Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpikja e shqiptarit njihet me ligj në Zvicër

Shko poshtë

Shpikja e shqiptarit njihet me ligj në Zvicër Empty Shpikja e shqiptarit njihet me ligj në Zvicër

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 25, 2010 9:51 pm

Shpikja e shqiptarit njihet me ligj në Zvicër

Nefail MALIQI

Shpikja e shqiptarit njihet me ligj në Zvicër 8shpetimi
''Ky vendim i Bernës është një sukses fenomenal jo vetëm për mua, por edhe për Zvicrën, sidomos për fëmijët, sepse tani e tutje do të ndihen të lirë kudo që shëtisin, rrugëve, parqeve apo ashensorëve kur të ndeshen me ndonjë qen rasti.'' i ka deklaruar z.Shaqiri kombëtares ''Bota sot''.

I riu 29-vjeçar nga Tetova, Shpëtim Shaqiri, është autori i zbulimit të protezave për qentë. Tashmë pajisja është miratuar të jetë pjesë e “pajisjeve” mjekësore apo metodave të përdorimit për të gjithë shtetasit zviceran. Novatori shqiptar, Shaqiri, deklaruar për kombëtaren "Bota Sot" se: “Më në fund, pas një viti debatesh është pranuar me ligj zbulimi im. Mbas suksesit botëror me shitjet e zbulimit, komisioni i shkencës dhe edukatës e obligon me ligj mjetin mjekësor dhe vendos që në të ardhmen protezat të aplikohen për qentë në territorin e Zvicrës. Kjo si masë preventive, për të mbrojtur popullatën nga rreziku i sulmeve”. Dje, pas 12 muaj përpjekjeve dhe testimeve nga profesorët e universitetit, Parlamenti zviceran me shumicë votash i tha po aplikimit të protezave për qentë në Zvicër.

Me ketë zbulim dhe vendim të fundit të Bernës për aplikimin e protezave për qentë në mbarë territorin e Zvicrës si masa preventive nga sulmet e qenve, ka marrë fund rrezikshmëria dhe frika e fëmijëve nga qentë e rrugëve apo parqeve. Autor i këtij zbulimi, është një i ri shqiptar nga Tetova me emrin Shpëtim Shaqiri i njohur në Zvicër si “Tim Saciri”. Emri i tij nuk është i panjohur për mediat dhe opinionin zviceran. Në Zvicër Shpëtimi njihet si novator dhe hero për shkak se ka shpëtuar zviceranët, sidomos fëmijët nga kafshimet e qenve të rrezikshëm. Produkti që ai shpiku, shërben për parandalimin ndaj këtyre kafshimeve.

“Ky vendim i Bernës është një sukses fenomenal jo vetëm për mua, por edhe për Zvicrën, sidomos fëmijët të cilët tani e tutje do të ndihen të lirë kudo që shëtisin, rrugëve, parqeve apo ashensorëve kur të ndeshen me ndonjë qen rasti.” i ka deklaruar z.Shaqiri kombëtares "Bota sot". Këto proteza të dhëmbëve antik-kafshim si preventivë nga qentë e rrezikshëm janë përshëndetur dhe vlerësuar lartë nga prof. Dr. Samuel Debrot, president i Shoqatës për Mbrojtjen e Kafshëve në Lozanë, si dhe profesor në Institutin Veterinar në Universitetin e Bernës. Ata kanë ndjekur me vëmendje të madhe testin e patentës së zbuluar nga i riu shqiptar. “Qëllimi kryesor për zbulimin dhe aplikimin e protezave të dhëmbëve te qentë e rrezikshëm është aspekti humanitar që t’i shpëtojmë fëmijë nga kafshimet e qenve të cilat në të shumtën e rasteve përfundojnë tragjikisht dhe me pasoja. Një praktikë e tillë duhet të aplikohet pas Zvicrës edhe në mbarë vendet evropiane. Një ditë pse jo edhe në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni”, ka deklaruar Shaqiri. Zbulimi i protezave të dhëmbëve antikafshim për t'u mbrojtur nga qentë e rrezikshëm nga i riu tetovar është mirëpritur si nga prindërit ashtu edhe nga mjekët, gjykatat dhe policia zvicerane. Aktualisht qentë janë bërë temë debati në forumet mediatike apo konferenca të ndryshme në Zvicër. Sipas statistikave në këtë vend numërohen 560 mijë qenë. Kështu rezulton se një në çdo 10 qytetar zviceran kujdeset për një qen. Viteve të fundit në Zvicër qentë të racave të ndryshme, sidomos ata të racës “Pitbull” janë bërë të rrezikshëm. Këtë e dëshmojnë edhe sulmet, kafshimet e shpeshta të qenve bashkë me ankesat e shumta, të qytetarëve në zyrat e policisë. Ndërsa zbulimi i protezave të dhëmbëve antikafshim nga Shpëtim Shaqiri kishte bërë jehonë të madhe në mediet zvicerane vetëm dje Berna zyrtare ka njoftuar zyrtarisht se komisioni përkatës i ka dhënë “ok” aplikimit të këtyre protezave. Në ditët e ardhshme çdo pronar i qenve është i detyruar të vendosë protezat mbrojtëse dhëmbëve të qenve. Kjo metodë do të aplikohet sidomos gjatë shëtitjes së qenve në rrugë apo parqe, për të evituar çdo rrezik ndaj udhëtarëve të rastit apo fëmijëve në parqe. “Nëse do të zbulohet se padroni i ndonjërit prej qenve nuk aplikon këtë metodë mbrojtëse, sigurisht ndaj tij do të merren masa”, kanë njoftuar autoritetet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi