Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Arqile Gjata

Shko poshtë

Poezi nga Arqile Gjata Empty Poezi nga Arqile Gjata

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 29, 2010 1:51 pm

Poezi nga Arqile Gjata 38191_138201996213678_100000716346990_231594_3724356_n
Poezi nga Arqile Gjata

KU SHKONI O TË PLAKUR?...

Të Moshuarit...
Çapiten nëpër ajër të kohës,
Kukurisin me pak zë grumbuj të moshuarish.

-Ku shkoni, o të plakur nëpër mjegullën e bardhë
jeni hallexhinj,
deri në shpirt të thinjur?...

* * *
Tani nuk ka lojëra për ata,
veç fjalës që ua dhurojmë
a belbëzimin e një foshnjeje...

Mbetur me veten,qeshin me fytyrën
plakushe të tyre
dhe ëndërrojnë kujtimet e së djeshmes
varur në kopshtin e lodrave.

Në gram të shpirtit
ndihen pëshpërima buzësh
që dikur puthën...

Të ecin duan, diçka më tutje, ashtu,
me gjysmë fryme, ecin...


Një e “marrë”...

Një e “marrë” u hodh nga maja
e një shkëmbi...
Maja e shkëmbit ngriu! U këputë,
nga humbja e peshës u ndjen klithma.

Tej, poshtë, piktura e kufomës e përdjellur.
E qetë, normale...e flijuar!
Në fustanin e bardhë
u mblodhën meloditë e kukuvajkave,
ushqim për jetimët.

Kështu...e përballi mjerimin!


MORALI


Koha përkëdhel fytyra morali.
Ato qeshin me sy palarë,
rrugëve pa strehë...

Nga larg diçka prekin,
me barkun plotë ushqejnë të porsa lindurit
me psherëtimat e moralit,
për të recituar të tjera pëshpërima.

Sot,
përmbi ballin rebel shkëlqen dhunshëm
medaljoni i moralit modern
varur mbi shandanin e autostradës,
që si semafor kontrollon kohën e zotërve...
dhe nesër bashkëshort të ligjit
të pa barabartë në gjatësi.


Urdhri Magjik

Në thellësi të mistershme, të dremitur,
njerëzia si kuaj ulur këmbë-kryq
u faleshin varreve...

Në ditët që ikin askush s’ka pyetur;
-Me ngashërim, pse qajnë për të vdekurit?...

Një ndjenjë e kohës,
pështjellur ndër dhuratat e ditë-lindjeve
frymon një mesazh magjik.
“Koha e gjatë e varreve skadoi”!

Kështu,
“Urdhri Magjik” varret e kohës sfidoi.
Skalitur në katër cepat e syve,
ai fletë për kohën e re të amshimit
njollosur si lesbike.
-Një varr i vetëm mjafton për të gjithë...

Qershor 2010

Solli:Haxhi Muhaxheri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi