Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LORI XHAFERI:PËR TY KOSOVË

Shko poshtë

LORI XHAFERI:PËR TY KOSOVË Empty LORI XHAFERI:PËR TY KOSOVË

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 29, 2010 12:00 pm

LORI XHAFERI:PËR TY KOSOVË 39091_141253492565033_100000411494182_301722_2463673_n


LORI XHAFERI:PËR TY KOSOVË 35341_137631929593856_100000411494182_283272_4533515_n
LORI XHAFERI
PËR TY KOSOVË

Kosovë moj nëna ime një libër shkruar me gjak,
ku pleq e fëmij’ duruan kryelart’ prangat e robëris’,
ku për lirinë rinia priti e ëndërroi derisa u plak.
Ti botën ngrite n’ këmb’ për shpalljen e pavarësis’

Bijt’ e tu shqiponja Ibrahim Rugova e Adem Jashar
Kosova djepi që rriti veç trimat që luftuan për aty
vendi ku liria ësht’ perëndi e nuk këmbehet me ar
Kosov’ me njëmij’ plag’ me lotin që të mbeti në sy.

Kosov’ moj nëna ime me djemt’ e tu si stuhi
gjakun derdhën që përjetësisht t’ jetojn’ tek ti
që ti të jetosh e lir’, krenare dhe veç n’ pavarësi
un’ vdes,ringjallem e për ty flijohem përsëri.

Kosov’ ti një cop’ qiell t’ kaltër sot mban si flamur
dhe yjet e Bashkimit Evropian te rrethojne si mur
ti lufton, ndalesh,qesh,qan e nuk dorezohesh kurr’
Kosov' o nëna ime,e pavarur sot ke një tjetër nur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi