Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ardi Omeri:BETIMI

Shko poshtë

Ardi Omeri:BETIMI Empty Ardi Omeri:BETIMI

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 31, 2010 8:50 pm

Ardi Omeri:BETIMI 46416_146220325410457_100000674724378_273600_7155203_n


Ardi Omeri:BETIMI

Ishte viti X.
Shokët kishin vendosur,Ai, Kreshniku, e meritonte të ishte anëtar i partisë edhe pse me disa të meta e gabime të vogla por oganizata e partisë e bindur në frymën e shëndoshë që karaketrizonte shokun Kreshnik si punëtor pararojë, kishte ngarkuar ata të dy, Nasin dhe Tasin të flisnin me të e ta ftonin të futej neë radhët e partisë ku cilido dëshironte të militonte por jo të gjithë mundeshin, vetëm ata më të zgjedhurit, vetëm ata më të aftët, vetëm më të besuarit mund të ishin "bij" të saj në misionin historik që i kishte vënë koha dhe populli...!
Në sallen e madhe të mbledhjeve, lart në podium, ulur pas një tryezë të mbuluar me një copë të kuqe rrinin Nasi dhe Tasi.
Poshtë, në një nga karriget e shumta të tipit sallë kinemaje, mu perballë tavolinës me copë të kuqe, aty prej nga rrinin në kohëra të tjera njerëzit për të parë ndonjë film, ishte ulur punëtori pararojë që punonte për vitin X+5, Kreshnik Arapçiu.
Si je shoku Kreshnik,- fillon të hyjë në teme me ngrohtesinë që i karakterizonte drejtuesit e organizatës së partisë, shoku Nasi.
Mire ju faleminderit, falenderoj Partinë për gjithë të mirat që kemi, për mundësirat e pafundme që na jep dhe horizontet e reja që na hap çdo ditë,- pergjigjet i robotizuar Kreshniku.
Ti Kreshnik, e di përse të kemi thirrur sot,- në bisedë futet Tasi, ai ishte dhe agjitatori i organizatës bazë e dihej që shquhej, ai dinte të të kapte mat por edhe "të hiqhte matin"...!
Ma merr mendja për të mirë, se kur të thërret partija ne si popull veçse të mira dëgjojmë,- Kreshnikut ai podium i lartë po i dukej gjithnjë e më i lartë, një si tip frike e filloi ta mbërthente prej gryke por ai sikur ta dinte e kishte njomur gurmazin para se të hynte ne sallë, kishte rrokullisur nja dy dopio raki skrapari te klubi i parkut të shoferave.
Shume mirë, -Tasi filloi të hynte ne temë, ti Kreshnik je një shofer pararojë dhe po punon për vitin X+5 dhe kjo është një gjë që partia e ka diskutuar dhe vlerësuar shumë pozitivisht kështu ne, pra partia, ka vendosur t'ju ftojë të bëheni anëtar i partisë.
Kreshnikut frika ju bë më e madhe, ajo sallë kinemaje që ishte bosh filloi ti percillte jehona zërash si oshëtima e honeve të një mali!
Tasi vazhdoi,- Por ne e dimë që ti ke edhe të meta e shpesh bën disa gabime kështu partia na ka ngarkuar që të bisedojmë me ty për këto në mënyrë që ditën që do të pranohesh në partinë tonë të lavdishme të jesh ashtu siç e do partia, një ushtar i denjë i saj.
Unë jam një shofer i thjeshtë,- dridhej Kreshniku në karriken e vogel ku ishte ulur, aq sa të ndenjurat i ishin djersitur apo...?
Atëhere si thua, dëshëron të bëhesh anëtar i partisë tonë apo jo,-buzeqeshja ftuese e Nasit po i dukej si një urdhër lufte dhe ai, Kreshnku tundi kokën në shënjë mohimi disa herë si një pionier por pa nxjerrë asnjë fjalë.
Ti kujtim çoku e rrëkëllen ndonjë gotë herë pas here, apo jo?
Pppppoo, zëri nuk po ndihmohej më nga ato dy dopiot, dukej se ajo sallë e madhe i kishte përpirë "me etje" kështu vendosi të bëhej "burrë", të përgjigjej shpejt e siç e donin ata, partia !
-Duhet ti japësh partisë fjalën që nuk do të pish më raki.
-Po, i jap fajlën partisë se nuk do pi më raki.
-Do japësh fjalën e nderit që nuk do shkosh më me femra të ndryshme, se partia i di të gjitha por herë bën sikur nuk shikon e herë bën sikur nuk degjon për punëtorët pararojë e të devotshëm si ty !
-Po, i jap fjalën partisë se nuk do shkoj më me femra !!!
-Të japësh fjalën e nderit që nuk do luash me as me letra siç bën sidomos kur je i pirë me raki!
-Po, i jap fjalën partisë se nuk do luaj më as me letra !
-Do i japësh fjalën partisë që nuk do vish vërdallë në orare të vona!
-Po, i jap fjalën partisë që nuk do rri më jashtë në orë të vona!
Mbas disa herëve të ritit ,do i japësh fjajën e që Kreshniku si robot përgjigjej , Po i jap fjalën partisë, u duk sikur gjithshka mbaroi e atmosfera solemne po merrte rrugën e mbyljes kur...!
Tani, do të betohesh se do japësh dhe jetën po qe nevoja për partinë, Tasi me shumë solemnitet ju drejtua Kreshnikut duke e pare si Perëndi nga lart poshtë, nga tavolina me copë të kuqe ku rrinin shokët.
Kreshniku u ngrit në këmbë, ajo karrige e vogel e sallës së kinemase çuditërisht në atë moment ju duk se ja shtrëngoi të ndenjurat aq sa ju tha në moment djersa apo e qullura e çfarë do gjeje të ishte.
Ppppo çfarë jete?
Zëri filloi ti mekej përsëri si një gagaç i lindur apo si ai i dënuari me vdekje që e ftojnë të kërkojë një gjë para ekzekutimit.
-Unë një jetë kam dhe atë sapo jua dhashë në betimet që bëra më parë !
Zëri i tij oshëtiu në sallën bosh por në atë moment vetë sallës ju duk se ishte zëri i kapacitetit të plotë të saj mbajtës, si zhurma e duartrokitjeve kur ishte plot e përplot me njerëz...!


ps. Ky është një tregim popullor që s'ka lidhje me ndonjë ngjashmëri apo histori realisht të ndodhur.

ARDI OMERI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi