Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj:Udhëve të paudha...

Shko poshtë

Lediana Kapaj:Udhëve të paudha... Empty Lediana Kapaj:Udhëve të paudha...

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 22, 2010 11:43 pm


Lediana Kapaj:Udhëve të paudha... 39655_141736395856242_118736901489525_340351_6598482_n

Lediana Kapaj:Udhëve të paudha... 40476_147691278594087_118736901489525_381051_2034583_n
Lediana Kapaj:Udhëve të paudha...

Udhëve të paudha si të humbur shtegtojmë....
kryq e tërthor dhe e uritur çapitet shpresa....
Endërrat në ëndërra të lënduar kërkojmë....
stërgjaten pa mëshirë si tërkuzë,dëshira e mbresa.....

Mëndje e njëmëndët si e çmendur marrohet....
labirinteve të pafund të pa anë e pa fill....
zemër e s'provuar si Borëbardha harrohet....
në të ashpërin,të brengosurin dhe të errëtin pyll......

Vetmi e mallkuar si kuçedra pareshtur sëmbon....
në shpirtin e brengosur dhe të tharë të çdo udhëtari...
Dëshira e lënduar dhe e etur shteron....
duke lene pas saj një mjegull...ku sundojnë veç gurë varri....

Persiatje e përcartur më në fund mbaroj....
pa gjurmë e zhurmë dhe si shumë herë të tjera....
si zogu i pranverës në agim, shpirti vetë fluturoj.....
në krahë trishtësinë.....e përndoqi një çast era....

© Lediana Kapaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi