Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topi e Berisha vizitojnë Spitalin Ushtarak

Shko poshtë

Topi e Berisha vizitojnë Spitalin Ushtarak  Empty Topi e Berisha vizitojnë Spitalin Ushtarak

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 18, 2010 1:39 am

Berisha viziton në Spitalin Ushtarak të plagosurit e aksidentin rrugor

Topi e Berisha vizitojnë Spitalin Ushtarak  July-17-22-477

Kryeministri Sali Berisha vizitoi sot pasdite të plagosurit e aksidentit tragjik rrugor të një autobusi të linjës Durrës-Fushë Arrëz që u rrëzua në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz. Pas vizitës së të plagosurve në Spitalin Ushtarak në një prononcim për mediat, kryeministri Berisha shprehu mbështetjen e qeverisë për të ndihmuar të gjithë të plagosurit. Ai theksoi se “Janë 16 të tjerë të plagosur me trauma të shkallëve të ndryshme, por ndër ta ka që po luftojnë në shtratin e reanimacionit me vdekjen, që janë në gjendje të rëndë. Janë marrë dhe po merren të gjitha masat, që tu jepet ndihma më e mirë e mundshme të plagosurve. Me këtë rast dua t’u shpreh familjeve të viktimave, popullit të Fushë-Arrëzit, të Pukës, ngushëllimet më të sinqerta të qeverisë shqiptare, ti siguroj se mbarë shqiptarët ndajnë sonte zinë e rëndë, që i ka pllakosur familjet e tyre. Le të lutemi së bashku për shëndetin e të plagosurve, që ta kalojnë dhe të shërohen sa më shpejt nga trauma, që kanë pësuar nga ky aksident. Një grup të plagosurish ndodhen në Spitalin Ushtarak, një grup tjetër po vjen me helikopter dhe janë nisur po për këtu dy ndodhen në spitalin e Shkodrës, por ndër ta ka që janë realisht në gjendje të rëndë”.



Topi u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave nga aksidenti tragjik

Topi e Berisha vizitojnë Spitalin Ushtarak  Aksidenti-presidenti

Kryetari i Shtetit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave nga aksidenti tragjik në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz.

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi nëpërmjet një mesazhi të bërë publik, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave që humbën jetën si pasojë e aksidentit rrugor të një autobusi të linjës Durrës-Fushë Arrëz.“ Më lejoni të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjitha familjet që patën viktima duke u thënë që jam pranë jush në këto moment të vështira! Ndihem shumë i trishtuar ashtu sikurse edhe ju për këtë aksident fatkeq që mori përmasa tragjike.
Duke ju siguruar që të gjitha strukturat e duhura të shtetit shqiptar janë ngritur në këmbë dhe po punojnë me një organizim të shkëlqyer për të administruar situatën dhe minimizuar përmasat e kësaj tragjedie, më lejoni t’ju shpreh edhe njëherë solidaritetin njerëzor dhe institucional", thuhet në mesazhin e ngushëllues të presidentit Bamir Topi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi