Në LDK edhe skepticizëm edhe duartrokitje!
Faqja 1 e 1

Lirie Hajdari
Partitë për garën politike të Ukë Rugovës
Ismet Beqiri e konsideron si të drejtë anëtarësimin e Ukës në LDK nëpërmjet procedurave normale, sepse kështu ai dëshiron të ndihet i barabartë me të gjithë anëtarët e Partisë.
Përderisa Ramë Manaj thotë se të qenët djalë i themeluesit të LDK-së nuk do të thotë asgjë, Ismet Beqiri apelon te kolegët e tij: Të mos keni frikë nga Ukë Rugova!
Lajmi për inkuadrimin në garën politike të Ukë Rugovës, djalit të dytë të presidentin Ibrahim Rugova, në kuadër të LDK-së, ka ngjallur reagime të ndryshme në skenën politike të Kosovës. Kështu përderisa në LDK është shprehur një dozë skepticizmi dhe euforie për garën politikë të Ukë Rugovës, partitë e tjera nuk deklarohen, janë neutralë ose e përshëndesin këtë hap të djalit të presidentit Rugova. Në LDK thonë se pozicionimi partiak i familjes Rugova ka qenë i ditur, ndërsa paralajmërimet e Ukë Rugovës për të hyrë në LDK, si lider i ri, i ka hequr të gjitha dilemat që kanë qarkulluar në vazhdimësi se “kah është familja Rugova?”.
Skepticizëm e duartrokitje!
Skepticizmin dhe duartrokitjen e kanë shprehur dy prej zyrtarëve të lartë të LDK-së. Kështu përderisa sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ramë Manaj, ia tërheq vërejtjen Ukë Rugovës duke deklaruar se “...të qenët djalë i themeluesit të LDK-së nuk do ta ndihmojë atë në rrugën e tij të nisur...” dhe se suksesi i tij në politikë, varet nga angazhimi i tij dhe kontributi i dhënë në këtë fushë e jo fakti i të qenët djalë i Ibrahim Rugovës, është Ismet Beqiri, anëtar i Kryesisë Qendrore dhe shef i Grupit Parlamentar të LDK-së që mirëpret hyrjen në politikë të djalit të presidentit Rugova.
“Edhe nëse deri tash ka pasur dilema se kah është e orientuar politikisht familja e presidentit Rugova, kjo tashmë është qartësuar definitivisht. Realisht ne e kemi ditur dhe e kemi pasur të qartë se ai është në LDK dhe pro LDK-së, e që në fund të fundit nuk ka mundur të jetë ndryshme, sepse çdo qasje ndryshe do të ishte vështirë të kuptohej. Në radhë të parë e kam fjalën për partitë e tjera politike, të cilat kanë pretenduar ta përvetësojnë kapitalin kombëtar e politik të Ibrahim Rugovën, presidentit historik të Kosovës”, thotë Beqiri.
Ai ua kujton edhe “kundërshtarëve” politikë ose, siç shprehet ai “atyre që dëshirojnë të shohin probleme në LDK”, se nuk do të ketë asnjë problem brenda këtij subjekti politik. Sipas tij është procesi zgjedhor brenda partisë që do t’i përcaktojë të gjitha. I pyetur se a ka filluar të ndihet “frika” te ndonjë prej udhëheqësve të lartë të LDK-së me angazhimin politik të Ukë Rugovës në LDK, Beqiri dha këtë përgjigje: “Nëse dikush ka frikë, atë nuk mund t’a heqim askujt. Ata që mendojnë asisoj, do ta bartin tërë jetën atë frikë. Nuk duhet të kemi frikë nga kuadrot e reja. Ne kemi thënë disa herë se LDK-ja është e hapur, është për reforma, për kuadro të reja, andaj askush nuk duhet ta mbajë për së rëndi atë frikë. Nuk besoj se do të ketë rezerva karshi kuadrove të reja dhe ne duhet ta kuptojmë që secilit i kalon epoka e veprimit, aktivitetit dhe ne asnjëherë nuk jemi njësoj siç kemi qenë në vitet e mëhershme”, vlerëson ai.
Portën e politikës e ka të hapur!
Por si e shohin partitë e tjera politike hyrjen e Ukë Rugovës në politikë. Te rezervuar në deklarimet e tyre, përveç se i urojnë mirëseardhje në politikë, ata thonë se dyert e partive janë të hapura për kuadro të reja dhe secili e ka të drejtën e hyrjes në politikë.
“Edhe po të mos ishim në koalicion me LDK-në, kjo nuk do të çonte peshë, sepse secili që ka ambicie, prirje dhe predisponim për të qenë në politikë, mund ta bëjë këtë. Edhe djali i presidentit Rugova e ka këtë portë të hapur dhe askush nuk mund t’ia ndalojë dhe ne këtë e përshëndesim”, thotë Ramë Buja, anëtarë i Kryesisë së PDK-së. Ai thekson se skena politike gjithmonë ka pasur nevojë dhe do të ketë edhe në të ardhmen për kuadro të reja. Të njëjtin qëndrim e ka edhe kolegu i tij nga opozita. Si një vend demokratik, ku secili ka të drejtën të hyjë në politikë ose të dalë nga ajo, këtë të drejtë, sipas Ibrahim Makollit, nënkryetar i AKR-së, e ka edhe djali i ish-presidentit Rugova. “Kosova është vend demokratik dhe me çdo ligj, me çdo normë, secili ka të drejtën të hyjë në politikë ose të dalë nga politika. Vendi ka nevojë gjithmonë për figura të reja dhe ne vetëm se mund t’i urojmë sukses”, ka thënë shkurt Makolli.
E për AAK-në hyrja në politikë e Ukë Rugovës është një gjest dhe një vullnet i mirë që ai ka mundur ta bëjë. Duke ditur rëndësinë e familjes Rugova dhe ndikimet që ai ka pasur në publik, Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së, mendon se edhe hyrja e Ukës në politikë do të ketë ndikim si brenda subjektit politik, LDK-së, ashtu edhe në opinion. “Natyrisht se hyrja e tij në politikë është me ndikim për arsye të së kaluarës, e po ashtu edhe për gjendjen që e ka LDK-ja, andaj mendojmë se me hyrjen e tij në politikë, skena politike do të marrë një pamje tjetër”, shprehet Isufi. Ndërkaq në LDD, parti kjo që vazhdimisht ka deklaruar se është pasuese e trashëgimisë së presidentit Rugova, nuk kanë komentuar shumë hyrjen në politikë të Ukës. Lulzim Zeneli, nënkryetar i këtij subjekti politik, thotë se kjo është një çështje e përcaktimit individual dhe LDD-ja nuk jep komentet për zhvillimet që ndodhin në subjektet e tjera politike. “LDK-ja e ka rrugën e vet dhe ne gjithmonë kemi thënë se ajo parti është në rënie e sipër që shkon drejt një shpërbërjeje të plotë me faktin se aty mbizotërojnë grupet e interesit dhe nuk ka shpresë që individë të caktuar mund të prodhojnë efekt që do ta rimëkëmbnin këtë parti”, thotë ai.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi