Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enver Bytyçi:Kosova pas shpalljes së vendimit të GJND

Shko poshtë

Enver Bytyçi:Kosova pas shpalljes së vendimit të GJND Empty Enver Bytyçi:Kosova pas shpalljes së vendimit të GJND

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 18, 2010 5:28 pm

Enver Bytyçi:Kosova pas shpalljes së vendimit të GJND Enver-bytyqi-2


Kosova pas shpalljes së vendimit të GJND

Enver Bytyçi

GJND nuk do t'i kthejë kriminelët në vendin e krimit

Me datën 22 korrik ora 15 kryetari i GJND-së, Hisashi Oëada, do të bëjë publik vendimin e kësaj gjykate për legjitimitetin e aktit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Deri tani askush nuk ka mundur të mësojë saktësisht se cili do të jetë ky vendim. Megjithatë mund të thuhet se GJND ka vetëm tri mundësi vendimmarrëse: Së pari të shprehet se "shpallja e pavarësisë së Kosovës është legjitime, pra e bazuar në të drejtën ndërkombëtare". Së dyti, mundësia më e pakët i përket variantit, sipas të cilit "pavarësia e Kosovës është jolegjitime", pra që vendimi të jetë në favor të përpjekjeve destabilizuese të Serbisë. Dhe, së treti, mbetet një variant tjetër, ai i shprehjes së një qëndrimi neutral, një opcion ky që do t'i jepte kësaj gjykate ngjyra të theksuara politike, si ato të UNMIK-ut. Udhëheqësit politikë të Kosovës presin që GJND të legjitimojë pavarësinë e vendit, në Beogerad presin që t'u jepet mundësia e vijimit të agresionit politik e diplomatik, me qëllim që të "rifillojnë bisedimet e reja për ndarjen e Kosovës". Disa vende shprehen se kjo gjykatë do të jetë neutrale, ashtu siç ishte për shkak të Rusisë Këshilli i Sigurimit.
Por Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i merr vendimet e saj me shumicën absolute të saj, çfarë do të thotë se nga 15 anëtarët e saj 8 prej tyre vendosin në favor ose jo të pavarësisë së Kosovës. Ajo nuk merr vendime me praktikën e konsensusit, siç bën Këshilli i Sigurimit, ku Rusia ka favorin e bllokimit pa arësye të vendimmarrjes. Nëse votat në GJND do të ndahen 7 me 7, atëherë do t'i takojë kryetarit të saj të pozicionohet. Nëse ky i fundit në këtë rast nuk merr pozicion të qartë, atëherë Gjykata do të shprehet për një qëndrim "neutral". Mediat bëjnë me dije se shprehja pro shpalljes së pavarësisë së Kosovës ose pozicioni "neutral" janë dy nga mundësitë e asaj që do të mund të ndodhë. Por gazeta serbe "Veçernje Novosti", duke u mbështetur në burime brenda Pallatit të Drejtësisë, shkruante se tetë gjykatës do të votojnë në favor të Kosovës. Nëse ky lajm nuk është një truk i llojit të medias serbe, atëherë duhet besuar se edhe ky variant është i mundshëm.
Votimi pro Kosovës e lehtëson shumë konsolidimin e shtetit më të ri në botë, i jep atij cilësitë e nevojshme për të ushtruar legalitetin e plotë ndërkombëtar dhe ndërkohë i heq Serbisë armën e saj të preferuar të diversionit permanent jo vetëm në Kosovë, por dhe në të gjithë rajonin. Shkurt votimi pro pavarësisë i jep Ballkanit dhe Europës një staturë stabiliteti të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Ndërkohë Kosova do të gjendet në avantazh edhe në rastin e një qëndrimi "neutral" të GJND, por ky do të jetë një avantazh kërcënues. Nëse në rastin e parë inkurajimi i shteteve sovrane të botës për ta njohur Kosovën do të ishte me efekte të menjëhershme, në rastin e dytë ky efekt do të vinte pak më me ngadalë. Ngadalësia do të thotë fitim i kohës nga ana e diplomacisë dhe politikës anrishqiptare të Serbisë. Megjithatë shumë vende, të cilat thjesht për korrektesë kanë pritur vendimin e kësaj Gjykate, në rastin e shprehjes neutrale të saj, do të vendosin pro njohjes së Kosovës si shtet i pavarur e sovran. Neutraliteti i vendimit të Hagës për vendet vullnetmira do të lexohet si shprehje e të drejtës së shteteve për të vendosur vetë për këtë çeshtje. Për këto arësye shumë prej ekspertëve ndërkombëtarë janë të mendimit se pas vendimit të GJND do të ketë një valë të re të njohjeve të Kosovës, nëse i referohemi psh ekspertit të mirënjohur amerikan për Balkanin, Daniel Server. Ndërkaq ka studiues dhe njohës të këtij procesi, të cilët kanë shpallur shifrën e shteteve, të cilat do ta njohin shtetin e pavarur të Kosovës. "Qëndrimi i GJND-së mund të nxisë rreth 30 shtete që shumë shpejt ta njohin pavarësinë e Kosovës", thoshte për Radion Evropa e Lirë, Marc ëeller, ekspert i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin "Cambridge". E këtij mendimi është dhe Sonja Biserko, Kryetare e Këshillit të Helsinkit në Beograd. Ajo thotë se pas vendimit të GJND-së, do të ndryshohet qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare, pasi që pritet valë e re e njohjeve të Kosovës.
Por shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç, e ka quajtur vendimin që do të shpallet me 22 korrik si "Ora e së vërtetës". Megjithatë duket se ai me deklarata të tilla ndjek linjën e trukeve diplomatike, pasi shqetësimi për të kundërtën ndjehet në Beograd. Para pak ditësh presidenti, Boris Tadiç, dhe shefi i tij i politikës së Jashtme, Jeremiç, kishin udhëtuar në Bruksel për të lobuar në zbatimin e një strategjie të pas datës së 22 korrikut. Qeveria serbe ka shpallur tashmë strategjinë e saj të veprimit, ndërkohë që në Prishtinë pohojnë se kanë një program veprimi, por pa përcaktuar detajet e tij. Me bërjen publik të vendimit të GJND Beogradi do të fillojë fushatën e sensibilizimit të opinionit ndërkombëtar për të miratuar një rezoltë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në të cilën do të kërkohet që të rifillojnë bisedimet për statusin e Kosovës. Diplomacia serbe do të operojë me termat e njohur të demagogjisë së saj "për gatishmërinë e Beogradit për lëshime", për "bisedime, si aspekt i zgjidhjes së konflikteve me dialog" etj. Duke operuar në këtë mënyrë, Tadiç dhe Jeremiç synojnë që të rikthejnë në jetë "bisedimet e reja për statusin e Kosovës".
Nëse kemi parasysh faktin që Beogradi në mënyrë informale ka lobuar dhe shtuar përpjekjet për ndarjen ose të ashtuquajturin "këmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë", atëherë duket qartë se nga "bisedimet e reja" ata synojnë pikërisht këtë strategji. Themeli i kërkesës do të jetë që paqja në rajon nuk mund të arrihet nëse "njëra palë i humb të gjitha, ndërsa pala tjetër i fiton të gjitha". Do të insistohet në "mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare", duke mos ndjerë asnjë peshë faji e përgjegjësie për dhjetramijë viktimat që Serbia ka shkaktuar në Kosovë. Dhe nëse në OKB miratohet rezoluta e Serbisë, do të mund të ndërpritet procesi i njohjeve të Kosovës dhe do të pamundësohet anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke nisur nga OKB. Ky angazhim i Serbisë, për dorëzimin e rezolutës në OKB do të duhej përmbyllur deri me 2 gusht.
Por beteja për një rezolutë të re në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nuk do të jetë e lehtë për Beogradin. Nëse para dy vitesh kjo asamble kishte siguruar votat për rezolutën serbe të dërgimit të çeshtjes në GJND, kjo kishte ndodhur për shkak të një trendi demokratik në vendimmarrje. Kishte ndodhur gjithashtu për shkak të dyshimeve që ekzistonin, nëse shteti i ri do të dëshmonte stabilitet ose jo. Atë rezolutë e kishin votuar njëkohësisht vende të cilat e kishin njohur shtetin e lirë të Kosovës. Atëbotë kishin votuar pro Serbisë 77 vende, kundër 6 dhe 74 të tjera kishin abstenuar. Miratimin e asaj rezolute Jeremiç e kishte festuar si fitoren e tij më të madhe, megjithëse ishte detyruar të hiqte dorë nga disa kërkesa maksimaliste të nacionalistëve, sipas të cilëve duheshin dërguar në GJND të gjitha shtetet që kishin njohur pavarësinë e Kosovës, përfshirë SHBA-të si dhe 22 vendet e BE. Sipas atij koncepti, tani do të duhej që Serbia të përballej në gjykatë me 69 shtete, të cilat kanë marrë vendimin formal të njohjes së këtij shteti.
Ndërkaq një rezolutë e re e inicuar nga Serbia nuk do ta kishte komoditetin e rezolutës së mëparshme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumica e vendeve europiane do të lobojnë në favor të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të shtetit më të ri në botë. Vendimi i GJND nuk do të favorizojë kërkesën serbe, edhe sikur shpallja të jetë neutrale. Qëndrimi i Rusisë ka filluar të moderohet, por pa ndonjë shpresë se mund të ndryshojë në një kohë afatmesme. Kosova e pavarur ka dëshmuar qëndrueshmëri dhe stabiltet e paqe në rajonin e trazuar aq shumë prej politikave serbe të luftës dhe konfliktit. Ndërkaq vetë Tadiç dhe Jeremiç po vihen gjithnjë e më shumë nën presionin e vendeve demokratike për të mos operuar me metoda agresive për mbrojtjen e një territori, i cili nuk do të jetë më kurrë pjesë e Serbisë. Pikërisht për të paralizuar këtë rrezik ishin në Bruksel krerët më të lartë të shtetit serb. Por aty ata kanë marrë mesazhe të qarta se BE mbështet pavarësinë e Kosovës. Ky mesazh, ndër më domethënësit, ishte dhënë para dy javësh gjithashtu nga ana e Parlamentit të BE-së, i cili për herë të parë u ka bërë thirrje publike pesë vendeve anëtare të saj që ato ta njohin pavarësinë e Kosovës. Ekspertët mendojnë se përveç Rumanisë dhe Qipros, tri vendet e tjera, pra Greqia, Sllovakia dhe Spanja po e rishqyrtojnë qëndrimin e tyre të deritashëm, çka do të thotë se po dëshmojnë vullnet të njohjes së shtetit të ri. Thuhet se Spanja prej disa kohësh ka ndërprerë lobimin e saj kundër Kosovës së pavarur.
Në Prishtinë janë ndezur motorët e një feste të madhe në mbrëmjen e 22 korrikut, sepse 15 vendet më të fuqishme më demokratike të botës kanë paraqitur argumentet e tyre në favor të Kosovës, përkundër 12 vendeve që kanë dëshmuar në favor të Serbisë. Por jo vetëm për këtë. Shqiptarët në Kosovë kanëarësye të përgatiten për festë, sepse e drejta ndërkombëtare është gjithnjë me ata, të cilët janë persekutuar, dhunuar, shpërngulur e asgjësuar në mënyrë të pamëshirshme prej një shteti, i cili shqiptarët i ka konsideruar gjithnjë si mish i huaj në trupin e tij. Asnjë ligj ndërkombëtar deri më sot nukka legjitimua terrorin dhe krimet kundër njerëzimit të dëshmuara tashmë në një gjykatë tjetër homologe të së drejtës, njëkohësisht në Hagë. Ndaj dosja e Kosovës në duart e gjyqtarëve do t'i detyrojë ata që të marrin një vendim të bazuar në ndjenjën dhe aftësitë profesionale. nuk mund të ketë orë të drejtësisë për ata që kanë kryer krime dhe duan të rikthehen në vendin e krimit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi