Hetimi i tragjedisë, shkaku mbetet mister: Autobusi i rregullt

Gazeta Standard 19/07/2010
Policia saktësoi dje se mjeti ishte eksperimentuar dhe ka rezultuar pa probleme
Shkak për aksidentin tragjik që u mori jetën 14 personave dhe 12 të tjerë janë plagosur, ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit nga ana e shoferit të tij Zef Frroku (Gjergji). Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur se shkaku i aksidentit ka dalë nga hetimet e kryera nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë që ndodhi pasditen e të shtunës në aksin rrugor Fushë-Arrëz - Durrës, në fshatin Dom, Gjegjan të Pukës. Por policia nuk mund të saktësojë arsyet e humbjes së kontrollit, ndërsa dyshohen se kjo ka të bëjë me motin ose me një tërheqje të vëmendjes së shoferit nga pasagjerët.
Hetimet
Nga ekspertimi auto-teknik i autobusit ka rezultuar se shpejtësia e lëvizjes së mjetit ka qenë brenda normave të lejuara dhe lëvizja është kryer brenda normave të qarkullimit rrugor dhe në kahun e lejuar, ndërsa sistemi i drejtimit të mjetit ka funksionuar normalisht. Nga burimet policore mësohet se drejtuesi i mjetit ishte i pajisur me lejen e drejtimit dhe se kishte një përvojë disavjeçare në drejtim, fakt i cili konfirmohet edhe nga plagosurit e aksidentit që janë shprehur se drejtuesi i mjetit ishte person i rregullt. Gjithashtu, hetimet paraprake kanë treguar se edhe gjendja e rrugëve ishte e rregullt dhe nga dëshmitë e të plagosurve në momentin e aksidentit nuk ka pasur makina të tjera që lëviznin në rrugë. Po ashtu, nga raporti i mjekësisë ligjore nuk rezulton që drejtuesi i mjetit të ketë pasur probleme të menjëhershme të natyrës shëndetësore gjatë drejtimit, bëjnë të ditur burime zyrtare nga policia. Ndërkohë, grupi hetimor i ngritur për hetimin e kësaj ngjarjeje të rëndë i kryesuar nga prokurori i rrethit Pukë, pas hetimit të të gjitha pistave ka arritur në përfundimin se shkak i këtij aksidenti ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit nga ana e drejtuesit të tij Zef Frroku (Gjergji). Grupi hetimor pa vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarëve, të plagosurve për të zbuluar shkaqet e vërteta të aksidentit.
Gjendja e të plagosurve
Dy të plagosur nga aksidenti i të shtunës që u transportuan për në spitalin e Shkodrës janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ditën e djeshme janë kthyer në shtëpitë e tyre. Sipas burimeve policore, mësohet se Gentian Meci, 19 vjeç, dhe Ilir Prendi kanë lënë spitalin mëngjesin e djeshëm, ndërsa mjekët janë shprehur se gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar dhe se janë lejuar të shkojnë në banesat e tyre. Dy të plagosurit e aksidentit tragjik janë larguar natyrisht nën shoqërinë e familjarët e tyre
Ndërkohë që dy fëmijë të moshës 10 dhe 12 vjeç, që janë shtruar në Spitalin Ushtarak të kryeqytetit, janë në gjendje të rëndë. Shefi i reanimacionit në Spitalin Ushtarak, Petrit Zhurda, ka thënë dje: “Gjendja shëndetësore e të plagosurve në aksident mbetet e rëndë, sidomos për dy fëmijë, njëri prej të cilëve Erikson Peraj që ka pësuar dëmtime të rënda në mushkëri”. Më tej Zhurda ka shtuar se 9-vjeçari Erikson Peraj i është nënshtruar një operacioni i cili ka zgjatur pothuajse gjatë gjithë natës”. Ndërkohë, më herët mjekët bënë të ditur se 9-vjeçari do të transferohej për në Spitalin e Mushkërive, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, i mituri nuk mund ta përballonte dot transportimin. Ndërkohë, një aparaturë e frymëmarrjes nga spitali i Sanatoriumit dhe mjekë do të sillet në Spitalin Ushtarak për t’u vënë në dispozicion të 9-vjeçarit, për t’i shpëtuar jetën. Ndërsa, 12-vjeçarja Raisa Mustafa është plagosur në zonën e barkut dhe ka dëmtime të kokës, por siç bën të ditur shefi i Reaminacionit, Petrit Zhurda, “të dy fëmijët mbahen me ventilacion mekanik për arsye se në reanimacion nuk ka asnjë mundësi tjetër për t’i trajtuar dhe shpresohet se njëri prej fëmijëve, Raisa Mustafa, do të shkëputet nga ventilacioni mekanik”. Sipas informacioneve që japin mjekët, 8 të plagosurit e tjerë që ndodhen në Spitalin Ushtarak ndodhen në gjendje më të mirë shëndetësore dhe janë stabilizuar. Vetëm dy gra janë në reanimacion me dëmtime të anësive, por të stabilizuara, ndërsa 6 të sëmurë të tjerë janë në gjendje shëndetësore të stabilizuar. Shefi i reanimacionit, Zhurda, ka thënë se nuk kishte pasur nevojë për transfuzion gjaku, por bëri sërish thirrje “për të dhuruar gjak, pasi në një sezon vere me raste të tilla përballemi përditë”.
Zi në familjet e viktimave
9 familje nga Fushë-Arrëzi dhe fshati Gjegjan i Pukës që humbën të dashurit e tyre në aksidentin tragjik që ndodhi pasditen e të shtunës, kanë hapur dyert ditën e djeshme për t’u dhënë lamtumirën e fundit të afërmve të tyre. Në familjen Mustafa dhimbja është më e madhe, pasi do të përcjellë për në banesën e fundit tre pjesëtarë të familjes, Ademin 55 vjeç, bashkëshorten Lavdien 41 vjeçe dhe vajzën, Elonën 12 vjeçe. Ndërsa dhimbja për këtë familje nuk ka mbaruar, pasi në spitalin e Tiranës ndodhen Raisa Mustafa 12 vjeçe, Mirsad Mustafa 14 vjeç dhe Mirlinda Mustafa 15 vjeçe. Edhe në familjet e tjera, Marku, Gjoni, Lleshi, Gjergji, Paloka, Peraj, Prenga dhe Dyzeni ka pllakosur zia e vdekjes së të afërmve të tyre. Familja Peraj ditën e djeshme në orën 14:00 ka përcjellë për në banesën e fundit Gjovalinin 15 vjeç, ndërsa Eriksoni ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak, për shkak se ka pësuar dëmtime në të dyja mushkëritë. Ndërsa, familja Marku ka humbur Almën 33 vjeçe dhe djalin, Arsenin 8-vjeçar. Gjithashtu, ditën e djeshme janë varrosur dhe Paulin Gjoni, 28 vjeç, Mimoza Dyzeni, 29 vjeçe, Prengë Dyzeni 38 vjeç, Marie Lleshi, 31 vjeçe, Marie Prenga 60 vjeçe, shoferi i autobusit Zef Gjergji, 47 vjeç dhe Fran Paloka, 22 vjeç.
Rënia në humnerë e autobusit
Autobusi i linjës Durrës - Fushë-Arrëz, që po kthehej nga qyteti bregdetar, me targa PU 1330 A dhe drejtues Zef Gjergjin, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë. Dalja nga rruga ka ndodhur në vendin e quajtur Dom i komunës Gjegjan, ndërkohë që automjeti me pasagjerë ka fluturuar në pak kohë drejt greminës 400-500 metra, drejt lumit Fan i Madh. Të plagosurve rëndë u kanë ardhur në ndihmë drejtuesit e automjeteve që kanë qenë duke përshkruar këtë aks rrugor, ndërkohë që është bërë menjëherë njoftimi i policisë. Nga të gjitha qytetet pranë këtij vendi janë nisur forca të shumta policore, ndërkohë që është njoftuar edhe Ministria e Brendshme, e Mbrojtjes dhe ajo e Shëndetësisë për helikopterë, pasi ndërhyrja në vendngjarje ishte e vështirë, për shkak të terrenit dhe të motit të keq. Mes pasagjerëve ndodheshin burra, gra dhe fëmijë. Mjaft nga pasagjerët fluturuan nga dritaret, ndërsa autobusi fluturonte drejt humnerës, ndërkohë që një pjesë e tyre përfunduan bashkë me të në lum. Viktima të kësaj tragjedie mbetën 14 persona, ndërsa u plagosën 12 të tjerë. Dhjetë nga të plagosurit u dërguan për në Spitalin Ushtarak për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Në orët e pasdites, rreth orës 17:00, ka përfunduar në vendngjarje rikuperimi total i të plagosurve dhe viktimave, ndërsa të plagosurit pas urdhrave që dha Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, u transportuan me helikopterë për t’iu dhënë ndihma e parë, ndërsa të vdekurit në morg për t’u bërë identifikimi.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi