SHQIPËRIA E BASHKUAR
Faqja 1 e 1
SHQIPËRIA E BASHKUAR
Këtë poezi e solli Tahir Veliu-Shqipëria
SHQIPËRIA E BASHKUAR
Gurthemeli i Pellazgjisë,
është krijesë e Përëndisë,
Panteoni i përëndive,
...është vullneti i hyjnive,
embrion për shqiptarinë,
këtu Zeusi kish selinë.
Është legjendë mitologjike,
është baladë e lashtë kreshnike,
është etni pellazgjike,
është hyjneshë ilirike.
Është tempulli i Dodonës,
piedestali i Shqiponjës,
është altari i lirisë,
sot është zemra e Ilirisë,
është rilindja e Arbërisë.
Është si Dielli kur rrezon,
porsi Hëna kur ndriçon,
është kështjellë gur mbi gur,
është Shqiponjë e Flamur,
është Feniks që nuk vdes kurrë.
Është burim e gurrë lirie,
është betim e gjoks rinie,
është ylber e yll gjithësie,
është kala - themel Shqipërie.
Është prush që përvëlon,
është këmbanë që ushton,
është rrebesh që shkatërron,
ortek bore që mbulon,
është tërmet që tmerron.
Është si lulja plotë me erë,
dallëndyshe në pranverë,
është kullë brezash me bajrak fisi,
vatër arbërore me bardhësi plisi.
Është zjarr e vullkan,
është stuhi e uragan,
është furtunë e bubullimë,
është rrufé e vetëtimë,
është top e jatagan,
është princ e kapedan,…
që luftojnë për vatan.
Është gjaku ynë që nuk falet,
zemra jonë që nuk ndalet,
është si buka në çerep
dhe si uji nën një kep,
është si ajri n'atmosferë,
është si drita në humnerë,
pa të cilat s'ka jetë as nderë.
Shqipëria Etnike është e gjallë,
si baroti e guri strallë,
është një rrënjë që s'shkulet fare,
ëndrra jonë mijëravjeçare,
është si nuse me kurorë lavdie,
zanë e bukur Ilirie.
Kjo Shqipëria jonë Etnike,
është trimëreshë heroike,
që nuk njeh asnjë pushtet,
derisa të bëhet Shtet
P.S. Poezi e botuar në Facebook nga Albert Bardiqi. Autori i poezisë ende i panjohur!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: SHQIPËRIA E BASHKUAR
Albert Bardiqi sjell poezinë:
SHQIPËRIA E BASHKUAR
A më ndigjon o malli im i zhuritur!
Me dhimbje sërish te therras nga thellesia,
O Toke e vaditun shekullit te gjatë,
Me gjak e me eshtra që kërkoj Liria!
Unë një vocrrak i yti, i tretun kësaj botë,
Pa shtëpi, pa strehe,* pa liri * ne Atdhe…
Nëpër gjamë e gjëmime të vajit të shpirtit,
Po të thërras unë sot e të them: Ku je ?!
E dij se si Truall qëndron në mes t’ballkanit,
Ti zëmer e Atdheut e tokve të Ilirisë!
Po ku më je ti o popull, o tokë e përgjakur
Që thirre nëpër flakë emrin e Lirisë?!
Çtë gjeti ty o Kosovë martire, bijt e bijat ku janë ?!
Kur sot ty sërish po të qesin në treg…
E bixhoz po luajnë me ty si atëhëre…
Kur gjymtyret ti prenë e të ndanë me Nanë !
Çpo bëjnë politikanët e tu, doktorët, profesorët…
Analiste, Gazetarë, Biznesmene e të tjerë çfarë janë…?!
Çpo bëjnë ata që mi ke vënë në kyre ?!
Ta dhuruan pamvarsinë tënde, vallë çfarë bonë?!
Çfarë banë pra bijtë e tu që mi ke mbi krye…
Kur Europa i lëshon fjalët si në mejhanë...:
“Që Kosova të bisedoj prap me Serbi…”
Për ato deklarata turpi, bijtë e tu, çfarë bëjnë ?!
Ay kryeparlamentari, vetë Presidenti,
Kryeministër-pari, dhe Parlamenti,
Intelektuale e të tjerë, të graduarit doktora…
Pse heshtin e nuk flasin, por rrijnë si kodosha!
***
Oh, asgjë nuk thanë, asgjë nuk bënë,
As nuk do të bëjnë, këtë mirë e dij!
Veç ofshame e popullit për njerzit e vrarë,
Do të ndigjohet shekujve të veshur në të zi!
Kosovë, Kosovë, unë ta shoh prap lotin...
Gjamën e vajtimin ta shoh në sy si atëhere…
Fabrikat e sllavise po e terin barotin...
Racizmat po i stërvisin që të të vijnë në derë...!
Si shefa e drejtues te Pamvarsis,
Do të vijnë ata me maska të reja…
Të gjoja integrimit të shtetit të Serbisë,
Në Europën kurvë, he’ këtë e vraftë Rrufeja!
E pastaj Kosovë, shikoj kreret që ke sot,
Se si në Beograd kafen do ta pinë…
Biles në darkë të madhe te fitores sllave,
Vallën gisht për gisht doktorat do ta shtrijnë…
E vashat shqiptare, nanat që qëndrojnë
Krenare për bijtë e vrarë në emër të lirisë...
Rrobën e përjetshme të zise do ta harrnojnë,
Dhe vorreve të Heronjëve vajtimi do të nisë...!
Ehhh rinia jonë, jetimët, bijtë e luftëtarve...,
Udhëve të botës do të tresin sërish mërgimtarë…
Sepse shpirti i tyre nuk do të mundet ta durojë,
Atë shkelje të gjakut të Etërve të vrarë !
Kosovë, Kosovë, të shoh të tradhëtuar si mos më zi!
Nga klyshet e tradhetisë të etur për tituj e lavdi
Që pas premtimesh tinzare nga shok e miqasi,…
Po nenshkruajne ne heshtje, që ty të ndajn me Serbi!
Ehhh, atyre po mu raftë një pikë përmbi sy!
E kurr, as vorret mbrënda mos i laçin !
Politikanëve e të gjithëve çfarë sot mi ke në kyre!
Nëse ata Bashkimin kombtar për ty urgjent nuk e thërrasin!
E nëse Europa Bashkimin nuk ka me ta pranue,
Si kombë më vehte, Si popull shqipetar në përgjithsi,
As vetë Europa nuk do të jetë kurrë e bashkueme
As nuk do të ketë kurrë paqe, as drejtësi !
E t`gjithë të ligat ballkanit dhe Europës mbarë,
Ja sjellin racizmat e sllavit e të grekofilisë,
Të cilët i kanë miqt deri dhe ndër Shqiptarë
Që Tiranës e Prishtinës më rrijnë tuj u kapërdisë !
Kosovë, mos qoftë e thënë që të heshtë e drejta!
E bota aq mizore mos më u kallzue,
Për gjakun që shkoj krojeve si lume pa u ndalë,
Për atë pamvarsi që po shkon tuj u largue!
Dhashtë zoti që shqiptaret në Europë dhe në Shqiptari
U bashkofshin bashkë në vepra e mëndime…
Dhe te bashkofshin ty ne SHQIPERI ETNIKE
Si shënjë qytetrimi edhe për Europën në lindje!
PS:
kjo poezi eshte e** huazuar** , por per qdo keqkuptim kerkoj falje, pasi spo mundem me gjet emrin e autorit te poezis, se dhe ate e publikoj me gjith deshir...
RESPEKT !!!!“

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi