Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Malli i mergimtares! -poezi nga Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Malli i mergimtares! -poezi nga Raimonda Moisiu Empty Malli i mergimtares! -poezi nga Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 29, 2010 8:06 pm


Malli i mergimtares! -poezi nga Raimonda Moisiu 41716_1208896826_2264_n
Malli i mergimtares! -poezi nga Raimonda Moisiu 41661_1208896826_1599_q
Monda Korca (Raimonda Moisiu)

Malli i mergimtares! -poezi nga Raimonda Moisiu

Kur ty te lashe pergjithmone plot lote ate pranvere......
Fuqi nuk kisha koken pas ta ktheja edhe njehere........

Moj Korce, Korca ime, te ika pergjithmone
Dhe mora oqeanet andej nga perendon
Te Varri i Mirahorit , kujtoj, buzet ndala pak
“Mos me braktis, moj bije,”, tha Mirahori plak“
Do te pres deri te kthehesh do duroj pa u thare”
Me dha nje lulebliri qe kish celur mbi varr
Zeri i Mihallaqit me ardhi me kitare“
Monda , mos e harro shtepizen ku ke qare
Diku ta ruan fshehur ajo dashurine e pare
”Kalldremet e rrugices vec heshtnin si kokalla
Qe papritur nisen te britnin porsi qenie te gjalla
Avioni me se fundi u nis lart neper ere
E di qe kisha lene pas nenen e mjere
Zemra e saj qante papushim
Ndersa mua avioni me mori ne fluturim
Korce, po te vi me thinja, kam ikur si zambak
Me fal qe s’i mbaj lotet, o Mirahori plak
Dikush prane luleblirit paska mbjellur zambak
Ky zambak i panjohur me lutet ta puth pak
Po buzet po me dridhen e nuk e puthin dot
Ti do sy te qeshur, zambak, por i kam me lote
Tej zeri I Mihallaqit me vjen ketu mbi varr
Dhe plakut i tregon dashurine time te pare
Tej duket Korca ime me floket onde – onde
“Sa kohe ke pa erdhur…Sa te kam pritur, Monda!”

Kur ty te lashe pergjithmone plot lote ate pranvere......
Fuqi nuk kisha koken pas ta ktheja edhe njehere ....

Raimonda Moisiu-qe jeton shpirterisht ne Korce e fizikisht ne Hartford CT!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi