Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Cakolli:GANIMETE JASHANICA KËNGËTARJA E MESAZHEVE TË FUQISHME

Shko poshtë

Shaban Cakolli:GANIMETE JASHANICA KËNGËTARJA E MESAZHEVE TË FUQISHME Empty Shaban Cakolli:GANIMETE JASHANICA KËNGËTARJA E MESAZHEVE TË FUQISHME

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 25, 2010 10:32 am


Shaban Cakolli:GANIMETE JASHANICA KËNGËTARJA E MESAZHEVE TË FUQISHME 40056_106111746112126_100001399044603_47802_7141954_n

Shaban Cakolli:GANIMETE JASHANICA KËNGËTARJA E MESAZHEVE TË FUQISHME



Më 05 dhjetor 1966,para 44 viteve lindi një yll i muzikës sonë kombëtare,yll ky që fillimisht nuk mendonin se do të shkëlqej,por dhuntia e sajdo të e nxiste në hapërimin e kësaj rruge të ndritshme,duke u pëlqyarpërherë e më tepër nga artdashësit e muzikës sonë,ajo do të nxitej t ëmerr hov,edhe pse ky hov i cili nisi gradualisht,por u bë i pandalshëmdhe me punën e saj të pa epur,me një qëllim këmbëngulës u ngjit në majë të thesarittë këtij arti më shpirtdashës të popullit.

Ka te mbaruar shkollen e mesme ekonomike ketu ne Prishtine dhe Universitetin Pjeter Budi drejtimi i Sigurimeve.Karieren filloi ne shkollen e mesme e ne vitin 1983 u antarsua ne shka Ramiz Sadiku te Universitetit te Prishtines.Ne radio Prishtinen e atehershme ka te inqizuara 5 kenge,e ato jane:Tue dalun drita.Ganimete Terbeshi,Moj Bardhoke,Çou moj qike si dhe Çpo i flet zemra zemresMe Qamilin e Vogel inqizoi me Jugotonin e Zagrebit tri kenge. Ajo taninga reportuari i saj ka dhjetëra albume të këngëve meritore,që me nektarin e zërit të saj të ëmbël,u nguliten në shpirtin e artdashësve.

Ganimete Jashanica kishte një dhunti të stërvitur dhe përsosur për rrespektimin e skenës dhepublikut kjo e bënte më të kërkuar dhe më të dashur për artdashësit.Personalisht unë e kam përcjellur punën e saj nëpër kohë,me ëndëje ngase kishte shpirt të merituar artistik.Këngët e saja të të gjitha motiveve kanë pasur hijeshinëe vet,mirëpo ato kombëtare i ka kënduar me dhimbje shpirtërore,nga sevet fati ynë kombëtar ishte i dhimbshëm,nëpër këto këngë ajo kishte mesazhe të fuqishme,mesazhe këto që tregojnëse veq artit shpirtëror ajo është një veprimtare e shquar kombëtare qëmendja dhe zemra e saj punonte për atdheun dhe kombin.Ganimetja kishte mesazhe të fuqishme në këngët e saja,të marrimshembull këngën e saj"Gjuha jonë",mesazhi i saj vinte në kohën kur nukishte edhe e lehtë për mesazhe të tilla,kur atdheu lëngonte nga pushtuesi,i cili veq dhunësfizike që po përdorte mbi ne,përdorte edhe dhunën kulturore e cila ishte më e rrezikshme sedhuna fizike,nga se pushtuesi përmes kësaj dhune tentonte të na shthurdhe përmbys kulturën tonë kombëtare.Ganimetja e ka vërejtur këtë me kohë,e ka ndjerë dhe kënduar dhimbshëm,duke dhënëmesazh të fuqishëm për mbrojtëjen e gjuhës tonë nga pushtuesi në atdhe,por edhe atyre që në forma të ndryshme pushtuesi i përndoq në mërgim,duke e ndier këtë dhembjeGanimete Jashanica nisë mesazhin e saj për mbrojtëjen e gjuhës tonë amtare dhe shpëtimin ngaasimilimi.Ganimete Jashanica shquhet veq këngëve të saja të fuqishme,edhe në mbrojtëjen e kulturës sonë nga ndotjae barbarizmave,nga shundi dhe kiqi,nga këto antivlera që më rrënimine institucioneve tona kulturore që nga atëhere edhe sot po dëmtojnëbegatinë e kulturës sonë.Ganimetja veq albumeve të saja,ka qenë shumë e përhapur në radio e televizion,programe muzikore në koncerte e formatjera të organizimeve,por që ka lënë imazhe shumë të pëlqyara tek dëgjuesit e vet.Ka qenë ee shpërblyar me shpërblime dhe mirënjohëje,por shperblimi i saj më i çmuar gjithnjë ka qenë dhe betet publiku,masa degjuesit.Tani kohën e fundit tek ne sikur muzika jonë e begatshme me të gjitha tiparet kombëtare ka rënë dukshëm.Mungesa e institucioneve tona kulturore,kabërë që në qdo lagje të lulëzojnë dhjetëra të quajtur këngëtar,që ulurisin duke futur në këngën tonë elemente turko,rome-sllave,britma të qoroditura,kërcime dhe gjysmëlakuriqësi,të cilët ua kanë shpërla trurin adhuruesëve të tyre,por ua kanë zhveshur edhe gjepat,dhe kështu janë pasuruar me antivlera dukebërë një pasuri marramendëse.Është më se e vërtetë se kuoto e jetesëstek këngëtarët e mirëfilltë ka rënë dukshëm.Nuk di për Ganimeten në këto kohë të pa kohë saështë e pasur materialisht,por një gjë që e di sigurtë ajo është shumëe pasur shpirtërisht dhe kombëtarisht,kjo është pasuria më domethënësee një njeriu të mirëfilltë.Ne e duam Ganimete Jashanicën dhe duam të ruajmë punën e saj ,vlerëntë i tubojmë me kujdesë krijimtarinë e saj shumë të pasur të kulturës sonë.Shaban Cakolli:GANIMETE JASHANICA KËNGËTARJA E MESAZHEVE TË FUQISHME 45699_108690375854263_100001399044603_70557_7456890_n




Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi