëri: Autobusi bie në greminë, 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 17, 2010 10:12 pm



Autobusi bie në humnerë, shkon në 14 numri i viktimave

(E plotësuar) - Sipas burimeve, janë identifikuar edhe shumica e viktimave që janë: Mimoza Hasani, Arsen Marku, Alma Marku, Albiona Marku, Marie Prenga, Pavlin Gjoni, Fran Paloka, Gjovalin Pera dhe Zef Gjergji, që ka qenë dhe shoferi i autobusit.
Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hyseni Burgaj ka deklaruar se Gjergji ka qenë një shofer me përvojë.
Pjesa më e madhe e viktimave, mes të cilave ka shumë fëmijë, ndodhen në qendrën shëndetësore të Gjegjanit dhe banonin në Pukë.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave disa prej viktimave humbën jetën gjatë transportit për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
* * * * * *
Shqipëri: Autobusi bie në greminë, 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur Aksidenti-sot17
Burime policore bëjnë të ditur se ka arritur tashmë në 14 numri i të vdekurve në aksidentin e sotëm tragjik të ndodhur në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz.





Shqipëri: Autobusi bie në greminë, 14 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur





(E plotësuar) - Sipas burimeve, janë identifikuar edhe shumica e viktimave që janë: Mimoza Hasani, Arsen Marku, Alma Marku, Albiona Marku, Marie Prenga, Pavlin Gjoni, Fran Paloka, Gjovalin Pera dhe Zef Gjergji, që ka qenë dhe shoferi i autobusit.
Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hyseni Burgaj ka deklaruar se Gjergji ka qenë një shofer me përvojë.
Pjesa më e madhe e viktimave, mes të cilave ka shumë fëmijë, ndodhen në qendrën shëndetësore të Gjegjanit dhe banonin në Pukë.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave disa prej viktimave humbën jetën gjatë transportit për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.


Shqipëri: Autobusi bie në greminë, 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Shqipëri: Autobusi bie në greminë, 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur Ambulanca_17-0
Shqipëri: Autobusi bie në greminë, 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur A142113
Shqipëri: Autobusi bie në greminë, 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur B14217
Shqipëri: Autobusi bie në greminë, 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur C14213
Shqipëri: Autobusi bie në greminë, 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur D14214


(E plotësuar)-Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit konfirmon vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e dhjetëra shtetasve të tjerë.
* * * * * *
Një ngjarje e rëndë tragjike ka ndodhur sot në Shqipëri, ku rreth orës 17:00 në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz, autobusi me targa PU 1330 ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 500 metra në një greminë.
Sipas informacioneve të para, dyshohet për së paku 7 persona të vdekur mes të cilëve edhe fëmijë, dhe mbi dhjetëra të plagosur. Mirëpo, nuk dihet ende numri i saktë i pasagjerëve që ndodheshin në automjetin e aksidentuar.
Autobusi ishte nisur nga Tirana drejt Fushë Arrëzit dhe ka rënë në lumin Fan i Madh në fshatin Dom të komunës së Gjegjanit.
Të gjitha autoambulancat e Rrëshenit janë angazhuar për të transportuar të plagosurit në spital, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion mjete për transportimin drejt Tiranës të atyre që paraqiten në gjendje të rëndë. Ndërkohë janë angazhuar edhe automjete civile për transportimin e të plagosurve drejt spitalit të Rrëshenit dhe Pukës.
Dëshmitarë nga vendngjarja bëjnë të ditur se banorët e fshatit dhe autoritetet janë vënë në lëvizje për të nxjerrë të plagosurit nga gremina ndërsa sipas dëshmive, numri i viktimave pritet të rritet. Pasagjerët kanë dalë nga dritaret gjatë momentit të rënies, ndërsa numri i personave që udhëtonin në autobus nuk është bërë i ditur ende.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. Ndërkohë me urdhër të ministrit të Brendshëm, Lulëzim Basha është ngritur një shtab emergjence. Kreu i policisë së shtetit, Hysni Burgaj, zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka dhe forca të shumta të RENEA-s kanë udhëtuar drejt komunës Gjegjan.
Ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë, Petrit Vasili ka konfirmuar 7 viktima ndërsa dëshmitarët flasin për së paku 10 persona të vdekur dhe dhjetëra të lënduar.
“Numri i konfirmuar i viktimave është 7, ndërkohë që do të presim konfirmimet sapo të na vijnë informacionet e ardhura nga terreni. I gjithë potenciali mjekësor ndodhet në terren. Helikopterët janë vënë në dispozicion për të transportuar të plagosurit drejt Tiranës”, ka bërë të ditur ministri Vasili, ndërsa tha se është nisur personalisht drejt qytetit të Pukës.
Kryeministri Sali Berisha është nisur drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për të parë nga afër të plagosurit e tragjedisë së sotme rrugore.

Bota sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi