Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdiq ish-lideri komunist, Sinan Hasani

Shko poshtë

Vdiq ish-lideri komunist, Sinan Hasani Empty Vdiq ish-lideri komunist, Sinan Hasani

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 30, 2010 3:32 pm

Vdiq ish-lideri komunist, Sinan Hasani 2f1985dc9bb0f366d86d9d74754f613d-490x320
Vdiq ish-lideri komunist, Sinan Hasani


Nga Express më 29.08.2010

Pas një sëmundjeje të shkurtër e të rëndë, të dielën në Qendrën Klinike në Beograd ka vdekur në moshën 88 vjeçare Sinan Hasani, ish- politikan, diplomat dhe shkrimtar i disa veprave letrare.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në vendlindjen e tij, në fshatin Pozharan, në komunën e Vitisë, ka njoftuar Familja Hasani–Piraj.

Sinan Hasani është lindur më 14 maj 1922 në fshatin Pozhoran të Vitisë. Pas shkollës fillore, të cilën e kryen në vendlindje, shkollimin e vazhdon në Medresenë „Gazi Isa Begu“ në Shkup. Pas Luftës së Dytë Botërore e kryen Shkollën e Lartë Partiake "Gjuro Gjakoviq" në Beograd. Ka qenë pjesëmarrës i Luftës Nacional Çlirimtar, kurse anëtar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë është nga viti 1942. Ka mbajtur funksione të larta në ish-Jugosllavi.

Në postin e Kryesuesit të Presidencës së RSFJ ka qenë prej 15 majit të vitit 1986 deri më 15 maj të vitit 1987, dhe ka qenë shqiptari i parë dhe i vetëm në krye të shtetit të atëhershëm jugosllav.

Pas skadimit të mandatit në Presidencën e RSFJ, Sinan Hasani, më 1990, shkon në pension dhe jeton në Budvë të Malit të Zi. Ai prapa vetës ka lënë djalin Ilirin dhe vajzën Dianën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi