Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edhe dy muaj paraburgim për guvernatorin Rexhepi

Shko poshtë

Edhe dy muaj paraburgim për guvernatorin Rexhepi Empty Edhe dy muaj paraburgim për guvernatorin Rexhepi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 23, 2010 11:35 pm

Edhe dy muaj paraburgim për guvernatorin Rexhepi

Edhe dy muaj paraburgim për guvernatorin Rexhepi Hashimrexhepi-arrestimi

Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepit, i është vazhduar edhe për dy muaj masa e paraburgimit. Këtë vendim e ka marrë sot një panel prej tre gjyqtarësh, i cili udhëhiqej nga një gjykatës ndërkombëtarë i Gjykatës se Qarkut në Prishtinë. Paneli e ka aprovuar kërkesën e prokurorisë speciale që guvernatorit të Kosovës t’i vazhdohet kjo masë e sigurisë. Avokati i guvernatorit Rexhepi, Ramë Gashi e ka cilësuar si të padrejtë këtë vendim dhe ka paralajmëruar se do të paraqesë ankesë në Gjykatën Supreme. Hashim Rexhepi ishte arrestuar më 23 korrik të këtij viti. Ai po hetohet nga prokuroria speciale e Kosovës për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi