Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deklaratat e Ballës reagon Vokshi: Janë shpifjet e radhës

Shko poshtë

Deklaratat e Ballës reagon Vokshi: Janë shpifjet e radhës Empty Deklaratat e Ballës reagon Vokshi: Janë shpifjet e radhës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 25, 2010 9:36 pm

Deklaratat e Ballës reagon Vokshi: Janë shpifjet e radhës

Deklaratat e Ballës reagon Vokshi: Janë shpifjet e radhës Vokshi4-

Menjëherë pasi deputeti socialist Taulant Balla bëri publike disa dokumenta që vërtetojnë se pronar i 3 prej kompanive, pjesë e konsorciumit prej 4 kompanish, të cilat kanë fituar të drejtën e ngritjes së 6 hidrocentraleve mbi lumin Kardhiq, është bashkëshorti i deputetes Vokshi, Arjan Tartari vjen edhe reagimi i saj. Sipas Vokshit këto deklarata nuk janë gjë tjetër vecse shpifje dhe frikë, pas akuzave publike që kjo e fundit i ka bërë kreut të PS, Edi Rama.
“Shpifjet në drejtimin tim dhe familjes sime po vijnë vetëm si pasojë e denocnimeve publike te korrupsionit të Edvin Kristaq Rames, gjë që do të vazhdoj ta bëj edhe në ditët në vijim!,- ndërsa sqaron se, “Bashkimi i kompanive, ku bashkëpronar në tre prej tyre është edhe Z. Arian Tartari, ka marrë vetëm një kontratë koncesionale për lumin Kardhiq për ndërtimin e 6 HEC-eve të vegjel me kapacitet total prej 10.3 kë. Këtë e ka bërë me garë të hapur publike duke respektuar parimin e transparencës dhe konkurëncës së ndershme, pa i paguar ndonjë lepuri 20 përqindëshin.
Deputeta Vokshi ka vazhduar akuzat ndaj Ramës, duke shtuar se, ky i fundit mund ta kutojë shumë mirë rrugën e ndjekur nga bashkëshorti i saj, pasi, “për një pallat, vetëm një leje ndërtimi jepni, pavarësisht kateve apo apartamenteve që ai pallat ka, përfshirë edhe pjesën e 20 % të lepurit tënd”.- thuhet në reagimin e saj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Deklaratat e Ballës reagon Vokshi: Janë shpifjet e radhës Empty Re: Deklaratat e Ballës reagon Vokshi: Janë shpifjet e radhës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 25, 2010 9:37 pm

PS, Balla: Lepuri i korrupsionit fle në oborrin e Berishës

Deklaratat e Ballës reagon Vokshi: Janë shpifjet e radhës 36330

Partia Socialiste ka bërë sot publike fakte të reja për konsorciumin që ka marrë në koncesion 6 hidrocentralet në lumin Kardhiq. Deputeti Sokol Balla ka denoncuar sot nëpërmjet disa dokumentave, Arjan Tartarin, bashkëshortin e deputetes demokrate Albana Vokshi, se është pikërisht ai pronari i katër kompanive, të bëra publike dje edhe nga ministri i Ekonomisë Dritan Prifti
“Duke qënë se gjatë këtyre ditëve, Sali Berisha i ka kërkuar Partisë Socialiste të bëjë publik faktin se ku fle lepuri i korrupsionit, ne sot përmes këtyre dokumentave po i japim përgjigje kësaj pyetje. Lepuri i parë i korrupsionit, kompania ALBAENERGIAPLUS, pjesë e konsorciumit për ndërtimin e 6 hidrocentraleve mbi lumin Kardhiq ka si përfaqësues të saj juridik por edhe pronar, partnerin e Albana Vokshit, Arjan Tartarin”, - sqaron deputeti Balla.
Deputeti socialist vazhdon serinë e tij të akuzave, duke hedhur dritë mbi kompaninë e dytë koncensionare për 6 hidrocentralet në lumin Kardhiq, Sipas Ballës, “Kompania PACIFIK PETROLEUM ALBANIA, sërish pjesë e konsorciumit përfitues i koncesionit për ndërtimin e 6 hidrocentraleve në lumin Kardhiq ka si përfaqësues juridik, por edhe pronar Arjan Tartarin”.
ART CONSTRUCTION, sipas Ballës është kompania e tretë nën pronësinë e bashkëshortit të deputetes Vokshi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi