Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder Korça:Kujtim i pa mbaruar

Shko poshtë

Skënder Korça:Kujtim i pa mbaruar Empty Skënder Korça:Kujtim i pa mbaruar

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 29, 2010 8:11 pm

Skënder Korça:Kujtim i pa mbaruar 45164_109801189078023_100001444273831_89582_1000577_n
Skënder Korça
Kujtim i pa mbaruar

Nesër kam për të treguar imazhin e sontëm
Sipër ëndrrave që hetova vetëm figurën tënde
Ditën që plazhi i valëzuar ishte përqafimi për ty
Unë isha përtej dallgës së trazuar
Trazimi në mua ishte i vetmi imazh
Drithëroja me mungesën tënde
Edhe kur mjellmat e liqenit tim rrinin me mua
Isha vetëm

Sa dallgë deti vinin
Kështu bëhej ritmi im në zemër
Sa rërë të prekte trupin tënd
Ishin belbëzimet e mia për trishtim
Kur do kthehesh ty?
Pyesja hijen e imazhit tënd të dalë para syve
Është muzgu që do të jap përgjigjen
Buzëqeshjen tënde e ndjeva me sytë e verbuar
Për të rënë në gjumin e pa zgjim përherë

Mos ik as sot e nesër
Mos vë në kujtesë figurë time por rri me mua
Mos më bë të flas për shekullin e ëndërrës
Mos më le në plazhin e lakuriquar mua
Mos më thuaj se detin e dua unë
Mos provo të kuptosh vetminë time
Mos ,....
Mos prano se kam vdekur pa Ty
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi