Daut Duriqi:Operacionet e fshehta dhe interesat e shtetit(Shkrim me aktualitet)
Faqja 1 e 1

Operacionet e fshehta dhe interesat e shtetit
Daut Duriqi
Lajmi se SHPK’ja ka kapur tre shtetas gjermanë të dyshuar për vënien e TNT’së para dyerve të ndërtesës në Prishtinë ku banon ICO’ja dhe se ata mund të jenë në lidhje me BND’në (Bundes Nachrichten Dienst) është distribuuar nga shërbime vërtet armiqësore të Kosovës, sepse implikimi i segmenteve gjermane të sigurisë në këtë aferë spiunazhi nuk shkon në favor të Kosovës. Dëmi është katastrofal.
Aferat e spiunazhit janë mall për merak medial, sepse ato forcohen, qoftë edhe duke e sprovuar shtetin dhe qëndrueshmërinë e demokracisë, apo duke i sfiduar politikat e sigurisë nacionale, sepse gazetat nuk vuajnë nëse bie nga posti një ministër, madje ato kanë arsye për të festuar! Derisa një gazetë e Prishtinës thirrej në burime “të sigurta” se një nga të dyshuarit është pjesëtar i BND’së gjermane, “Kosova sot” e shihte UDB’në të fshehur pas “tre gjermanëve”!? Ndërkaq që, është tepër budallallëk dhe naivitet po se po, i shtetit të prekur nga operacionet e fshehta, publikimi i të dhënave të servuara nga shërbimet sekrete konkurrente. Kjo dëshmon diletantizëm në mbledhjen, ruajtjen, klasifikimin dhe përdorimin e informatës në kohë jo të duhur dhe pa asnjë dobi politike nga mekanizmat e një shteti. Publikimi i një të dhëne pa i ditur efektet dhe kundër-efektet e saj politike është sharritje e degës mbi të cilën qëndron vet distributori i kësaj të dhëne. Dëmi është katastrofal. E para, sajesa naive se vetë fakti se tre të dyshuarit janë gjermanë dhe se në Kosovë gjendeshin privatisht, ata i ndërlidh automatikisht me BND’në është jologjike dhe dëshmon për mungesën e sensit të mikpritjes në një vend nominalisht liberal. Sjellje kubaneze ndaj qytetarëve të huaj, që konsiderohen sipas mendësitë totalitare a priori si “armiq të jashtëm.” E dyta, implikimi i “tre gjermanëve” në operacione të fshehta ende pa përfunduar hetimet, nga media, të cilave u është servuar lajmi prej shërbimeve tjera konkurrente është thikë me dy tehe, sepse askush nuk i di motivet as pasojat e mundshme të një akti të tillë të supozuar, qoftë edhe nëse vërtet shërbimi sekret gjerman do të vërtetohej se ka qenë i përzier. E treta, nëse njëri nga gjermanët fatkeq të kapur nga SHPK’ja altruiste (polici e UNMIK’ut në ndërtim e sipër dhe me shkallë të lartë amatorizmi) paskësh pasur pasaportë diplomatike, kjo ende s’ka të bëjë asgjë më BND’në, sepse pasaporta të tilla mund të kenë edhe shtetas të afërm të diplomatëve, bartës të bizneseve, punëtor humanitarë etj. Dihet se pjesëtarët e shërbimeve sekrete kanë identitete të koduara dhe kurrë askush, pos supozimeve, nuk do ta dijë se vërtet ai njeri është zyrtar i BND’së. Kjo mund të dihet vetëm nëse shërbimi si i tillë është i interesuar ta dekonspirojë pjesëtarin e vet, qoftë për efekte të kundërspiunazhit ose për ta denoncuar tradhtinë brenda atij shërbimi. Por lajmi është dhënë tashmë e njerëzit do ta marrin si punë të kryer, ndonëse kurrë nuk do të dihet (së paku jo për disa vjet) se a ka qenë apo jo pjesëtar i BND’së dhe cilat kanë qenë motivet e atij operacioni të fshehtë!? Pra këto tre arsye racionale ende nuk thonë asgjë të jashtëzakonshme, as motive, as prapavija politike e strategjike dhe as analiza për efektet dhe kundër-efektet e mundshme, pos që dëshmojnë mungesën totale të Raison D’Etat në Kosovë. Sigurisht se dikush më i mençur se ne, e ka implikuar BND’në në këtë aferë spiunazhi dhe ne e gëlltisim si një kapsulë Vitamine C!? Dhe përpiqemi të ndërtojmë tregime të pabesueshme se si ne qenkemi aq të zotët, me një polici aq efektive, sa që BND’në e paskemi qitë në kurth. Trishtuese!
Kjo lehtësi e padurueshme e të ngrënmit të informatave të tilla “bomba” dëshmon mungesën e mekanizmve tw ekspertizws totale, pwr interessa interesa vetjake, pa i cenuar interesat e aleatëve tanë!? Thjeshtë, nuk mund të implikohet një shërbim i fshehtë i një vendi mik si Gjermania (një nder sponsorët e pavarësisë dhe lirisë së Kosovës) në akte terroriste, aq më tepër kur liderët kosovarë e paragjykuan rastin më të ndodhë, si vepër të armiqve të Kosovës dhe pavarësisë së saj!? Turpëruese! Nëse krejt skorien e zhvendosim nga realitetet politike në fantastikë shkencore atëherë del se në BND’në gjermane (një nder shërbimet më kredibile europerëndimore) paska interesa Gazpromi!!! Dhe sa mirë që, një aleat besnik si Kosova, ia ka zbuluar ‘kancerin’ shtetit gjerman, në palcën e tij kurrizore. Qesharake! Po përse BND’ja paska një qëndrim armiqësor ndaj Kosovës dhe interesave të saj, kur shteti gjerman është në këtë proces në kontinuitet, deri në njohjen e shtetit të ri? Cilat mund të jenë interesat gjermane në këtë rast, që të kryej operacione të fshehta kundër këtij shteti? Në realitet operacioni ishte i adresuar ndaj Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, por më këtë akt po cenoheshin interesat e Kosovës, siguria e saj kombëtare dhe rendi i saj i brendshëm. Ndodhë të jetë ky akt, diçka që duhet të përkthehet nga gjuha e koduar tek ajo e rëndomtë, të cilen e flasin qytetarët në komunikimet e tyre. Po eja ta marrim si supozim gjithnjë, se operacioni ka shkuar në favor të Kosovës!??? Atëherë kush i lanë gjynahet, se kryrësit u cilësuan si armiq të Kosovës, kurse shërbimi sekret gjerman i dekonspiruar se ka qenë i involvuar në një skandal të përmasave ndërkombëtare? Shtetet moderne kapin informata nga kundërzbulimet e tyre, madje edhe shkëmbejnë informacione të tilla shumë të çmueshme, por duke i ruajtur ato si thesare shtetërore që i ndihmojnë sigurisë nacionale dhe ndërkombëtare dhe nuk i qesin për t’i shitur në treg ose n’gazeta, kapin dhe kthejnë mbrapsht agjentë të shërbimeve të shteteve të ndryshme, kur kjo e rrezikon sigurinë e shtetit përkatës por çdo gjë mbetët sekret shtetëror. Ndërkaq që spektakolarizimi i kësaj afere në Kosovë, mund të jetë çdo gjë, pos njerës: asnjë dobi për Kosovën. Nëse dikush ka menduar se Kosova kështu po dëshmohet me kapacitete fenomenale zbuluese e kundërzbuluese, kjo është shkurtpamësi, sepse të gjitha shtetet normale i kanë agjencitë inteligjente që mbledhin informata, por ato i përdorin vetëm kur duhet mbrojtur interesat kombëtare ose të aleatëve, e jo të distribuohen falas, madje edhe duke i bërë shërbime djallit. Kosovarët janë gjetur mes kryqëzorëve të spiunazhit ndërkombëtar dhe kanë treguar se s’marrin vesh nga ky sport. Mësa për ragbi! Policia e Kosovës, me kaçikun e saj, ka bërë çfarë ka bërë, por u tregua e kujdesshme duke mos dhënë detaje nga spekulimet që dikush mund t’ua ketë futur në vesh, por amatorizmi u dëshmua kur u cilësua përkatësia etnike e tre shtetasve gjermanë, gjë që pos në Ballkan, nuk ka asnjë rëndësi tjetër ku. Sidoqoftë policia veproi drejt. Të tjerët dështuan. Skandalin ndërkombëtar sipas këtij Spy-tregimi nuk e kanë prodhuar kosovarët, as nuk dinë kundër kujt dhe kundër çkahit ishte orientuar, haber s’kanë, por ata vetëm dëshmuan se janë tepër naivë për të marrë pjesë si personazhe në këso tregimesh. Po të kishte Kosova një shërbim profesional dhe kredibil inteligjent këso informatash kurrë s’do të shiheshin në faqet e gazetave kosovare, sepse thjeshtë, nuk do të fitonte lojën konkurrenca!? E nëse dikush, ka publikuar këtë lloj informacioni për t’u dëshmuar si faktor i domosdoshëm, në të cilin duhet llogaritur, krejt llogaritë dalin gabim. Ama bash të gjitha, sepse ky është autogol, që gjunjëzon ekipin, që mund të ishte fitues...

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi