Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Engjëll Koliqi - Poezi të 14 e 15 gushtit 2010 - poesie del 14 e 15 agosto 2010‏

Shko poshtë

Engjëll Koliqi - Poezi të 14 e 15 gushtit 2010 - poesie del 14 e 15 agosto 2010‏ Empty Engjëll Koliqi - Poezi të 14 e 15 gushtit 2010 - poesie del 14 e 15 agosto 2010‏

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 01, 2010 8:39 pm

Engjëll Koliqi - Poezi të 14 e 15 gushtit 2010 - poesie del 14 e 15 agosto 2010‏

NË DHOMËN E FATIT

Kemi hyrë
Me të lumen mbretëreshë
Kemi filluar me akte dashurie
...
Tash bujshëm
Plotësojmë faqet e historisë
-
Pika më e madhe
Është dashuria jonë
Viti, 14 gusht 2010

MBI KRAHËT E ENGJËLLIT

Me rregulla privilegji
I kemi vendet tona
Dhe ngrisim lartë
Flamurin e lumturisë
Në të gjithë qiejt e dashurisë
Me shijen e njerëzisë
Viti, 14 gusht 2010

MBAS KËSAJ STINE

Tashmë është e sigurtë
Do të radhiten shekujt e dashurisë
Deri në parajsën e amshuar
Ferizaj, 14 gusht 2010

DUHET TA DIJNË

Se pa ne
Bota nuk ka dashuri
As nuk frymon
...
Lypjan, 14 gusht 2010

NË SERINË E PUTHJEVE

Ndjehemi të fortë
Dhe shumë të plogshtë
Përrallat i shndërrojmë në realitet
Humbemi në dashuri
Pastaj marrim rrugën
Drejt anshimit
Lypjan, 14 gusht 2010

KUDO QË KISHTE DIELL

Shkonim ne
Me flamur dashurie
Hynim në të mirëfilltat akte
Kudo mbillnim
Vlera të kulluara
Besnikërie
Aeroporti i Prishtinës, 14 gusht 2010

NË HELMIN E DASHURISË

Shkojmë me dëshirë
Dhe me vullnet
Thithim nektarin
Që na e ëmbëlson zemrën
...
Aeroporti i Prishtinës, 14 gusht 2010

ME KËNGËT E KANARINËS

Aktet e dashurisë sonë
Marrin vrull
Dhe bëhen më të pashme
E më të zëshme
...
Mrekullitë shpeshtohen
Dhe janë gjithnjë e më të këndshme
...
Ferizaj, 14 gusht 2010

ME FJALË ZEMRE

Bujshëm niset
Ëmbëlsohet
Dhe merr vrullin e amshimit
Dashuria jonë historike
-
Gëzuar
Dhe përpara!
Ferizaj, 14 gusht 2010

I SHËRBEJNË KARRIERËS

Ata andej
Nuk njohin dashurinë
...
Vetëm pas intereseve vrapojnë
Në shërbim të karrierës
...
Stubëll, 14 gusht 2010

ME VENDIM ZEMRE

Jemi këtu
Dhe po marrim flamurin
Për t’u nisur
Në marshin e duhur
Të së domosdoshmes dashuri
Stubëll, 14 gusht 2010

PËR NJË HISTORI TË RE

Vazhdojmë ecjen tonë
Dhe marshimin krenar
Në të gjitha relievet
Dashuri mbjellim
Dhe besnikëri
Për t’i korrur
E bekuara njerëzi
Stubëll, 14 gusht 2010

NË NDËRRIM TË STINËVE

Secili në mënyrën e vet
Mundohet t’u përshtatet
Rrethanave të reja
Që nga klima e deri në pamje
...
Dashuria është
Gjithnjë dashuri
-
E vlefshme
Dhe e domosdoshme
Letnicë, 15 gusht 2010

O BACA AZEM
(dialog me kryepoetin e ndjerë Azem Shkrelin)

O Baca Azem i Shkrelëve
Mos u merakos
-
I thashë kohës
Të mos niset
As të mos kohojë pa ne
...
I thashë se po nisemi
Menjëherë
Hap pas hapi ta ndjekim
Me besë
Dhe me dashuri
-
Gëzuar!
Letnicë, 15 gusht 2010

E PASHË GONXHEN

I kthyer në këtë botë
Në ditën e Zojës së Madhe
Shkova në Letnicë
Në kishën e Zojës
E pashë Gonxhen e Dardanisë
Tek pranonte thirrjen misionare
Duke ia dhënë besën Zojës
Se tërë botën
Do ta ndryshojë me dashuri
Dhe do ta mbushë me shenjtëri

E pashë Gonxhen
Dhe u ndjeva më i madh
E i privilegjuar

E pashë Gonxhen
A ma la amanetin
Që kudo –
Në tokën time dhe në botë
Të mbjell dashuri
Letnicë (Kosovë), 15 gusht 2010

ME ALFABET DASHURIE

E nisim muhabetin
Dhe e vazhdojmë me akte
...
Edhe ditarët e jetës i shkruajmë
Stubëll, 15 gusht 2010

MBAS BEFASISË

Të stabilizuar në shpirt
Vazhdojmë lezetshëm
Me të bekuarat akte
Të dashurisë
Stubëll, 15 gusht 2010

PO KTHEHET FRESKIA

Vapa e madhe
Tashmë po zbehet
Dhe po shkon kah fundi
...
Po kthehet freskia
Në zemër të stinës
Në trurin e njerëzve
Dhe në të bekuarën dashuri
Stubëll, 15 gusht 2010

DASHURI E BUZËDETIT

Kur menduam
Se jemi në pushim të krejtësishëm
Zemrat u zgjuan
Dhe hymë fuqishëm
Në procesin e bekuar
Të dashurisë
Duke lulëzuar
Me veprime të mirëfillta
Edhe këtë verë të shenjtë
Të historisë
Aty
Në buzëdeti
Radhitëm
Përrallat dhe ëndërrat tona
Të fëmijërisë dhe të rinisë
-
Gëzuar!
Stubëll, 15 gusht 2010

NELLA CAMERA DELLA FORTUNA

Ci siamo entrati
Con la beata regina
Abbiamo cominciato con atti dell’amore

Ora clamorosamente
Riempiamo la pagina della storia
-
Il punto più grande
È il nostro amore
Viti (Kosova), 14 agosto 2010

SULLE ALI DELL’ANGELO

Con regole del privilegio
L’abbiamo i nostri posti
E innalziamo alto
La bandiera di felicità
In tutti i cieli dell’amore
Fino all’eterno paradiso
Viti (Kosova), 14 agosto 2010

DOPO QUESTA STAGIONE

Ormai è sicuro
Saranno allineati i secoli dell’amore
Fino all’eterno paradiso
Ferizaj (Kosova), 14 agosto 2010

DEVONO SAPERE

Che senza di noi
Il mondo non ha amore
Neanche respira

Lypjan (Kosova), 14 agosto 2010

NELLA SERIE DEI BACI

Ci sentiamo forti
E molto deboli
Le favole li trasferiamo alla realtà
Ci perdiamo nell’amore
Dopo prendiamo la strada
Verso l’eternità
Lypjan (Kosova), 14 agosto 2010

DAPPERTUTTO DOVE C’ERA SOLE

Andiamo noi
Con bandiera dell’amore
Entravamo negli atti verissimi
Dappertutto seminavamo
Puri valori
Di fedeltà
Aeroporto di Prishtina, 14 agosto 2010

NEL VELENO DELL’AMORE

Andiamo con voglia
E con volontà
Succhiamo il nettare
Che ci dolcifica il cuore

Aeroporto di Prishtina, 14 agosto 2010

CON LE CANZONI DI CANARINO

Gli atti del nostro amore
Prendono impeto
E diventano più visivi
E più sonori

I miracoli si addensano
E sono sempre più piacevoli

Ferizaj (Kosova), 14 agosto 2010

CON PAROLE DEL CUORE

Clamorosamente parte
Si dolcifica
E prende l’impeto dell’eternità
Il nostro storico amore
-
Evviva
E avanti!
Ferizaj (Kosova), 14 agosto 2010

SERVONO ALLA CARRIERA

Coloro di là
Non conoscono l’amore

Soltanto dietro gli interessi corrono
Al servizio della carriera

Stublla (Kosova), 14 agosto 2010

CON DECISIONE DEL CUORE

Siamo qui
E prendiamo la bandiera
Di partirci
Nella dovuta marcia
Dell’amore indispensabile
Stublla (Kosova), 14 agosto 2010

PER UNA NUOVA STORIA

Continuiamo il nostro cammino
E la marcia orgogliosa
In tutti i rilievi
Seminiamo amore
E fedeltà
Di mieterle
La benedetta umanità
Stublla (Kosova), 14 agosto 2010

NEL CAMBIAMENTO DELLE STAGIONI

Ognuno nel suo modo
Cerca di adattarsi
Alle nuove circostanze
Da climi all’appare

L’amore è
Sempre amore
-
Valido
E indispensabile
Letnica (Kosova), 15 agosto 2010

O ZIO AZEM
(dialogo con poeta capo kosovaro, decesso Azem Shkreli)

O Zio Azem dei Shkreli
Non preoccuparti
-
L’ho detto al tempo
Di non partire
Neanche camminare senza di noi

L’ho detto che partiamo
Subito
Di seguirlo passo dopo passo
Con fede
E con amore
-
Evviva!
Letnica (Kosova), 15 agosto 2010

L’HO VISTO GONXHE

Ritornato in questo mondo
Nel giorno di Madonna Grande
Sono andato a Letnica
Nella chiesa di Madonna
L’ho visto Gonxhe di Dardania
Che accettava la vocazione missionaria
Dando alla Madonna la parola d’onore
Che l’intero mondo
Cambierà con amore
E riempisce con santità

L’ho visto Gonxhe
E mi sono sentito più grande
E privilegiato

L’ho visto Gonxhe
E mi ha lasciato il testamento
Che dappertutto –
Nella mia terra e nel mondo
Semino amore
Letnica (Kosova), 15 agosto 2010

CON ALFABETO DELL’AMORE

Cominciamo il colloquio
E continuiamo con gli atti

Li scriviamo anche gli anali di vita
Stublla (Kosova), 15 agosto 2010

DOPO LA SORPRESA

Stabilizzati nello spirito
Piacevolmente continuiamo
Con gli atti benedetti
Dell’amore
Stublla (Kosova), 15 agosto 2010

RITORNA LA FRESCHEZZA

Il grande calore
Ormai s’impallidisce
E va verso la fine

Ritorna la freschezza
Nel cuore della stagione
Nel cervello della gente
E nel benedetto amore
Stublla (Kosova), 15 agosto 2010

AMORE DI RIVIERA

Quando abbiamo pensato
Che siamo nel riposo totale
Ci sono svegliati i cuori
E fortemente ci siamo entrati
Nel benedetto processo
Dell’amore
Fiorendo
Con verissime azioni
Anche questa santissima estate
Della storia

In riviera
Abbiamo infilato
Le nostre favole e i nostri sogni
Dell’infanzia e della gioventù
-
Evviva!
Stublla (Kosova), 15 agosto 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi