Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:ZGJIM NË PYJET E SOPOTIT

Shko poshtë

Vullnet Mato:ZGJIM NË PYJET E SOPOTIT Empty Vullnet Mato:ZGJIM NË PYJET E SOPOTIT

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 22, 2010 11:54 pm

Vullnet Mato:ZGJIM NË PYJET E SOPOTIT 44612_1328368820466_1568334934_30663484_1982385_n




Vullnet Mato:ZGJIM NË PYJET E SOPOTIT 38460_1308028591973_1568334934_30618240_5123714_n
Vullnet Mato

ZGJIM NË PYJET E SOPOTIT

Nën tendën e gjelbër,
si shtegtar i natyrës së blertë,
rri e vështroj pyjet e gjerë
tek zgjohen nga gjumi,
në çastet kur horizonti i kuq
përvëloi majëmalet përpjetë
dhe nata arratiset
si arusha nga krisma e plumbit.

Agimi nxori syrin
nga vargjet malorë si dantella
dhe zuri të shtjerë me shigjeta
mbi muzgjet e brishta.
Pastaj dielli i kuqërremtë
filloi t'u lajë kaçurrelat
reve të hirta
që krihen të ulura mbi ahishta.

Nga fjetoret e pyllit
nisen varganet punëtore,
degët e thata kërcasin
nën gjurmët e tyre të rënda.
Duke shkelur hijet e spërkatura
me vesë agimore,
motosharrat e capinat
gjarpërojnë thellësive përbrenda.

Ketri shkoi të fshehë lajthitë
te kërpudhat e eshkës.
Zogjtë bishtkaltër çuçurisin
te foletë e milingonave të pyllit.
Qukapiku nga lart
më qëllon në kokë me bujashka
dhe humba mendjen
në zhurmërimin gazmor të zgjimit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi