Shkodër, vritet në krye të detyrës polici rrugor

Dyshohet për pritë, ende asnjë të ndaluar. Policia dyshon se efektivi është qëlluar nga dy persona
Vritet në krye të detyrës një polic i qarkullimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër. Ndërkohë, sipas grupit hetimor, mendohet se kanë qenë dy persona ata që qëlluan mbi efektivin, por deri mbrëmjen e djeshme nuk ka pasur asnjë të ndaluar apo motiv të qartë për ngjarjen.
Efektivi i policisë rrugore u gjet i ekzekutuar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në vendin e quajtur “Foletat e Marshenjt”, në fshatin Reç, Komuna Shkrel në Malësi të Madhe. Trupi i pajetë i policit 41-vjeçar, Kol Ndreshaj, është gjetur në buzë të rrugës me dy plagë në trup. Kolë Ndreshaj, lindur dhe banues në Shkodër, me gradën “inspektor”, mendohet të jetë qëlluar për vdekje nga dy armë të ndryshme.
Policia
Policia e Shkodrës pohon se efektivi është vrarë në krye të detyrës dhe se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 02:20 të së dielës. Viktima ishte punonjës i njësisë rajonale të qarkullimit rrugor të këtij qarku. Ai punonte në patrullën e rrugorëve në qytet, por dje kishte qenë me shërbim në Rreç, pasi kishte qenë festa e fshatit. Burime të sigurta nga policia e Shkodrës pohojnë se viktima kishte mbaruar shërbimin rreth orës 01:00 dhe ishte duke u kthyer në qytet, kur ka rënë në pritë në një rrugë dytësore, në një distancë rreth 300 metra nga aksi kombëtar Koplik-Shkodër. Policia nuk ka mundur të gjejë gëzhoja armësh në vendin e ngjarjes. Dyshohet se polici është vrarë në lëvizje e sipër, çka ka shmangur dhe gëzhojat.
Grupi hetimor ka kryer ekspertizën e predhave të dy plumbave që kanë qëlluar efektivin e policisë, duke arritur në përfundimin se dy armët e përdorura kanë qenë të ndryshme. Nga ekspertiza mjeko- ligjore ka rezultuar se 41-vjeçari e ka gjetur vdekjen nga një plumb në zemër.
Gjurmët
Burime zyrtare të policisë së Shkodrës deklaruan se rreth 1 metër nga vendi i ngjarjes ku u gjet kufoma e efektivit të policisë rrugore janë gjetur në rrugë gjurmët e frenimit të automjetit që besohet se është përdorur nga vrasësit për të organizuar pritën. Nga hetimi ka rezultuar se polici është qëlluar dy herë, nga dy armë të ndryshme, prej një distance shumë të afërt. Në vendngjarje, sipas policisë, janë gjetur prova që tregojnë se inspektori 41-vjeçar ka tentuar t’i shmanget vendit ku ishte zënë pritë, por në këtë kohë ai ka qenë fare pranë vrasësve, të cilët e kanë qëlluar dy herë.
Burime nga policia thonë se Kolë Ndreshaj, 41 vjeç, baba i dy djemve, nuk kishte pasur ndonjëherë konflikte jashtë detyrës së tij. Ndërkohë, policia po punon me intensitet për kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërkohë që për hetimet është angazhuar dhe një grup ekspertësh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Gjate verës, qyteti i Shkodrës është tronditur nga vrasje të shumta, ku përmendim vrasjen e dyfishtë në fshatin Samrish, në të cilën kryefamiljari vrau me armë gruan dhe të bijën.
Policia, 5 milionë lekë shpërblim për informatorët
Pesë milionë lekë të reja për këdo që ndihmon në zbulimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së policit Kolë Ndreshaj. Ky është vendimi më i fundit që ka marrë Policia e Shtetit për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes që tronditi Shkodrën. Për të dhënë çdo informacion të mundshëm, policia ka vënë në shërbim të publikut numrin e telefonit 0694105324.
Precedenti
Efektivët e policisë kanë rënë disa herë pre e ngjarjeve të rënda. Kujtojmë 23 marsin e vitit të kaluar, ku dy punonjës policie u vranë në fshatin Shën Mëri, rreth një orë larg qytetit të Kukësit, në vendin ku ndodhet postblloku i kufirit të Kukësit me Pukën. Policët Shkëlzen Dobrusha dhe Ramadan Hila kanë hyrë në një lokal, jo më shumë se 30 metra larg postës së policisë. Pas disa minutash në lokal ka hyrë i armatosur shtetasi Afrim Hasani, rreth 26 vjeç, edhe ky banor i këtij fshati, i cili pa asnjë paralajmërim ka qëlluar ndaj dy policive, nën vështrimin e dëshmitarëve që ndodheshin në lokal, duke i lënë të vrarë në vend. Autori i ngjarjes, Afrim Hasani, u ndalua pas disa orësh, ndërkohë që ai është dënuar nga gjykata me burgim të përjetshëm./SH

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi