Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ditë historike për Gjermaninë - Si u vendos 20 vjet më parë bashkimi i RDGJ-së me RFGJ-në?

Shko poshtë

Ditë historike për Gjermaninë - Si u vendos 20 vjet më parë bashkimi i RDGJ-së me RFGJ-në? Empty Ditë historike për Gjermaninë - Si u vendos 20 vjet më parë bashkimi i RDGJ-së me RFGJ-në?

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 23, 2010 11:33 pm

Ditë historike për Gjermaninë - Si u vendos 20 vjet më parë bashkimi i RDGJ-së me RFGJ-në?

Një datë e shënuar në historinë gjermane të pasluftës: më 23 gusht 1990, pas katër dekadash të ndarjes, Kuvendi Popullor në Berlinin lindor vendosi bashkimin e RDGJ-së me RFGJ-në që do të hynte në fuqi më 3 tetor 1990

Ditë historike për Gjermaninë - Si u vendos 20 vjet më parë bashkimi i RDGJ-së me RFGJ-në? Bashkimi%20i%20RDGJ-

„Parlamenti sapo vendosi as më shumë e as më pak veçse fundin e RDGJ-së (Republika Demokratike e Gjermanisë) më 3 tetor 1990." - deklaron Gregor Gysi, kryetar i grupit të partisë PDS (partia e socializmit demokratik), pasuese e SED-së (partia e bashkuar socialiste)– më 23.8.1990. Me këtë deklaratë të çudtishme dhënë padëshirë ai përmblodhi atë që sapo kishte vendosur Kuvendi Popullor i RDGJ-së gjatë një seance dramatike natën: RDGJ futet brenda hapësirës së verpimit të ligjit themelor të RFGJ-së (Republika Federale e Gjermanisë). Vendimi duhej të hynte në fuqi më 3 tetor 1990.
Në ditët më parë nuk kishte kaluar asnjë seancë, në të cilën deputetët të mos kishin kërkuar futjen e menjëhershme të RDGJ-së në RFGJ. Bashkimi i shpejtë është shprehje e vullnetit të popullsisë së RDGJ-së dhe arësyeja e vetme, përse u zgjodh parlamenti në mars 1990 . Në këtë situatë kryeministri Lothar de Maizière ndërmerr incitiativën: „Unë kërkova pas seancës së rregult pasditen e 22 gushtit, që po sot të vazhdojmë me një seancë të jashtëzakonshme: pika e vetme e rendit të ditës është përcaktimi i datës së bashkimit të Gjermanisë.“
Jo të gjithë janë dakord ka edhe deputetë që duan të ruajnë inetresat
Por ka edhe parlamentarë, të cilët mendojnë, se ritmi është shumë i shpejtë. Ata kanë frikë nga shitja e interesave të RDGJ-së. Ndër ta bën pjesë edhe Wolfgang Ullmann, në muajt e fundit të regjimit të SED-së ai është ministër pa një sferë të caktuar veprimi. Ai përfaqëson në kuvend Aleancën 90-të dhe punon për projektkushtetutën e re të RDGJ-së, përmes së cilës synon që të shpëtojë sa më shumë të jetë e mundur nga arritjet e fundit të RDGJ-së socialiste. Më 22 gusht 1990 ai përpiqet ta ndalojë Lothar de Maizière.Lothar de Maizière: „ Zëvendëspresidenti Wolfgang Ullmann erdhi tek unë dhe më tha, se ai tani po shkon tek Prokurori i Përgjithshëm i RDGJ-ës dhe do të ngrejë padi penale kundër meje për tradhëti të lartë. Më pas u mblodh presidiumi. Reinhard Höppner i SPD (partia socialdemokarte) drejtonte seancën dhe më pyeti, nëse unë dua t' i përmbahem kërkesës që kisha parashtruar. Unë iu përgjigja: unë nuk i shtroj kërkesat në Kuvendin Popullor për t' i tërhequr ato sërish. “
Fundi i bisedimeve "dy plus katër" dhe 3 tetori si dita e bashkimit
Në seancën pasuese tashmë nuk shtrohet çështja nëse RDGJ-ja në bazën të nenit 23 të ligjit themelor gjermano-perëndimor do të shpallë bashkimin, por shtrohet vetëm çështja se kur do të ndodhë kjo. Data 14 tetor e propozuar nga kryeministri, dita e zgjedhjeve të parlamenteve të landeve në RDGJ, refuzohet nga të gjitha grupet parlamentare. Përveç partisë së socializmit demokratik askush më nuk do ta përjetojë më 7 tetor 41 vjetorin e RDGJ-së. Propozimi vendimtar vjen prej Wolfgang Thierse, i cili përfaqëson në kuvend socialddemokratët. Ai propozon një datë që te jetë menjëherë pas fundit të bisedimeve „dy plus katër“ (shën. i përkth. kështu quhet marrëveshja shtetërore për rregullimin e raporteve midis dy Gjermanive në prani të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës dhe Bashkimit Sovjetik). Këto bisedime do të përfundonin në Moskë më 12 shtator me një ceremoni festive. Në një konferencë të ministrave të jashtëm të KSBE-së (Konferenca për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, sot OSBE) më 1 tetor 1990 në Nju Jork përfaqësuesit e fuqive fituese aleate të Luftës së Dytë Botërore do të dorëzonin të drejtat e tyre të pushtimit dhe do të miratonin sovranitetin e pakufizuar të Gjermanisë. Kësisoj ishte gjetur data për ribashkimin: 3 tetor 1990.
Lothar de Maizière: „Unë pata më pas një bisedë me Rainer Ortlepp, kryetarin e grupit të liberalëve. Unë i them, konferenca e ministrave të jashtëm më 1 tetor zhvillohet në Nju Jork dhe atje merr pjesë z. Hans-Dietrich Genscher. Më 2 tetor ai ende nuk do të jetë kthyer, nëse mbrëmjen e një dite më parë zhvillohen bisedimet dhe përveç kësaj kemi edhe ndryshimin e orës. Gjatë natës ata telefonuan me Hans Dietrich Genscher-in dhe ai ua konfirmoi këtë. Si rrjedhojë ne ramë dakord për 3 tetorin 1990.“
Deputetët bëjnë realitet dëshirën e popullit
Vepra tashmë është e realizuar, parlamentarët vunë në jetë vullnetin e popullit dhe hapën rrugën për ribashkimin - 28 vjet pas ndërtimit të murit të Berlinit. Qeveria gjermano-perëndimore në Bon mbajti qëndrim të rezervuar ndaj këtij procesi diskutimi, ndonëse sot ndonjëherë tingëllon disi ndryshe. Lothar de Maizière: „Unë me rastin e 80 vjetorit të linjdes së Helmuth Kohl-it kam lexuar, se ai me vetëdije do të kishte zgjedhur 3 tetorin, sepse ai e dëshironte një ditë feste kombëtare në një stinë të butë. Por unë u befasova prej kësaj sepse në fakt Helmuth Kohl s' ka të bëjë absolutisht fare me 3 tetorin. Eshtë e saktë, që ai një herë ka lënë të nënkuptohet, se do të dëshironte një dite feste kombëtare, që të mos qëllonte në kohë me shira. Por po të ishte kështu ai mund t' i përmbahej 17 korrikut, kjo ka qenë gjithmonë një ditë plazhi për qytetarët e RFGJ-së." (dw)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi