Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

''Sikur nuk më ke puthur kurrë.....'' poemth ngaRaimonda Moisiu,Ju lutem lexoni kete version te poezise,Dicka ndodhi me editimin

Shko poshtë

''Sikur nuk më ke puthur kurrë.....'' poemth ngaRaimonda Moisiu,Ju lutem lexoni kete version te poezise,Dicka ndodhi me editimin Empty ''Sikur nuk më ke puthur kurrë.....'' poemth ngaRaimonda Moisiu,Ju lutem lexoni kete version te poezise,Dicka ndodhi me editimin

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 22, 2010 11:59 pm

''Sikur nuk më ke puthur kurrë.....'' poemth ngaRaimonda Moisiu,Ju lutem lexoni kete version te poezise,Dicka ndodhi me editimin 12445_1318142272828_1208896826_30993422_91545_n

''Sikur nuk më ke puthur kurrë.....'' poemth ngaRaimonda Moisiu,Ju lutem lexoni kete version te poezise,Dicka ndodhi me editimin

"Erdha, erdha prapë në këtë vënd,
ku lamë kaq shumë kujtime,
Erdha, erdha prapë, Ty të takoja
e t'i hapja dhimbje zemrës sime!
Tingujt e kësaj serenate më erdhë te unë një natë,
Si velenxë që nga vëndlindja, ma solli qielli nga lart,
Më morri në palët e qilimit të saj me yje qëndisur
,Më shpuri – ku di kjo zemër dhe kjo mëndja ime e krisur...!
....Nuk po flisnim... që të dy nën hardhinë e shtëpisë sonë,
Kishe ardhur ti i ndruajtur, ashtu sic vije gjithmonë,
Kur u ngrita dhe nga pjergulla për ty këputa një bishtak
Mërmërite "Njëmijë herë vdes për ty dhe është pak"!
Kur u shtrimë duke u shtërnguar mbi blertën me jargavane,
Nuk e ndjemë se si po hapej lehtë -lehtë një kanatë,
Gjyshja ime ishte zgjuar dhe...kokën mes trëndafilave,
Ndërsa ofshanim, për ne, këndonte një serenatë !
"Dhe ai vit si gjithë vitet,dymbëdhjetë i kishte muajt,
Dhe ai vit si gjithë të tjerët,katër stinët në gji i mbantë."
Ne u drodhëm vetëm pak...sepse gjyshja u largua,
Po mes jargavaneve i la sytë e saj të lumtur,"
Kështu puthesha dikur me të ndjerin që s'është më,
Kur ma vranë nën bajame me këta duar e kam futur...
Puthuni ...puthuni .. mërmërinin nëpër krahë të fluturave,...
Buzët e gjyshes ngjyrosur në petale -jargavanë,
"Oh, tani,oh tani ...unë kam mbetur,pa shkëlqimin e buzëve të ëmbla
sytë e mi kërkojnë kot nëpër det për atë liman."
******
Të ka egërsuar jeta a vazhdon ende këndon?
Serenatën që na shtiri në mëkat ne që të dy?
E ke më vrullin e zjarrtë apo të ka mposhtur jeta,
Të ka lënë vec këto ...këto kujtime për ty!
Oh, c'më ka marrë malli për ty, furinë tënde mashkullore,
Prekjet e tua pa turp, pas ...asaj...ndrojtjes së parë,
Ishe skuqur si një vajzë, si lule alle luadhi,Kur...
"Po më puthjeMe puthje si i marrë!
Me ata buzkat
Që aq shumë të ishin tharë!"
Një serenatë për ty
Një serenatë për mua
një lule për ty
një lule për mua
një puthje nga ty
një puthje nga mua
"Të dua!"...ofshama...ofshama..."Të dua!"
Mbase hallet përtej detit kanë nisur të më thyejnë,
Aman shpirt ti mos u mplak shtërngo,puthi serenatat,
Ato i kanë flokët e ëmbël, dallgë dallgë si flokët e mi,
Kur putheshim edhe gjyshja hapi lehtë – lehtë kanatat.
Kisha menduar se deti të kish flakur thellësirave,
Sikur varri nën bajame ty të kish përpirë harresa,
Po kjo zëmra ime e cmëndur me qilim të yjeve,
është nisur të kërkojë derisa të thahet vesa.
është zhele e zemrës sime që e kanë qëndisur yjet
Kjo që erdhi që nga qiejt të të marrë...
Bëhu burre!
'Eja...Eja..breshëri im..më puth fort..fort o i cmendur.........
sikur nuk më ke puthur kurrë........!
Eja...eja...vetëm sonte ...ani...ikë...ikë pastaj,
Ikë dhe, porsi kjo natë..i dashur, mos kthe më kurr'!


Nga Raimonda Moisiu
Hartford CT USA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi