IBRAHIM EGRIU-AXHA I EMIN EDDIE EGRIUT-ZEMRA SHQIPETARE Çka duhet të ndodhë, që të bashkohen shqiptarët?!
Faqja 1 e 1

PREGADITI PER SHPERNDARJE MERSEL ISMAILI/GOSTIVARI
Ibrahim Egriu: Çka duhet të ndodhë, që të bashkohen shqiptarët?!
Këtë pyetje e parashtron secili individ nëpër damarët e të cilit qarkullon gjak shqiptari. Edhe pas tërë atyre masakrave, vrasjeve dhe vuajtjeve biblike që përjetuan shqiptarët, akoma vazhdohet me avazin e vjetër, duke vazhduar shqiptarët të qëndrojnë të ndarë e të përçarë mbi baza politike, partiake apo fraksionare, në baza rajonale e fetare. Dikush i bie thumbit, e dikush patkonit. Çka duhet ndodhur që të afrohen shqiptarët me njëri-tjetrin! Vallë, a s’mjaftojnë njëzetë shekuj robërie që të njësohen, vëllazërohen dhe bashkohen shqiptarët rreth më një ideali të përbashkët: Çlirim dhe bashkim kombëtar, një herë e përgjithmonë nga zgjedha shekullore 2168 vjeçare! Siç duket asgjë deri më sot s’ka ndikuar në konsolidimin e radhëve e të konjukturave politike. As lotët e njomë të foshnjeve që u zvariten nëpër fëtyrë, as lutjet dhe hofshamat e nënave shqiptare, që përjetuan çastet më të vështira të golgotës shqiptare, as djegiet e qindra vendbanimeve, vrasjet dhe maskarat e kryera nga ordhitë çetnike, as varrezat masive të mijëra të ekzekutuarve edhe as tërë ato skena pikëlluese, që trishtuan mbarë opinionin liridashës botrëor. Këtë shembull e kam marrë me rastin e ekzodit të shqiptarëve kur me qindra mijëra shqiptarë, siç qe rasti me Holokaustin e Bllacës: fëmijë, pleq e nëna shtatëzane shqiptare, në të ftohtë, në borë,baltë e shi; pa ushqim e pa barna, në qiellin e hapët, kërkonin lëmoshë nga Perëndia e nga Presidenti Klinton.Tërë këto skena trishtuese i shikonim në shkollë së bashku me një arsimtar hebre me emrin Isak, i cili në ato çaste m’u drejtua e më tha: Edhe ne hebrenjtë kemi përjetuar kësi skena trishtuese gjatë Luftës së Dytë botrore. Mandej vazhdoi:- Ne hebrenjtë kemi qenë populli më i ndarë, i përçarë e i shkapërderdhur para Luftës së Dytë, por pas asgjasimit të rreth gjashtëmilionë hebrenjëve, sot jemi kombi më unik e më i konsiliduar në botë; andaj, m’u drejtua ai: Besoj se dhe ju shqiptarët, pas gjithë këtyre pësimeve, do të bëheni kombi i dytë unik në botë. Mirëpo mjerisht thënia e tij dhe sot e kësaj dite s’u realizua. Pse? Shkaqet dihen! Në një anë themi se jemi kombi më bujar, më mikpritës e më besnik në botë. Po, këtë e kanë deklaruar dhe të huajt, siç shkroi dhe diplomati amerikan, Robert Wiliams, më 1914 në librin me titull ”Shqiptarët”, në të cilin pasqyrohen tiparet më të mira të shqiptarëve. Mendime të tillë kanë shfaqur edhe disa albanologë e letrarë, siç janë: Jokli, Hani, Pedersen, Bajron, Dora D’Istria, Stipçeviq, Shuflai etj. Mirëpo, poqe se e vërejmë dhe anën tjetër të medaljes, tek ne shqiptarët ekziston një bacil me emrin egoizëm. Duam apo s’duam të pranojmë, ky bacil ka ekzistuar me shekuj, këtë më së miri në veprën e tij, ”Ferrëfenjëza”, e apostrofon rilindasi, patrioti dhe veprimtari dibran, Seid Najdeni, i cili, ja se ç’thotë për ndasitë që kanë ekzituar edhe në periudhën e Rilindjes: ”Para Zotit e popullit do përgjigjen tërë intelektualët pse në mesin e tyre ka ekzistuar përçarja”. Të arsyetohemi e të themi se për shkak të robërisë mijëra vjeçare ka dominuar përçarja tek shqiptarët, por parshtrohet pyetja, pse edhe në ditët e sodit, pas funksionimit të tre univerziteteve dhe dy akademive të shkencave, akoma vërehen simptome egoiste edhe në radhët e disa intelektualëve karrieristë e kolltukxhinj, të cilët, të verbuar nga epshet për pushtet, s’ mendojnë fare se në një të afërme do të japin përgjegjësi para Zotit e popullit!
Përçarja është një veprimtari antikombëtare
Disa kënaqen kur shohin se në mesin e shqiptarëve ekzistojnë fërkime, kundërthënie, zënka, përçarje e ndasi brenda faktorit politik shqiptar. Vëllau kundërshton vëllaun, shoku shokun dhe miku mikun. Kjo i përngjan kohës së Luftës së Dytë botërore e më pas, kur pjestarët e Ballit kombëtar etiketoheshin në reaksionarë e tradhëtarë, ndërsa në ditët e sodit, të rinjtë e të rejat shqiptare, që derdhën gjakun për Kosovë e për vatan etiketohen si ”marksistë e leninistë”, ndërsa qëllimi i të gjithë atyre që merren me tashethëme e me shkrime të tilla dihet se cili është: Të komprimitohet lufta heroike e shqiptarëve për liri e pavarësi, dhe: të shkaktohet përçarje e huti midis subjektit politik e ushtarak shqiptar, kurse uji të derdhet në mulli të armiqëve barbarë. Ndaj personave të tillë që përçajnë, në gazetën ”Shekulli”, shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare thekson: ”Përçarja është një veprimtari antikombëtare. Mandej vazhdon: E vetmja veprimtari që gjer më sot kanë bërë politikanët shqiptarë me zemër, me përkushtim, pa hile, me përgjegjësi, si të thuash, të lartë, ka qenë kacafytja. Kurse të kundërtën e saj, pajtimin e kanë bërë shkel e shko, sa për të larë gojën, për të fituar ndonjë ”bravo”nga Evropa ose për interesa thellësisht vetiake. Gjithë shqiptarët që jetojnë kudo në botë, zbutjen, pajtimin ndërshqiptar e kanë sot brengën dhe preokupimin më të madh. Në këtë pikë, thekson z. Kadare, nuk di ndonjë vend tjetër në Evropë, ku klasa politike të jetë në kundërshtim me vendin e vet dhe kundër tij, ndaj këtë veprim e konsideroj si veprimtari antikombëtare”. Kurse, në rubrikën ”Kolumna”, që botohet në gazetën”Fakti”, ish nxënësja ime shembullore, Adelina Marku-Ibrahimi, thekson: ”Historinë vazhdojmë ta shkruajmë me lapsa të tillë, që më vonë do të kishim dashur t’i shlyejmë sa më shpejt për t’i harruar sa më lehtë”. Thënie e qëlluar, sepse, ne shqiptarët shumë shpejt shlyejmë e harrojmë çdo ngjarje apo personalitet të historisë sonë kombëtare.
Kush është fajtor për të gjitha këto?
Janë disa individë korrespondentë e gazetarë, të cilëve mendimet u rrjedhin nga gërmazi e që s’ lënë personalitet të kombit tonë pa e përgojuar, duke filluar prej kryetrimit legjendar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, e deri te Ismail Qemali, Isa Buletini, Fan S. Noli, Migjeni, e të tjerë me radhë, mbretër e kryetarë të shtetit shqiptar; të mos flasim për intelektualët e personalitetet e ditëve të sodit, kundër të cilëve kryhet një nënvlerësim i paparë dhe i padëgjuar. Përgjegja na del se s’na qenka i mirë askush! Sa çudi! O Zot, ç’ndodh me ne! Derisa armiqët tanë, prijësit e tyre i marrin në mbrojtje, u thurrin legjenda, i mbështesin kriminelët gjakpirës edhe pse kanë kryer krime më të rënda ndaj njerëzimit, disa individë, të cilët s’janë në gjendje ta vërejnë anën tjetër të medaljes, në vend se të merren e të shkruajnë diçka të mbarë për t’i ardhur në ndihmë popullit tonë të shtypur shekuj me radhë, apo, në vend që të apostrofojnë varfërinë e sht(r)uar në të gjitha trojet shqiptare, kriminalitetin, korrupsionin, prostitucionin, narkomaninë etj., merren me thashethëme, me etiketime e nënvlerësime, thuaj se tërë punët i kemi në rregull, duke harruar se armikun akoma s’e kemi hequr qafe. Kësaj i thonë: ”Shti ujë e shti miell”.
Reflektim i ndasive
Thënë troç, ndarja mbi baza politike si në Shqipëri, Kosovë e në trojet tjera shqiptare shprehet edhe në jetën dhe veprimtarinë e mërgimtarëve tanë. Mërgata shqiptare sot ka marrë ngjyrime partiake, klanore e grupore edhe ashtu e politizuar tej masës. Këto ndasi vërehen dukshëm edhe në aktivitetin e asociasioneve e të shoqatave në mërgim, të cilat kanë luajtur rol të rëndësishëm në organizimin e ofrimit të ndihmave, të manifestimeve me karakter kombëtar, kulturol, sportiv e shkencor. Intelektuali ynë i shquar, miku im i çmuar, akademik Esat Stavileci, ndër të tjera thekson:”Në ditët e sodit, faktet dëshmojnë se ne shqiptarët sot jemi ndarë në krahina e rajone. Mandej ndarjet tona çojnë deri tek ndarjet në qytete, në lagje e katunde. Kemi aq shumë ndasi sa që mund të kërcnohet edhe qenja kombëtare. Vallë, a mund të lejohen ndarjet e tilla?! Ndarjet e tilla vetëm se i thellojnë përpjekjet për të ndërtuar filozofinë e re politike: Një komb, një qëndrim, së cilës i mungon dhe këndi i tretë: Një shtet gjithëshqiptar, e cila tingëllon si parullë boshe në hapsirën shqiptare. Pastaj, vazhdon: Ne, si popull e si komb, sikur akoma nuk kemi mësuar shumë nga historia jonë plot 2168 vjet robërie, edhe pse lufta heroike e U Ç K-së në Kosovë, në Maqedoni dhe në Kosovën lindore na këndjelli kombëtarisht që t’i kthehemi njëri-tjetrit dhe vetvetes sonë, sepse o sot o kurrë duhet të nxjerrim mësim nga fatkeqësitë tona kombëtare, në mënyrë që të mos lejojmë përsëritjen e tyre. Ne shqiptarët përgjithësisht i kemi kuptuar ”lojërat me vonesë që të tjerët kanë lozur me ne”, andaj dhe kemi pësuar rëndë si popull dhe si komb në histori. Se si do të reagojmë sot, do të varet shumë e nesërmja. Eshtë e vërtetë se ”duhet jetuar duke shikuar përpara, por duhet t’i kthehemi të kaluarës për të ndërtuar të ardhmen, sepse vetëm kështu mund të korrigjohen gabimet e së kaluarës. ”Të gabosh dhe të mos korrigjohesh, do të thotë të gabosh me të vërtetë”, ka thënë Konfuci. Ndërsa,Ajnshtan ka lënë një porosi të mirë: Mësimet e hidhura të së kaluarës duhet të mësohen përsëri” E vetmja gjë, për të cilën njeriu ndjen nevojë të vazhdueshme, është mësimi. Edhe çka duhet ndodhur që të mësohemi e t’i korrigjojmë gabimet nga e kaluara?! Parashtrohet pyetja: Vallë, ç’ndodh me intelektualët tanë?! Dikujt i flen në zemër ndjenja e afrimit, e tolerancës, e bashkimit dhe shtrirja e dorës së pajtimit. Kjo vlen më së shumti për intelektualët, sepse, siç thonte Mësuesi i popullit, Abdi Begu-Haxhiu i ndjerë: ”Intelektuali i vërtetë, jo vetëm që lypset të jetë tolerant, por, për interesat e popullit të vet duhet të bëhet hambar”. Këtë shembëll e kam marrë, sepse, ditën që kreva studimet univerzitare, mësuesi im më i dashur, z. Abdiu, më përqafoi ngrohtë e më tha: Urime diplomimin, Imi! Deri sot ke mund të fjalosesh e të kacafytesh me secilin dhe askush s’kishte me ta marrë për të madhe, por tash e tutje kij kujdes, të tregohesh tolerant, të bëhesh hambar e të durosh! Amaneti i tij dhe sot e kësaj dite më është ngulitur në kokë dhe kurrë s’e harroj. Ndaj, mesazhi i tij është edhe një këshillë për çdo intelektual. Ndërsa, prof. im shumë i nderuar, z.Remzi Nesimi, ma lë këtë porosi: Kudo që të jesh dhe, sa herë që të diskutosh, asnjëherë mos e ngre tonin e zërit, sepse, ngritja e tonit është shenjë e njeriut të pakulturuar dhe do të tregohesh i paarsyeshëm. Sot e kësaj dite kurrë s’e kam harruar dhe mesazhin e gjuhëtarit tonë të spikatur, prof. dr. Remzi Nesimi. Sa çudi, disa intelektualë shqiptarë gjat diskutimit e ngrenë zërin aq lart saqë na përkujtojnë Zhilinovskin e Sheshelin. Që do të thotë se edhe inati është një bacil që domnon tek disa intelektualë. ”Për një fjalë goje, shqiptari-shqiptarit s’i fletë me muaj apo me vite të tëra”, thekson letrari-Fatos Harapi. Sot, më tepër se kurrë, e kërkon koha, e lyp nevoja, secili shqiptar, pa dallim feje, krahine apo ideje, për hir të popullit shqiptar të shumëvuajtur, të lodhur, syrgjinosur e katosur, i zhgënjyer e i ndarë në disa shtete, të shtrijë dorën e pajtimit e të ofrimit me njëri-tjetrin, të ulen në Sofrën e përbashkët, derisa sështë bërë vonë. Njerëzit e mëdhenj leshojnë pe, veçanërisht intelektualët. Ndaj, për hir të popullit tonë të shtypur e të shumëvuajtur shekuj me radhë, shqiptari-shqiptarit lypset t’i lëshojë pe. Kemi shumë shembuj, por unë do e përmend trimin e madh hero, Miftar Hasani, i cili ne vetëmbrojtje gjat shërbimit në Armatën e kralit te Serbisë, më 1926, vret një çetë të tërë xhandarë serb dhe, gjyqi çetnik e denoi me vdekje. Gjatë vizitës së fundit dhe lamtumirëse qe ia bëri vëllai i tij, ai ia la këtë porosi: Vëlla i dashur edhe nëqoftë se të m’shon me shuplakë ndonjë nga vëllezërit e tu shqiptarë, mos ia kthe, por thuaj: Më m’sho edhe në anën tjetër të fëtyrës! Pa koment! Në Platformën e Lidhjes Shqiptare në Botë, të cilën në Kongresin e Parë të mbajtur në Prizrenin historik e votuan mbi dymijëdelegatë nga mbarë bota, ndër të tjera përfshin dhe këto parime, qe i ka përfshi në Platformë, Akademik Esat Stavileci: „Ne shqiptarëve, më shumë se largimi, na duhet afrimi, më shumë se përpjestimi, na duhet shumëzimi, më shumë se ndarja, na duhet bashkimi dhe, më shumë se armiqësimi, na duhet miqësimi“. Ndjenja e shpresës është akoma brenda nesh dhe, dashtë Zoti e të gjithë së bashku pas Pavarësisë se Kosovës, t’i përjetojmë çastet e vërteta të bashkimit fizik e shpirtëror të kombit tonë.
(Dibër e Madhe, www.egriu.se). (E zgjodhi për botim: V. Leka dhe A. Voka)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi