Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Merkel: Serbia t’i pranojë rethanat e reja

Shko poshtë

Merkel: Serbia t’i pranojë rethanat e reja Empty Merkel: Serbia t’i pranojë rethanat e reja

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 28, 2009 1:44 am

Merkel: Serbia t’i pranojë rethanat e reja Angela_merkel_(2008)-490x320

Angela Merkel

Merkel: Serbia t’i pranojë rethanat e reja



Nga Express më 27.02.2009 në ora 11:49

Kancelarja gjermane Angela Merkel u ka bërë thirrje politikanëve të Ballkanit Perëndimor që përfundimisht t'i tejkalojnë mosmarrëveshjet e ndërsjella, në dobi të ardhmërisë më të mirë të popujve të tyre dhe integrimit evropianë të rajonit.

"Marrëdhëniet e Serbisë dhe Kosovës, përçarjet brenda Bosnjës e Hercegovinës, konflikti greko-maqedonas rreth emrit dhe problemi kroato -slloven rreth kufirit - Ballkani Perëndimor është përplot çështje të hapura bilaterale që dëmtojnë fqinjësinë e mirë dhe prishin stabilitetin e rajonit", ka thënë Merkel.

Sipas kancelares gjermane, komuniteti ndërkombëtar në Kosovë vetëm kushtimisht mund të ndihmojë në vendosjen e shtetit funksional. “Kurrfarë faktori ndërkombëtar nuk mund të nxisë forcat e vendit, njerëzit në Kosovë këtë duhet ta bëjnë vetë. Kjo nënkupton edhe dëshirën për bashkëpunim dhe bashkëjetesë me serbët, por që edhe Serbia duhet t'i pranojë rrethanat ekzistuese. Kjo nuk është një proces i lehtë, ndërsa në radhë të parë varet nga qytetarët e Kosovës. Asnjë vend nuk mund që shtetit tjetër nga jashtë t'i imponojë konstruksionin e mirë”, ka thënë Merkel, në një bisedë me gazetarët e huaj në Berlin. (QIK)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi