Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Emigranti shqiptar,përdhunoi,keqtrajtoi dhe hodhi në pus të gjallë një 11 vjeçare

Shko poshtë

Emigranti shqiptar,përdhunoi,keqtrajtoi dhe hodhi në pus të gjallë një 11 vjeçare Empty Emigranti shqiptar,përdhunoi,keqtrajtoi dhe hodhi në pus të gjallë një 11 vjeçare

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 25, 2010 11:35 am

Emigranti shqiptar,përdhunoi,keqtrajtoi dhe hodhi në pus të gjallë një 11 vjeçare




Emigranti shqiptar,përdhunoi,keqtrajtoi dhe hodhi në pus të gjallë një 11 vjeçare Alert-100x87

Vrasja makabre e një 11 vjeçare emigrante bullgare ,nga një 40 vjeçar emigrant shqiptar,ka trenditur të gjithë Arkadhinë dhe mbarë Greqinë.
Emigranti shqiptar,baba i një djali 17 vjeçar,përdhunoi,keqtrajtoi dhe më pas hodhi në pus të gjallë një vajzë të vogël 11 vjeç.
Vajza e vogël 11 vjeçare dhe prindërit e saj kishin erdhur në Greqi në muajin dhjetor të vitit 2009 nga Bullgaria dhe u punësuan në fshatin Eleohori.Mbrëmjen e së shtunës,vajza e vogël Reni Traikova po lunte në parkun e fshatit bashkë me fëmijë të tjerë,mirpo nuk u kthye më në shtëpi.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së djelë u njoftua policia dhe organizata “Buzëqeshja e Fëmijës” ,për 11 vjeçaren që ishte zhdukur.
I gjithë fshati po kërkonte në të gjithë zonën.Sigurisht që atëherë askush nuk dinte asgjë.
Dëshmia e tezes së vajzës trondit dhe shton urrejtjen.Autori I krimit kishte kaluar nga shtëpia e familjes së vajzës pasditen e së shtunës.I çoi babait të 11 vjeçares birra dhe u tregua i gatshëm ta ndihmonte në punët që po kryente.Pas disa minutash u largua dhe shkoi në parkun e fshatit, ku dhe po pinte birra.Aty gjendej edhe vajza e vogël,e cila po luante me fëmijët e tjerë.
Pronari i një dyqani tha se autori i krimit po pinte birra në një lokal dhe u largua pasi u largua edhe vajza e vogël 11 vjeçare nga parku.
Me preteksin se do ta çonte në shtëpi,i kërkoi vajzës së vogël që të hipte në makinën e tij.Ishte ora 01.00 e natës.E çoi vajzën 11 vjeçare në një zonë të pabanuar,7 km larg fshatit Eleohori dhe e përdhunoi.
Pa u shqetësuar fare mori trupin e 11 vjeçares dhe e çoi tek një pus,në një vend ku e njihte shumë mirë pasi kishte punuar çoban 10 vjet më parë.Kur vendosi ta hedhë në pus ,për të mbuluar krimin ,vajza e vogël ishte akoma e gjallë.
Pasi e hodhi ,u largua nga vendi i ngjarjes,si të mos kishte ndodhur asgjë.Menjëherë mori makinën e tij dhe u largua për në qytetin e Korinthit tek stacioni i autobusave ,pasi po vinte nga Shqipëria bashkëshortja e tij ,e cila kishte shkuar për pushime.
Tepër i qetë filloi të kërkonte ditën e djelë vajzën e vogël bashkë me banorët e tjerë të fshatit.!Autori I krimit jeton prej 14 vjetësh në Eleohori,është i martuar dhe ka një djalë 17 vjeç.
Hetimet e kryera nga policia ,drejtoheshin tek 40 vjeçari ,pasi dyqanet që gjendeshin tek parku ,panë 40 vjeçarin që u largua njëkohësisht me vajzën e vogël.Kur u mor në pyetje,një herë tha se vajza ishte larguar vetë nga parku,ndërsa pak më vonë tha se ky e çoi deri afër shtëpisë me makinë.
Aty lindi edhe dyshimi i madh i policisë.Në orën 03.30 të mëngjesit të ditës së hënë pranoi se kishte masakruar 11 vjeçaren dhe në orën 05.30 ,i shoqëruar nga policët shkoi në vendin e ngjarjes ku u tha uniformave se e kishte hedhur vajzën në pus.
Kryetari i Bashisë së fshatit tha se 40 vjeçari ishte i dashur me të gjithë dhe nuk kishte krijuar shqetësime në fshat.”E donin dhe respektonin të gjithë,nuk mundemi ta konceptojmë se si arriti të masakrojë një vajzë të vogël” tha ai për mediat.

http://www.albnow.com/emigranti-shqiptarperdhunoikeqtrajtoi-dhe-hodhi-ne-pus-te-gjalle-nje-11-vjecare.html
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi